POLITIKE

"Sterilizimi"/ Vokshi: Mazhoranca nuk donte hetim, opozita do të bëjë kallëzime në SPAK! Kemi prova për Ramën, Vilma Nushin, Beqajn

r.ll Përditësimi i fundit 15 Nëntor 2024, 15:14
"Sterilizimi"/ Vokshi: Mazhoranca nuk donte hetim, opozita do të
albana vokshi

TIRANË- Deputetja e Partisë Demokratike, njëkohësisht kryetare e Komisionit Hetimor për Koncesionet e Sterilizimit dhe Shëndetësisë, Albana Vokshi në një deklaratë për mediat lidhur me punimet e komisionit. 

Vokshi akuzoi mazhorancën se që kur miratoi ngritjen e këtij komisioni, e kishte të qartë pengimin e hetimeve parlamentare. Deputetja demokrate shtoi se nga dëshmitë e kryera deri në përfundim janë mbledhur shumë fakte e prova, që do të shërbejnë për kallëzimin në SPAK të personave të përfshirë në koncesionet e "Sterilizimit" dhe "Check-Up".

Sipas saj shkeljet e rregullores dhe kushtetutës janë të panumërta, ku përmendi se nënkryetari i komisionit, Plarent Ndreca dhe deputetja e PS, Milva Ekonomi, janë në konflikt interesi prej lidhjeve me koncesionin e Sterilizimit.

DEKLARATA E PLOTË E VOKSHIT:

Të nderuar qytetarë, keni ndjekur, shumica prej jush me vëmendje, punimet e Komisionit hetimor për dy shërbimet publike në shëndetësi, Check up dhe sterilizim. Check up u kontraktua në 15 janar të vitit 2015, kompani koncesionare 3P Life ( me kompanitë përfituese Marketing and Distribution (80%) dhe Trimed (20%))

Sterilizimi i kontraktuar në 10 dhjetor 2015, firmosur nga Ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj, dhe shoqëria ‘SaniService’ sh.p.k., aksionerët e së cilës janë Investital LLC dhe kompanitë italiane ‘Servizi Italia’, ‘Tecnosanimed’ dhe ‘U.Jet S.r.l. 

Të dyja procedura me shkelje të rënda ligjore dhe pabarazi në pjesëmarrjen ne tender. I kemi denoncuar prej 10 vitesh, çdo ditë. I kemi kallëzuar pranë organeve hetimore. Kemi dëshmuar sa herë ka pasur nevojë si persona në dijeni të këtyre fakteve të rënda penale. Kemi qene persistentë, të vendosur për të zbardhur këto afera kriminale korruptive që i kanë kushtuar shqiptarëve deri më sot, mbi 200 mln EURO.

Kemi bërë betejat tona me protesta e mosbindje civile në parlament për të drejtat tona për të ngritur komisione hetimore një prej të cilave ai për dy shërbimet e sipërcituara. E mbani mend Edi Ramën që thoshte ta harrojnë, nuk ngrihen mbi bazën e thashethemeve etj…

Me Vendimin nr. 19, datë 21.03.2024, Kuvendi i Shqipërisë vendosi:

 ’1. Ngritjen e Komisionit Hetimor të Kuvendit për Shërbimin Publik të Sterilizimit dhe Shërbimin Publik të Check-Up në Shëndetësi’. 

 Në pikën VI të këtij vendimi është përcaktuar:

‘Komisioni Hetimor do të zhvillojë veprimtarinë e tij për një afat kohor 4-mujor nga data e miratimit të këtij vendimi.’. (veprimtaria deri datë 21 Korrik 2024). 

Që në mbledhjen e parë, të Komisionit, kam lexuar në emër të opozitës, planin e hetimit. Dhe në krye të tabelës së dëshmitarëve ka qenë Edi Rama, vijon… më tej me aksionerët dhe administratorët e kompanive koncesionare. 

Qartazi, opozita e ka kërkuar dhe e kishte kusht të panegociueshëm ardhjen e Edi Ramës në Komision pasi Edi Rama është ideuesi, porositësi, urdhëruesi, mbështetësi kryesor i tyre. 

Nuk ka qenë e lehtë, siç mund ta keni parë, orë të tëra luftë nervash, mbledhje me orë të gjata pa pushim. Pa kompromis. 

Përgjatë gjithë ecurisë së komisionit maxhoranca ka dëshmuar që nuk ka pasur kurrë vullnet që të bëjë hetim parlamentar. Shkeljet e rregullores dhe kushtetutës janë të panumërta e sot po përmend vetëm disa prej tyre:

1. Konflikti i interesit: NKR dhe znj. Konomi në konflikt. Refuzim të firmosjes së deklaratës

2. NKR i komisionit person I cili ka disa rekomandime nga KLSH (edhe kallzime) nën akuzë

3. mbledhja e 3-maxhoranca bojkoton, mbledhja e katërt-bojkoton, mbledhja e pestë-maxhoranca bojkoton, mbledhja e gjashtë-maxhoranca bojkoton, (në 10 mbledhje –maxhoranca bojkoton) (këtu duhet të vendoset një afat kohor sa dite ikën nga ky bojkot)

4. tentativë për të rrëmbyer procesin e votimit ( e paqartë kjo)

5. votim me firma në protokoll (as parë e as dëgjuar)

6. për dy muaj gati nuk firmosën dërgimin e shkresave për informacion (deputetët e opozitës kanë dërguar rreth 300 shkresa për informacion)

7. na është refuzuar informacioni nga institucionet dhe është dashur të ridërgohen shkresat si përshembull DPT , Fondi etj (duhet shtuar se nuk i mbaj mend)

8. 40 ditë dënuan 80% të deputetëve duke dëmtuar rëndë hetimin parlamentar

9. tentuan të uzurponin drejtimin dhe komisionin-me forcë. Besoj të gjithëve ju kujtohen pamjet kur garda që linte të lirë Beqajn-na pengonte për të hyrë, apo kur Plarent Ndreca niste komisionin kur kryetari ishte te dera e sallës së mbledhjeve. 

