POLITIKE

Takimi i LDGSH/ Noka: PD ka hapësira të pamata për gratë dhe rolin e tyre, fuqia juaj është e madhe

M.B. Përditësimi i fundit 23 Nëntor 2024, 11:02

Takimi i LDGSH/ Noka: PD ka hapësira të pamata për gratë dhe

TIRANA- Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Flamur Noka, ka marrë pjesë sot në takimin e Lidhjes Demokratike të Gruas së Shqipërisë. Noka tha në këtë takim se gratë në shoqërinë shqiptare kanë qenë dhe janë një nga shtyllat kryesore të familjes dhe shoqërisë.

Ai shtoi se një specifikë në kushtet tona është se gratë në Shqipëri kanë qenë bashkëluftëtare të përhershme edhe në mbajtjen e familjes, por kanë një rol më të madh se burrat në ndërtimin e të ardhmes së shoqërisë pasi edukojnë brezat e ardhshëm.

Gjithashtu Noka tha se kur gratë marrin pjesë aktive në politikë, shoqëria përfiton një qasje tjetër më gjithëpërfshirëse, më të drejtë, më ët barabartë. Ai po ashtu shtoi se në PD, hapësirat janë të pamata për gruan, pjesëmarrjen dhe ndikimin e saj. Sipas tij, zëri i gruas në tryezën e politikës është i domosdoshëm. 

Pjesë nga fjala e Nokës:

Për mua dhe kolegët e mi është një kënaqësi e veçantë të jemi në këtë takim për të diskutuar për një temë që ka një rëndësi të veçantë që është pjesëmarrja e suksesshme në proceset politike të grave dhe vajzave. Gratë në shoqërinë shqiptare kanë qenë dhe janë një nga shtyllat kryesore të familjes dhe shoqërisë. Një specifikë në kushtet tona është se gratë në Shqipëri kanë qenë bashkëluftëtare të përhershme edhe në mbajtjen e familjes, por kanë një rol më të madh se burrat në ndërtimin e të ardhmes së shoqërisë pasi edukojnë brezat e ardhshëm.

Megjithatë në kushtet e Shqipërisë, përfshirja e rgave nuk ka qenë jo gjithmonë e duhura dhue roli i tyre ka qenë edhe më i kufizuar në politikë. Kjo është një padrejtësi që duhet korrigjuar, pasi ne mendojmë se roli i grave nuk është thjesht rol i rëndësishëm, por në një shoqëri demokratike, roli i grave është i pazëvendësueshëm. Kur gratë marrin pjesë aktive në politikë, shoqëria përfiton një qasje tjetër më gjithëpërfshirëse, më të drejtë, më ët barabartë. Madje mund të them me plot gojën se shoqëria bëhet edhe më paqësore kur ndërhyn dhe ndikon gruaja dhe gratë.

Është shumë e rëndësishme që ju të kuptoni rolin tuaj të pazëvendësushëm. Duke kuptuar rolin tuaj, ju do luftoni më shumë për të drejtat tuaja. Duke kuptuar rolin tuaj, ju do të kuptoni fuqinë tuaj. Vërtet Shqipëria është më maskiliste, por fuqia e gruas është po kaq e madhe sa kudo, vetëm se duhet të luftoni për këtë rol. Shqipëria sot ndodhet në një udhëkryq si pasojë e politikave të qeverisë shqiptare. Megjithatë, BE ka çelur dritën jeshile për hapjen e negociatave. Kjo është një dritë jeshile për Shqipërinë dhe shqiptarët, sepse zhvillimet politike dhe sociale këto 11 vite kanë qenë dhe janë dramatike në çdo këndvështrim. Dhuna dhe diskriminimi janë dy tipare të skalitura në fytyrën e kësaj qeverie dhe këtij regjimi.

Ato kanë ecur këto 11 vite paralelisht me krimin dhe korrupsionin në këtë qeveri. Kjo qasje e kësaj qeverie ka sjellë pasoja në familjen dhe shoqërinë shqiptare. Kur një pushtet mbjell krim, dhunë dhe terror, ajo shoqëri kalon në gjendje ankthi dhe është e destinuar të ecë drejt depresionit. Detyra jonë është të luftojmë për të mbrojtur shoqërinë shqiptare, për të mbrojtur gratë dhe vajzat nga dhuna dhe diskriminimi dhe për ta nxjerrë nga bataku ku e ka futur Edi Rama. Klima e armiqësisë që Edi Rama ka mbjellë në Shqipëri duket në qasjen e tij ndaj opozitës. Sot, opozita ndryshe nga çfarë konsiderohet në vendet demokratike, nga Rama dhe qeveria e tij konsiderohet si armike. Asaj i është shpallur luftë dhe sot kemi të burgosur liderin tonë si dhe liderë të tjerë të opozitës.

Sot kemi një parlament që bën gjithçka për të eliminuar të drejtat kushtetuese të opozitës. Përtej gjitha përpjekjeve titanike që po bën Edi Rama, duke tentuar t’i bëjë vetes dhe qeverisë një makijazh me fytyrë femërore për të zbutur imazhin e tij, këtu kam parasysh kabinetin qeveritar qenë dukje ka përfshirë gra, por në realitet i trajton si matrioshka. Ky realitet përjetohet kudo përveç asaj që përcjell ERTV dhe tre ERTV-të e tij kombëtare, që mundohen të përcjellin të zezën si të bardhë dhe të bardhën si të zezë. Në këtë situatë, qasja e PD është krejt tjetër ndaj grave dhe rolit të tyre në shoqëri. Për ne, roli i grave në shoqëri dhe politikë nuk duhet të jetë thjesht sipërfaqësor, por duhet të jetë thelbësor pasi siç e thamë, pasi edhe pozita e grave në familje dhe shoqëri është thelbësore. Por ne duhet të luftojmë të gjithë së bashku për të krijuar hapësira.

Në PD, hapësirat janë të pamata për gruan, pjesëmarrjen dhe ndikimin e saj. Megjithatë në politikë nuk është shumë e lehtë që të ecin edhe burrat, pale më gratë. Por historia ka treguar se gratë, kur këmbëngulin, kur luftojnë, kanë arritur të sjellin ndryshime të mëdha. Ju keni fuqi për të ngritur dhe mbajtur kauza që rrallëkush mund t’i mbajë. Kërkoni një rol më të madh për veten tuaj, të luftoni për këtë rol dhe pjesëmarrje, për familjet tuaja, për komunitetin dhe shoqërinë. Zëri juaj në tryezën e politikës është i domosdoshëm. Me zërin tuaj ju duhet të adresoni të gjitha sfidat që prekin jetën e grave, familjeve dhe shoqërisë. PD i ka dyert e hapura për gratë dhe rolin e tyre. Unë dua t’u falënderoj për këtë pjesëmarrje, duke u siguruar se në zgjedhjet e ardhshme dhe pjesëmarrja e grave në të gjitha instancat politike, parlamentare dhe qeverisëse do jetë shumë më i madh se ç’ka qenë tani.

flamur noka

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë