BBC: Edi Rama fliste para policëve me fytyra të zymta! Të rinjtë nuk ndalen deri në largimin e tij
Protestuesit në Shqipëri janë përleshur me policinë e trazirave për të shtatën ditë radhazi, në një ser...
Protestuesit në Shqipëri janë përleshur me policinë e trazirave për të shtatën ditë radhazi, në një ser...
Një tjetër grup studentësh, ata të Mjekësisë, i janë bashkuar turmës së protestuesve të mbledhur para Kryemi...
Një tjetër grup studentësh, ata të Mjekësisë, i janë bashkuar turmës së protestuesve të mbledhur para Kryemini...
Pedagogu Aleksandër Kovaçi tha para derës së kryeminsitrisë se nuk do të ketë dilaog me Ramë...
Është zbardhur dëshmia e Ngushëllim Manzit, autorit të dyshuar për vrasjen e dy vëllezërve dhe plagosjen e një tj...
Biznesmeni Pandeli Carapuli është paraqitur ditën e sotme në Prokurorinë e Posaçme Anti-Korrupsion (SPAK). Pandeli Carapuli s...
Rreth 1300 pedagogë janë mbledhur para Universitetit Politeknik të Tiranës, nga ku kanë nisur marshimin drejt bulevardit “D&eum...
Kryetarja e Bashkisë së Lushnjes, Eriselda Sefa e Lushnjes është paraqitur këtë të martë në SPAK.Sefa sapo ka dal...
Studentët i kanë kthyer përgjigje kryeministrit Edi Rama, i cili vendosi disa karrige përpara Kryeministrisë, mbi të cilat vendo...
Gjykata Penale e Tiranës pritet të marrë në shqyrtim gjatë ditës së sotme 28 masa që lidhen me protestën e zhvill...
TIRANË- Kryetari i PD-së, Sali Berisha në takimin me kryetarët e degëve në selinë blu, ka akuzuar SPAK se është në duart e kryeministrit Edi Rama. Sipas tij, SPAK vepron ndaj atyre që cakton Rama.
Kryedemokrati tha më tej se Prokuroria e Posaçme nuk ka arrestuar ndonjë ministër të veçantë deri më sot përveç atyre që ka hequr Rama nga detyra.
Berisha foli sërish lidhur me kontrollet në banesën e kryebashkiakut Erion Veliaj dhe biznesin e Ajola Xoxës. Te kjo e fundit, Berisha tha se agjentët gjetë një arkë me fatura.
PJESË NGA FJALA E BERISHËS:
Në qoftë se, ka patur njerëz, politikë sigurisht, në qoftë se, ka patur forcë politike që iu desh të kalojë një provë të ekzistencës, apo të mos ekzistencës së saj të vështirë, kjo është PD, e cila në një kalvar triumfoi më e fortë, më e fuqishme se kurrë, dhe triumfoi për faktin e vetëm se mbroi me guxim padiskutim një kauzë të drejtë. Mbrojtim me guxim ato vlera që janë sa hyjnore, aq dhe tokësore për njerëzit e lirë në mbarë botë, për forcat konservatore në mbarë botën.
Një mirënjohje të madhe edhe për partitë simotra të Eurpës, Amerikës, Azisë, Afrikës, e gjitha vendeve të botës, të cilat me rezolutat që votuan ndërkombëtarizuan me shpejtësi të rrufeshme kauzën tonë, betejën tonë. Dhe ofruan, shprehën mbështetje pa kushte, në kuptimin e asaj që reolutat e votuara prej tyre janë radiografia më besnike e narkoshtetit të Edi Ramës, por edhe e qëndresës së PD kundër këtij narkoshteti.
Të nderuar drejtues të PD, drejtues të qarqeve, degëve, kjo situatë në të cilën ne erdhëm, kjo shumëfishon përgjegjësitë dhe detyrimet tona. Shumëfishon përgjegjësitë dhe detyrimet në mënyrë që ne, në kushtet e reja të krijuara, për të mos thënë pastaj në kushtet që, ana kundërshtare është çdo ditë që kalon në damkosje më të madhe. Dhe kjo është një meritë tjetër, ua them unë ju, kjo është një meritë e jashtëzakonshme e opozitarizmit që ne bëmë.
