POLITIKE

"SPAK të hetojë sa më parë lidhur me këto skandale"/ PD: Tenderat e ujësjellësit të Durrësit i fitojnë kompanitë e anëtarëve socialistë të këshillit bashkiak

Piranjat Përditësimi i fundit 23 Shkurt 2025, 13:13

"SPAK të hetojë sa më parë lidhur me këto

TIRANË- Partia Demokratike ka denoncuar të tjera shkelje, këtë herë në bashkinë e Durrësit. Zëdhënësja e antikorrupsionit, Genta Vangjeli, në një deklaratë për shtyp në selinë blu, ka publikuar disa dokumenta që zbardhin favoret e anëtarëve të PS në Këshillin Bashkiak ndaj familjarëve të tyre apo të ish-zyrtarëve socialistë në institucionet e pushtetit lokal në Durrës.

Vangjeli gjithashtu në deklaratë thotë se tenderi i zhvilluar nga Shoqëria Rajonale Ujësjellës Kanalizime Durrës, do të zbatohet nga kompanitë e anëtarit socialist të KB Durrës Munir Konesha dhe familjarëve të tij, një prej të cilave subjekt i vendimit të dënimit të formës së prerë dhe nga kompania e vëllait të Drejtori të Departamentit Teknik e ish administrator i po të njëjtit institucion që zhvillon tenderin. Po ashtu vngjeli shprehet se presin që SPAK të veprojë sa më parë lidhur me këtë skandal. 

Deklarata e zëdhënëses së antikorrupsionit në PD, Genta Vangjeli:

Një tender i publikuar në buletinin e APP-së të kësaj jave (nr.8 dt.17.02.2025) u bë shkak për zbulimin e një skeme përfitimi të parave të shqiptarëve në favor të familjarëve të ish zyrtarëve apo zyrtarëve socialistë aktualë në institucionet e qeverisjes vendore Durrës.

Shoqëria Rajonale Ujësjellës Kanalizime Durrës sh.a, me pronarë kryesorë MIE dhe Bashkinë Durrës, ka zhvilluar tenderin me objekt ‘Rikonstruksion i rrjetit të ujësjellësit në zonën Kodër Arapaj, në zonën Plepa dhe Zonën e Skraparlinjve, Durrës’.

Për këtë procedurë AK njoftoi fitues OE ‘2AF ALBANIA GROUP sh.p.k dhe Subjekt Mbështetës: BOE ALB-KON shpk dhe IDEAL CONSTRUCTION AND PROJECTION (I.C.P).

Këto emra subjektesh lidhen me Anëtarin socialist të këshillit bashkiak në bashkinë Durrës Munir Konesha.

Së pari, 2AF Albania Group shpk është subjekti i cili zbatoi punimet për tenderin 3.2 mil euro të ujësjellësit në Bulqizë për të cilin u dënuan me vendim të formës së prerë kryebashkiaku socialist, por edhe Aqif Konesha administrator dhe pronar i kësaj shoqërie të cilën e zotëronte së bashku me babain e tij anëtarin aktual të Këshillit Bashkiak Durrës, Munir Konesha.

Aqif Konesha u dënua me 1.4 vite burg për falsifikim të dokumenteve.

Pas kryerjes së veprës penale, në Nëntor 2023 Aqifi dhuron aksionet e pronësisë tek bashkëshortja. Po kështu veproi edhe babai i tij Munir Konesha duke dhuruar aksionet tek i njëjti person brenda rrethit familjar.

Ndërkohë përfaqësuesi ligjor i po të njëjtës shoqëri është djali tjetër Alban Konesha.

Neni 76 i LPP pika 1/dh ndalon kualifikimin dhe shpalljen fitues të operatorëve të dënuar me vendim të formë së prerë.

Atëherë: Si e shpalli fitues këtë operator UK Durrës?

Së dyti, sipas njoftimit të bashkisë Durrës për shorteun publik të datës 18.06.2024 me objekt shpërndarjen/caktimin, midis përfituesve nga procesi i rindërtimit, i banesës kolektive nr.1&3 Rruga ‘Lura’, dhe nr. 15&23 rruga ‘Ahmet Dakli’, Njësia Administrative nr.5, Durrës,

anëtari i këshillit bashkiak Durrës u kujdes që djali i tij Albani dhe bashkëshortja të jenë më në fund pjesë e përfituesve nga programi i rindërtimit por jo vetëm kaq,

e pse mos kishte edhe një biznes tjetër si bar , restorant, me shezllone e çadra plazhi djali i tij Albani?!

