Pamje të rënda/ Ja si po trajtohen studentët në komisariate nga policia!
Pamjet nga një prej komisariateve në Tiranë ku shfaqen disa studentë të shtrirë në dysheme, po bëjnë xhiron e rrjet...
Pamjet nga një prej komisariateve në Tiranë ku shfaqen disa studentë të shtrirë në dysheme, po bëjnë xhiron e rrjet...
Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë (AGSH) dënon me forcë pengimin e gazetares së emisionit "Piranjat", Jonida Mukja, ng...
Ish-zv/kryeministri Arben Ahmetaj deklaroi live në ‘Çim Peka LIVE’ se protesta studentore do të arrijë objektivin e saj, duke ...
Prestigjiozja amerikane “The New York Times” i ka kushtuar një artikull të gjerë protestave në Tiranë, duke vënë ...
Nxënës të gjimnazit “Besnik Sykja” kanë ngritur shqetësimin për ndalimin e protestave në ambientet e shkoll&eum...
Një prani e konsiderueshme e forcave të policisë është regjistruar te Blloku i Ambasadave në Tiranë, ku efektivë të...
Pamjet që shikoni në videot e mëposhtme, janë regjistruar mbrëmjen e kësaj të enjte në Tiranë, gjatë pro...
Tirana ka përjetuar mbi dhjetë orë protesta dhe tensione gjatë ditës së tretë të mobilizimit të nxënësve,...
Numri i protestuesve përpara Kryeministrisë është rritur ndjeshëm, pavarësisht tensioneve, ndërhyrjeve të policisë ...
Prezenca e OSBE-së në Shqipëri ka reaguar pas protestave të dhunshme dhe tensioneve që kanë përfshirë Tiranën gjat&...
Zyra e Kolegjit të Europës në Tiranë është një nga institucionet që ka pësuar dëmtime gjatë protestave studentore në kryeqytetin shqiptar. Sipas një raportimi të Politico-s, protestuesit hynë në ambientet e institucionit mbrëmjen e së mërkurës, plaçkitën zyrat dhe më pas u vunë zjarrin.
Kolegji i Europës, i cili përgatit profesionistë për institucionet e Bashkimit Europian, ndodhet në kompleksin e Piramidës, vetëm pak metra larg Kryeministrisë.
Kryeministri Edi Rama publikoi në Instagram një video nga ambientet e djegura të institucionit, duke deklaruar se deri një ditë më parë aty funksiononte zyra e Kolegjit të Europës.
Megjithatë, Rama nuk ua atribuoi studentëve përgjegjësinë për shkatërrimin. Ai deklaroi se studentët përfaqësojnë të ardhmen dhe kërkojnë të ecin përpara, ndërsa akuzoi kundërshtarët e tij politikë se qëndrojnë pas sulmit dhe synojnë të pengojnë përparimin e Shqipërisë.
Partitë opozitare i kanë mohuar akuzat. Ndërkohë, sipas Politico-s, Kolegji i Europës nuk kishte kthyer përgjigje ndaj kërkesës për koment në momentin e publikimit të lajmit.
Protestat në Shqipëri, sipas medias europiane, kanë nisur që në fund të muajit maj, kundër projektit për ndërtimin e një resorti luksoz të lidhur me Jared Kushner, dhëndrin e presidentit amerikan Donald Trump, si dhe kundër korrupsionit të pretenduar qeveritar.
Por situata u përshkallëzua të martën dhe të mërkurën, kur studentë nga qytete të ndryshme të vendit u përplasën me policinë, ndërsa protestuesit u vunë zjarrin institucioneve shtetërore dhe bizneseve të lidhura me sipërmarrës të fuqishëm.
Sipas raportimit, gjatë më shumë se 14 orëve protesta të mërkurën, një pjesë e konsiderueshme e Tiranës pësoi dëmtime. Protestuesit hynë në ambientet e Ministrisë së Drejtësisë, Ministrisë së Arsimit dhe Ministrisë së Financave, si dhe në institucione të tjera publike, banka dhe biznese private.
Në Sheshin Skënderbej, protestuesit i vunë zjarrin edhe një kulle në ndërtim, ndërsa flakët përfshinë disa kate të objektit.
Politico raporton gjithashtu për denoncime të shumta të dhunës policore ndaj protestuesve, qytetarëve dhe gazetarëve. Disa punonjës të medias kanë deklaruar se policia i pengoi të filmonin ose u konfiskoi pajisjet.
Të martën, një i ri iu nënshtrua një ndërhyrjeje kirurgjikale urgjente pas një dëmtimi të rëndë në këmbë, që sipas raportimeve ndodhi gjatë një përplasjeje me policinë.
Të paktën 89 persona morën trajtim spitalor, mes tyre rreth 51 efektivë policie, ndërsa protestues të tjerë raportuan dëmtime më të lehta.
Delegacioni i Bashkimit Europian në Shqipëri reagoi të enjten në mëngjes, duke dënuar shkatërrimin e pronës publike dhe private dhe duke u kërkuar protestuesve të përmbahen nga dhuna.
Situata përpara godinës së Kryeministrisë po përjeton një nga momentet më dramatike të ditës së sotme, teksa p...
Ish-deputeti, Lefter Maliqi i ka bërë thirrje punonjësve të Policisë së Shtetit të ruajnë qetësinë dhe të...
Jorida Tabaku shprehu mbështetjen për protestën e të rinjve dhe kritikoi kryeministrin Edi Rama, duke deklaruar se shumica parlamentare nu...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar pas deklaratës së kryeministrit Edi Rama për agjencinë Reuters, ku ky i fundit u s...
Kryetari i Partisë Demokratike i ka bërë thirrje studentëve dhe nxënësve të bojkotojnë mësimin. Në një...
Kryetari i Bashkisë Kamëz, Rakip Suli, po ndërhyn aktivisht për të ndaluar pjesëmarrjen e nxënësve në protestat k...
Ndërkohë që Shqipëria prej tre ditësh është nën pushtetin e të rinjve, të cilët kanë dalë n&e...
Kryetari i Bashkisë së Kamzës, Rakip Suli tha se mësimi në shkollat e Bashkisë së Kamzës po vijon normalisht. Ai reago...
Ditën e sotme, protesta e studentëve ka marrë përmasa më të mëdha pasi duket se po i bashkohen studentë e gjimnazist&e...
Protestat e studentëve në Tiranë kanë sjellë zhvillime të reja edhe në aktivitetin parlamentar, ndërsa raportohet p&eu...