Me gjithë këtë opozitarizëm, me gjithë këtë transparencë, me gjithë të vërtetat e mëdha që ne iu paraqitëm shqiptarëve, përsëri drejtësia e kontrolluar qendron e paralizuar. Por mitet që ngrihen mbi gënjeshtrën, nuk duhet të na trembin kurrë. SPAK-u është Skapi i partisë, më shumë se kurrë. Po, është ai Skapi në duart e Edi Ramës që ndërsen ndaj cilitdo që ai don vet.
Kur dëgjon rëndomë njerëz që thonë: po arreston ministra, në një kohë kur nuk ka arrestuar ndonjë ministër të veçantë, kurrë gjer sot, asnjë të veçantë. Imagjinoni ju, si ngritet miti i mashtrimit, miti mbi gënjeshtrën e mashtrimit. Ka arrestuar ish-ministra që i ka hequr Edi Rama. Përkundrazi, ajo që po zhvillohet këto ditë është turpi më i madh. Një ish-president, ish-kryeministër, ish-kryetar parlamenti, e nxjerrin pa i treguar një mandat dhe asgjë. E zvarrisin në rrugë, e godasin tek kthehej në punë. Kurse, Velica i le tek dera dy orë, gjersa ultimatumet e Alban Dabullës shkojnë tek Edi Rama, se mezi shkuan: që po guxove një qime t’i prekësh Erion Velisë, do të nxjerr dosjen e Olsi Ramës, të Xibrakës. Është e vërteta.
Shkuan në galeri, çfarë nuk gjetën atje. Arka me fatura. Po çfarë faturash thoni ju? Fatura 300 mijëshe, fatura 500 mijëshe, fatura të pafundme. Po, po, dhe tani përpiqen t’i japin rrugës, nuk dinë ku t’i çojnë, përveç 220 mijë euro që përpiqen t’i korrigjojnë, t’i bëjnë 20 mijë. Salloni i masazhit me tajlandezë, etj. Pra, edhe kjo ka qenë një sukses i yni. Sepse ne, kemi bërë detyrën, asgjë më shumë, por ama i kemi bërë, nuk kemi futur gjë në sirtar ne, ua kemi plasur në fytyrë mbarë shqiptarëve, dhe kjo ka bërë që ata të përiqen të tregojnë sikur po bëjnë diçka.
Në këtë rrethanë, kur narkoshteti është më i diskretituar se kurrë, kur faktoi se ndenjat e këtyre njerëzve për qytetarët shqiptarë janë përçmimi, janë urrejtja. T’u marrin taksa shqiptarëve 8.2 miliardë euro, dhe prej këtyre taksave t’u japin pensionistëve 16 milionë euro, t’u japin të rinjve asnjë qindarkë, t’u japin fermërëve që janë 40% e popullatës 44 milionë euro. Nuk mund të ketë cinizëm dhe injorim më të madh ky që iu bën qytetarëve të vendit tënd.
edi rama TIRANË- Kryeministri Edi Rama mbajti fjalën e tij në takimin e Komisionit të Posaçëm për Antikorrupsionin, i ...
TIRANË- Duke folur për procesin e integrimit, kryeministri Edi Rama tha se volumi i detyrave që duhen plotësuar është i madh. Ra...
SHKUP- Prokuroria e Shkupit njoftoi të mërkurën se e ka nisur një hetim kundër ish-zëvendëskryeministrit të Maqedonis&...
HAGË- Prokuroria Speciale i ka bërë ftesë për të dëshmuar kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit. Zëdhë...
edi rama TIRANË- Kryeministri Edi Rama tha në takimin, ku të pranishëm ishin edhe ambasadorët e akredituar në vendin tonë...
edi rama TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka mbajtur fjalën e tij në takimin e nivelit të lartë me praninë e ambasador&eum...
LEZHË- Kreu i Partisë Demokratike ka zhvilluar ditën e sotme një takim me kryesinë e PD Lezhë. Berisha u shpreh se&nbs...
LEZHË- Kreu i Partisë Demokratike ka zhvilluar ditën e sotme një takim me kryesinë e PD Lezhë. Gjatë fjalimit tij Beri...
LEZHË- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha, ka zhvilluar një takim me grupet e punës së PD, Lezhë në kuadër t...
Takimi TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike ka zhvilluar ditën e sotme një takim me kryesinë e PD Lezhë. Gjatë f...