Subjekti Beqiraj shpk u krijua me pronarë Alban Konesha dhe vëllain e bashkëshortes së tij.

Ndërsa prej krijimit deri në 2022 subjekti në kushtet e mbijetesës e pa balance në QKB bënte ping pong me ndryshimet e statusit nga aktiv në pasiv, çuditërisht sa përfunduan zgjedhjet vendore të 2023, në Qershor të atij viti sapo babai u bë anëtar i KB Durrës, biznesi lulëzoi.

Jo vetëm nuk ishte më pasiv, por u zgjerua aktiviteti deri në ndërtime hotelesh, pallatesh e resortesh, apo hidrocentrale e parqe fotovoltaike etj.

Kundra syrit të keq në prill 2024 Alban Konesha i dhuron aksionet e tij kunatit dhe detyrën e administratorit ja dorëzon bashkëshortes.

Së treti, 2AF Albania Group shpk me administrator djalin e anëtarit të KB Durrës dhe pronare nusen e djalit tjetër sipas spending data ka përfituar nga v.2019 deri tani 1.8 mil euro pagesa për kontrata tenderash nga të cilat spikatin 1 milion euro paguar nga bashkia Bulqizë dhe 528 mijë euro paguar nga qarku Durrës.

Së katërti, kompania e cila prezumohet të mbështesë punimet për rikonstruksion e rrjetit të ujësjellësit në Durrës, ALB-KON shpk, as ka të rregjistruar në objektin e veprimtarisë së saj rikonstruksione për rrjete ujësjellësash dhe as ka të rregjistruar në ekstraktin historik asnjë lloj kontratë të mëparshme.

Subjekti ka pronar vetë anëtarin e Këshillit Bashkiak Durrës Munir Konesha sëbashku me të vëllain.

Pra, kontrata e prokuruar nga UKD Durrës me pronar edhe Bashkinë Durrës, do të mbështetet në zbatim nga kompania e anëtarit të këshillit bashkiak të së njëjtës bashki.

Tani vijmë tek subjekti tjetër mbështetës IDEAL CONSTRUCTION AND PROJECTION (I.C.P) krijuar në 2019 në pronësi të Alban Dautaj.

Këshilli Mbikëqyrës i Shoqërisë Rajonale të UK Durrës nga data 26 Shkurt 2024 deri në 29 Prill 2024 emëroi në detyrën e administratorit të komanduar të kësaj shoqërie, drejtorin e Departamentit Teknik Gerald Dautaj njëherësh vëllain e Alban Dautaj, pronar i subjektit mbështetës më lart.

Thagmat e këshillit mbikëqyrës të UK Durrës shkojnë deri aty sa pas një paçavureje me shkresat dhe kërkesës së QKB, marrin një vendim 12 ditë më vonë me efekte prapavepruese 12 ditë para….

Emërimi i Dautaj sipas vendimit të datës 8 Mars 2024, fillon në 26 Shkurt.

Duket se edhe Drejtori Teknik i UKD Durrës mendon për familjarët.

Subjekti në pronësi të vëllait të vogël ka pikërisht në objekt veprimtarie edhe shërbime që lidhen me detyrën e vëllait të madh Gerald.

Përveç tenderit të fundit, ky subjekt përfitoi 100 mijë euro duke përfshirë shkolla, ndërmarrje dhe Bashkinë Durrës.

Pra, tenderi i zhvilluar nga Shoqëria Rajonale Ujësjellës Kanalizime Durrës, do të zbatohet nga kompanitë e anëtarit socialist të KB Durrës Munir Konesha dhe familjarëve të tij, një prej të cilave subjekt i vendimit të dënimit të formës së prerë dhe nga kompania e vëllait të Drejtori të Departamentit Teknik e ish administrator i po të njëjtit institucion që zhvillon tenderin.

Presim që SPAK të veprojë sa më parë lidhur me këtë skandal …

Hajnat duhen dënuar në 11 Maj.

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë