
Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, në cilësinë e anëtares së Komisionit të Ekonomisë, Financave dhe Punësimit, ngriti një sërë shqetësimesh gjatë seancës dëgjimore me Guvernatorin e Bankës së Shqipërisë, duke vënë theksin te rënia e euros dhe rritja e çmimeve.
“Më vjen mirë që SEPA u bë realitet më 1 tetor dhe shpresojmë që edhe Kryeministri ta ketë mësuar, pasi u ka thënë njerëzve që nisi më 1 janar,” tha me ironi deputetja Tabaku në nisje të fjalës së saj, duke nënvizuar se opozita ka pasur ndër vite debate të sakta mbi drejtimin e ekonomisë shqiptare.
Tabaku theksoi se ekonomia shqiptare po përballet me një strukturë të dobët dhe të paqëndrueshme, ku 60% e rritjes ekonomike vjen nga ndërtimi, ndërkohë që sektorët realë si industria dhe bujqësia janë në rënie. “Kjo pasqyrohet edhe në të dhënat e punësimit dhe produktivitetit. Papunësia që raportoni është nominale, sepse punësimi po zhvendoset drejt sektorëve jo produktivë,” deklaroi ajo.
Një prej shqetësimeve kryesore që ngriti Tabaku lidhej me inflacionin dhe koston e jetesës, ku sipas saj shifrat zyrtare nuk përputhen me realitetin e qytetarëve.
“Si ka mundësi që zhvlerësimi i euros dhe ulja e çmimeve në tregjet ndërkombëtare nuk janë reflektuar në produktet e shportës së konsumit? Inflacioni 2.2% nuk ndjehet në xhepat e shqiptarëve që sot harxhojnë 40% të të ardhurave për ushqime”, u shpreh deputetja demokrate.
Ajo nënvizoi gjithashtu se Shqipëria nuk po arrin potencialin e vet ekonomik, duke mbetur e varur nga turizmi dhe remitancat, një model që “nuk është i qëndrueshëm në afatgjatë. Në vend që të mbështetemi te sektorët produktivë, ekonomia mbahet gjallë nga paratë që vijnë nga jashtë”, tha ajo, duke kërkuar që qeveria të ndryshojë drejtim në politikat e saj.
Në fund të fjalës së saj, Tabaku rikujtoi se ka depozituar disa propozime ligjore për mbrojtjen e konsumatorëve në sektorin e mikrofinancës, të cilat janë rrëzuar nga mazhoranca, dhe kërkoi që Kuvendi të rikthejë për shqyrtim ato nisma.
“Është koha që Parlamenti të marrë rolin e vet kontrollues dhe të mos lejojë që ekonomia shqiptare të kthehet në një laborator eksperimental ku përfitojnë pakica të lidhura me pushtetin, ndërsa shumica e qytetarëve përballet çdo ditë me rritje çmimesh, paga të ulëta dhe pamundësi për një jetë normale”, përfundoi deputetja Tabaku.
Artikuj te sugjeruar
POLITIKE
13 Tetor13:47
Çka vjen prej Zotit, i mirëseardhur!”, batuta e Berishës: Peleshit, i ka dhënë mbiemrin që meriton
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha nuk i ka kursyer batutat në konferencë e tij për shtyp.Teksa fliste për kryeparlamentarin ...
POLITIKE
13 Tetor13:46
Ironia e gazetarit Abilekaj: Serbia nuk ka “Diella”, por merr fondet e BE për fabrikë të IA
Gazetari Enton Abilekaj thotë se ndryshe nga qeveria shqiptare që ka në plan të parë propagandën, Serbia dhe Maqedonia e Veriut th...
POLITIKE
13 Tetor13:22
Ironia e Florjan Binajt: Ndalohen monopatinat! Le të marshojnë betonieret!
Kandidati për Bashkinë e Tiranës, aktori dhe moderatori i mirënjohur Florjan Binaj ka ironizuar vendimin e fundit të qeverisë Ra...
POLITIKE
13 Tetor12:44
Kur e pranon edhe vetë pushteti/ Tirana është bërë e pajetueshme
Duket se edhe vetë kandidatja e Partisë Socialiste për kryebashkiake të Tiranës, Ogerta Manastirliu, nuk po e fsheh të vërtet...
POLITIKE
13 Tetor13:08
FOTO-LAJM/ Incidenti në sytë e Ursula von der Leyen, ja çfarë i ndodhi Ramës gjatë forumit Shqipëri-BE
Një incident ka ndodhur në fund të konferencës për media ku foli kryeministri Edi Rama dhe Komisionerja e BE-së, Ursula von der ...
POLITIKE
13 Tetor13:08
Berisha: Avokati i popullit? Duan të marrin edhe të vetmin institucion që ka mbetur
Kryetari i PD-së, Sali Berisha u pyet gjatë konferencës në lidhje me çështjen e Avokatit të Popullit, të cilin mazho...
POLITIKE
13 Tetor13:05
Reforma territoriale dhe elektorale/ Berisha: Kemi dy kushte të panegociueshme
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha thotë se opozita ka dy kushte të pa negociueshme për reformën territoriale dhe elektorale.
&l...
POLITIKE
13 Tetor13:03
“Kosova dha shembull demokracie”, Berisha: I përgëzoj për procesin zgjedhor që zhvilluan!
Kreu i PD-së, Sali Berisha deklaroi në konferencën për mediat se Kosova dha shembull demokracie me zgjedhjet vendore që mbajti dit&eu...
POLITIKE
13 Tetor12:59
“Ditë historike për botën”, Berisha flet për planin e Donald Trump për Lindjen e Mesme: Momenti më i madh diplomatik në histori
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha vlerësoi planin e Donald Trump për dhënien fund të luftës në Gaza duke theksuar se p...
POLITIKE
13 Tetor12:55
“Edi Rama ka uzurpuar çdo pushtet”, Berisha: 1 mln e 99 mijë shqiptarë janë larguar për faj të tij
Kryedemokrati Sali Berisha deklaroi nga komunikimi i përditshëm me gazetarët se PD-ja e mbështet anëtarësimin e Shqipëris&e...