8 shoferë të arrestuar dhe mbi 4 mijë gjoba në 24 orë, Rrugorja bën kërdinë rrugëve të Shqipërisë
Policia Rrugore ka intensifikuar kontrollet në të gjithë vendin gjatë 24 orëve të fundit, duke shtuar monitorimet në akset ...
Policia Rrugore ka intensifikuar kontrollet në të gjithë vendin gjatë 24 orëve të fundit, duke shtuar monitorimet në akset ...
Parisi dhe Berlini synojnë organizimin e Botërorit 2038 ose 2042, ndërsa zgjerimi i mundshëm në 64 skuadra e bën më realist...
Manchester City është klubi që pritet të përfitojë më shumë nga Programi i Përfitimeve për Klubet i FIFA-s p...
Përdoruesit e platformave Facebook, Instagram dhe Messenger kanë raportuar probleme me funksionimin e tyre pasditen e së mërkurës, 22...
Teksa vendi ynë prej 53 ditësh po përballet me protesta masive, ku kërkohet dorëheqja e kryeministrit Edi Rama, mesazhi i arkitekti i...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, në një dalje për mediat pas mbledhjes së grupit parlamentar demokrat, ka sulmuar qeverin&eu...
Policia e Shtetit bën të ditur se në pranga ka rënë Sabri Sopoti, 60 vjeç, i cili ishte dënuar nga Gjykata e Dibrës ...
Spanja po përballet me një nga zjarret më të mëdha dhe më të vështira të viteve të fundit. Mbi 600 zjarrfik&...
Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka përfunduar hetimet për një tjetër grup të ...
Një ngjarje e rëndë është regjistruar në afërsi të ishujve të Ksamilit, ku është gjetur i pajetë n...

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, në fjalën e saj në Kuvend, ka komentuar gjetjet e Progres Raportit të Komisionit Europian për Shqipërinë, duke theksuar se dokumenti konfirmon shqetësimet e opozitës për mungesën e zgjedhjeve të lira, politizimin e administratës publike dhe dobësinë e institucioneve demokratike në vend.
‘Për integrimin nuk mjaftojnë premtimet. Është e nevojshme që çdo reformë të jetë e besueshme, por nga ana tjetër edhe të zbatohet. Duhet patjetër që të përfshihen grupet e interesit. Duhet që ndryshimet të mos jenë në letër, të mos jenë një listë ligjesh që miratohen, po ndryshime në jetën reale të qytetarëve shqiptarë,’ u shpreh ajo.
Sipas Tabakut, mungesa e angazhimit të qeverisë ka sjellë pasoja të rënda për zhvillimin e vendit. ‘Mungesa e këtij angazhimi ka sjellë një Shqipëri më të varfër, shqiptarë që fatkeqësisht janë larguar, por nga ana tjetër edhe një hapësirë të jashtëzakonshme për t'u përmbushur krahasuar me Bashkimin Europian. A e dini se Shqipërisë i duhen 53 vite për të plotësuar standartet e BE-së në fushën ekonomike, 79 vite për të plotësuar standartet e BE-së në fushën sociale e mbi 1000 vite për të plotësuar ato në fushën e mjedisit, të bujqësisë e të peshkimit,’ theksoi ajo.
Deputetja demokrate iu referua edhe funksionimit të Parlamentit, duke kritikuar mungesën e kontrollit real mbi qeverinë dhe bllokimin e komisioneve hetimore.
‘Kuvendi nuk ka kontroll real mbi qeverinë. Emërimet në institucione kushtetuese vazhdojnë që të jenë partiake, komisionet hetimore bllokohen. Ndërkohë që komisionet parlamentare që duhet të garantojnë llogaridhënie kthehen fatkeqësisht shpeshherë dhe në zgjatime të ekzekutivit,’ tha Tabaku.
Në vijim, ajo u ndal te kritikat për administratën publike, të cilën e cilësoi si ‘thembra e Akilit’ të procesit të integrimit europian.
‘Progres Raporti flet për një administratë publike të politizuar, e cila fatkeqësisht ka pasur edhe pushime masive nga puna për arsye politike. Mbi 120 milionë euro llogariten gjyqet për punësimin e dyfishtë, sepse administrata publike sot fatkeqësisht nuk është administratë shtetërore, është administratë e partisë,’ nënvizoi ajo.
Megjithatë, Tabaku përshëndeti vendimin e Konferencës së Kryetarëve për zhvillimin e një debati të posaçëm për Progres Raportin dhe raportin e ODIR-it, duke e cilësuar si një hap pozitiv.
‘Si pak raste më parë, ashtu siç do të kemi një debat njëkohësisht edhe për procesin e ODIR-it. Po ajo që duhet të bëjmë ne, jo vetëm në këtë sallë, po dhe jashtë salle, është që ta kthejmë këtë proces në një prioritet kombëtar. Të diskutojmë dhe ta përfundojmë edhe diskutimin e Progres Raportit me një rezolutë të përbashkët, të marrim hapa, të ndajmë punën për komisionet parlamentare dhe njëkohësisht të shohim se si ky mund të bashkërendohet edhe me procesin e buxhetit,’ tha ajo.
Në përfundim të fjalës së saj, deputetja e PD-së bëri thirrje që procesi i integrimit të trajtohet si një e mirë publike dhe jo si mjet marketingu politik.
‘Mos e kyçni procesin e integrimit siç keni bërë deri më sot. Mos e trajtoni atë si marketing politik. Trajtojeni atë si një të mirë publike për qytetarët shqiptarë që sot po largohen gjithmonë e më shumë vetëm si rezultat i dështimit të qeverisë në këtë proces.,’ përfundoi Tabaku.
Kreu i grupit parlamentar i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi thotë se ministrja e Infrastrukturës, Belinda Balluku refuzoi të shkonte n&e...
Deputetja demokrate, Elda Hoti, ka folur në lidhje me hetimet për tenderin e tunelit të Llogarasë, për të cilën ësht&e...
Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë dhe deputeti Tedi Blushi ka “shpërthyer” në akuza ndaj ministrave ...
Në fjalën e tij, deputeti Fatmir Xhafaj kërcenoi publikisht Kontrollin e Lartë të Shtetit, pasi kreu i saj rendi një sëre s...
Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe ka folur sot në Kuvend, për gjetjet e Kontrollit të Lartë të Shtetit në r...
Deputetja e PD-së, Jorida Tabaku përmendi në Kuvend aferën e tunelit të Llogarasë ku është marrë e pandehur zv.kr...
Kryedemokrati Sali Berisha ka treguar sot nga foltorja e Kuvendit një histori që lidhej me një veturë shtetërore blerë nga qever...
Kuvendi ka votuar sot emrat e Komisionit Rregullator të KQZ. Rikonfirmohen në Komisionin Rregullator, Ilirjana Nano, Dritan Çaka dhe H...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka shprehur shqetësimin e tij lidhur me qasjen e mazhorancës ndaj temave me ndjeshmëri të...
“Zoti kryetar, janë nja dy që lehin këtu…”, ishin këto fjalët që Taulant Balla i drejtoi kolegëve të...