POLITIKE

Tabaku: Jepni 50 milionë euro për tunelin e Llogarasë e 450 milionë për inceneratorët, por nuk bëni ligjin e minimumit jetik!

Piranjat Përditësimi i fundit 19 Nëntor 2025, 10:31

Tabaku: Jepni 50 milionë euro për tunelin e Llogarasë e 450

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku kërkoi sot nga foltorja e Parlamentit mocionin për debat për çështjen e projektligjit të minimumit jetik, që sipas saj mazhoranca e ka refuzuar nga viti në vit.

Ligjvënësja demokrate theksoi se qeveria nuk e do minimumin jetik që e kanë të gjitha vendet e rajonit dhe BE-së, sepse paratë e buxhetit i përdor për koncesionet, prokurimet dhe aferat që janë nën hetim.

Ajo theksoi se nga buxheti jepen para tepër si rasti i tunelit të Llogarasë me 50 milionë euro apo për inceneratorët me 450 milionë euro, por nuk kalon minimumin jetik.

Gjithashtu Tabaku akuzoi qeverinë edhe për çështjen e pensioneve, duke shpjeguar se u rrit vetëm 600 lekë apo 200 lekë të vjetra në ditë, duke shpërndarë bonusin e fundvitit si rritje mujore.

Tabaku tha se 55% e familjeve shqiptarë nuk përballojnë dot muajin dhe ku për ushqime harxhohen mbi 40% e këtyre shpenzimeve.

Fjala e plotë e Jorida Tabakut:

“Kemi paraqitur disa kërkesa për mocion për debat, nga situata e zgjedhjeve, deri te minimumi jetik. Ka qenë objekt gjithmonë në Këtë kuvend, çdo vit, edhe këtë herë, por qeveria nuk siguron dot minimumin jetik edhe pas 13 vitesh pushtet. 40% e shpenzimeve janë për ushqime, mbi 90% e çmimeve janë më të larta se në BE. Shqipëria e fundit  në rajon edhe për mbështetjen sociale, me të gjitha statistika jemi të fundit në Ballkan, na duhen 53 vite për të kapur BE-në në aspektin ekonomik.

Ky Parlament asnjëherë nuk ka menduar dhe mbështetur shumicën e qytetarëve dhe grupet e shumicës. Në momentin që flasim ende nuk është llogaritur minimumin jetik, shifrat tregojnë që 55% e familjeve shqiptare nuk mbyllin dot muajin, nuk i dalin shpenzimet, nuk mbijetojnë dot.

Por çfarë bën qeveria shqiptare, a e ka sjellë projektligjin për minimumin jetik? Jo. Shifrat janë të qarta, por ajo refuzon që të sigurojë minimumin jetik që t’i përafrohet të ardhurave në Evropë.

I rrit pensionin pensionistëve 600 lekë në ditë, çfarë mund të bëjnë ata me 20 lekë në ditë.

Janë miratuar kontrata koncesionare, i keni kaluar këtu, portin e Durrësit, industritë e veçanta, por a keni sjellë një ligj për shtresat sociale apo në nevojë?

Nëse Shqipëria sot ka problem lidhet me varfërinë, kjo është arsyeja pse shqiptarët largohen. Mbi 600 mijë pensionistë jetojnë në mëshirën e qeverisë, edhe bonusin ua ka hequr dhe e ka shpërndarë në pagesë mujore si rritje dhe e quan rritje pensionesh. Ndërkohë që korrupsioni vazhdon dhe taksat rriten. Nga ana tjetër refuzon projektligjin për minimumin jetik. Por PD do e sjellë edhe njëherë tjetër këtë projektligj, si detyrim për standardet e munguara sociale, për ata qytetarë që e kanë të pamundur për të jetuar këtu dhe largohen. Vendet e rajonit e kanë, BE e ka, pse PS refuzon ta miratojë minimumin jetik? Për këtë kërkuam një debat, sepse buxheti i ka të gjitha mundësitë.

Keni buxhet që shkon për vjedhje, me fatura që janë aktualisht edhe nën hetim. Nuk paguhet infrastruktura, bujqit, shkuan 50 milionë euro në tunelin e Llogarasë nga buxheti, 450 milionë euro të buxhetit shkuan për inceneratorët.

E kuptoj mazhorancën pse nuk e do minimumin jetik, por ne do vazhdojmë t’i sjellim, edhe të tjerat, edhe amendamentet”.

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

Me buzëqeshje e revoltë: Gen Z po e dridh pushtetin e Ramës!

Pa numër identifikimi e me shpërblim në xhep: Policët fshihen nga kamera e Piranjave!

Krah për krah për humanizëm: Aktivistët shpëtojnë jetë e mjekojnë uniformat blu!

Studentët kanë të drejtë!

Arroganca e pushtetit përballë krizës: Studentët i thonë "JO" Edi Ramës!

Pedagogët braktisin auditoret e bashkohen me studentët: Ultimatumi për grevë urie!

Trupi i fëmijës është i shenjtë.

Shoqërime masive e presion në shesh: Ish-policët denoncojnë skandalin e uniformave blu!

"Po t'i thyhej këmba fëmijës tuaj?": Piranjat "gozhdojnë" deputetët!

20-vjeçari rrëfen tmerrin që ndodh pas atyre dyerve.

Hiqe atë gur nga dora!

Si parashikoi Rama 13 vite më parë atë që po bën sot?

Gen Z/ Zëri i revoltës që po dridh pushtetin.

Ju lutem kujdes me veprimet, mos e provokoni policinë! ????

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?