10. Në mbledhjet e thirrura e të drejtuara pa opozitën janë lejuar të dëshmojnë persona të padakordësuar, të pa vërtetuar që kishin lidhje me objektin e komisionit për të përjashtuar nga dëshmia ata që realisht kanë vjedhur paratë e shqiptarëve.

11. Ndërprerje të sinjalit të broadcast me urdhër të SP-pra administratë në shërbim të Partisë për të mohuar të drejtën shqiptarëve të marrin vesh të vërtetën e shëndetësisë falas.

Por, për deputetët e opozitës, interesi publik ishte më I madh se ai politik ndaj me vendosmëri vijuam hetimin parlamentar pavarësisht pengesave të panumërta dhe tentativës për minim,kjo sepse donim:

–  Transparencë

–   Evidentimin e personave përgjegjës që kanë kryer shkelje ligjore, të cilët do referohen në organin e akuzës

– Miratimin e propozimeve ligjore që këto koncesione të mos ndodhin më.

Nga check up nuk di të ketë përfituar njeri, përkundrazi ka shtuar koston, stresin jo vetëm te pacientët por edhe te mjeket dhe punonjësit e shëndetësisë të cilët janë të detyruar të punojnë për koncesionarin e si përfundim edhe të gjobiten nëse nuk kanë shërbyer sipas objektivave të vëna.

Nga sterilizimi nuk ka gjë më makabre sesa urdhrat e ministrave të shëndetësisë që të planifikohen operacionet ose të mos kryhen operacione në fund të muajit, sepse buxheti nuk e përballon dot. Por sëmundja shpesh nuk bashkëpunon!!

Pavarësisht ftesave tona për bashkëpunim, deputetët e maxhorancës u bënë mburojë e këtij korrupsioni e vepruan kundër interesit publik. 

Me më shumë se 200 milionë euro të koncesioneve në 10 vite do te kishim ngritur pagat e personelit mjekësor për t’i mbajtur këtu dhe për të patur një shërbim më të mire.

Do të kishim blerë pajisjet e duhura për t’u shërbyer njerëzve siç e meritojnë dhe siç u shërbehet në shumicën e vendeve përreth nesh.

Do kishim blerë 10 herë të gjitha pajisjet e sterilizimit, do të kishim ngritur dhjetëra spitale e QSH.

Dua së fundi të informoj:

Deputetët e opozitës e kanë bërë ‘follow the money’, kemi ndjekur paranë.

Kemi mjaftueshëm prova e fakte ndaj:

– Vilma Nushi/Ilir Rrapaj

– Ogerta Manastirlliu

– Ilir Beqaj (shtesë)

– Ish sekretarëve të përgjithshëm të MSH, MF

– Drejtorë e ish drejtorë të QSUT

– E për shumë të tjerë që do ju bëhen me dije ditët në vijim

Në këtë skemë nuk janë vetëm:

– Kompania GOGEL e Veliajt 

– Por është një rrjet i tërë kompanish të lidhura me Ortakët, funksionarë të maxhorancës, Ministrisë së Shëndetësisë dhe familjarë të tyre që kanë gllabëruar paratë publike.

Këto koncesione kanë ngritur një skemë të mirfilltë të një grupi të strukturuar kriminal, sot dua t’ju përmend vetëm një rast që të kuptoni përse Rilindja bllokoi dëshmitë e kërkuara nga ne:

Artan Lleshi për të gjithë ju një emër i panjohur, me profesion mjek.

I paguar me taksat tona për të shërbyer pranë Qendrës Shëndetësore Kamëz.

Ky individ punësohet nga Ilir Rrapaj në kompaninë SaniService me rrogë të majmë mbi 5000 euro në muaj, ku deri më sot vetëm pagë ka përfituar 500.000 euro.

Nuk mjaftohen me kaq, Artan Lleshi-n në 2020 vendosin ta bëjnë edhe biznesmen.

Gamaservice e Artanit përfiton nga SaniService 2.7 milion euro për shërbime që nuk dihen.

Hajdutëria nuk përfundon këtu por biznese regjistrojnë, motra dhe e bija e Artan Lleshi të cilat për etikë nuk po i përmend me emër por të dyja këto shtetase kanë përfituar mbi 1 milion euro pagesa vetëm nga SANISERVICE.

Në total shqiptarëve mjeku i cili paguhej për tu shërbyer ka përfituar nga Koncesioni i Sterilizimit 4.3 milion euro.

I kemi premtuar qytetarëve transparencë e do ta bëjmë për cdo qindarkë, ne jëmi të bindur që këto para nuk kanë përfunduar në xhepin e Artan Lleshit, i cili theu këmbën e nuk deshmoi në komision.

SPAK mundohet kot të amnistojë lekët e hajdutëve pasi shumë shpejt një kallëzim i ri penal do të depozitohet ku do jetë e analizuar në detaj skema financiare e zhdukjes të qindra milion eurove.

 Askush nga ata që bëri biznes me jetën e shqiptarëve, nuk do të gëzojë asnjë qindarkë të vjedhur.

albana vokshi komisioni per shendetesine koncesionet e sterilizimit dhe check up

albana vokshi komisioni per shendetesine

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë