POLITIKE

Takimi me narkotrafikantët në ishullin Aruba, grupi i PD kërkesë Parlamentit për interpelancë me kryeministrit Rama

Piranjat Përditësimi i fundit 29 Shtator 2025, 13:14
Takimi me narkotrafikantët në ishullin Aruba, grupi i PD

Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike kërkon interpelancë urgjente me Kryeministrin Edi Rama, në lidhje me një takim të fshehtë të kreut të qeverisë me grupe të narkotrafikut në ishullin Aruba.

Takimi u denoncua nga një gazetar investigativ italian në Syri Tv, i cili thekson se biseda është zhvilluar në vitin 2019.

Kërkesa: 

GRUPI PARLAMENTAR I PD KËRKESË PËR INTERPELANCË URGJENTE ME KRYEMINISTRIN EDI RAMA LIDHUR ME TAKIMIN ME MAFIAN NË ARUBA DHE NDIKIMIN E KRIMIT TË ORGANIZUAR NË EKONOMI

Kërkesa është depozituar nga 7 deputetë të Grupit Parlamentar të PD: Sali Berisha, Gazment Bardhi, Jorida Tabaku, Agron Gjekmarkaj, Luciano Boci, Ina Zhupa dhe Flamur Noka.


Bashkëlidhur kërkesa e plotë e depozituar sot në Kuvend në përputhje me Rregulloren e Kuvendit:

Departamenti Amerikan i Shtetit në Raportin mbi Shqipërinë për vitin 2025 lidhur me Klimën e Investimeve, ndër të tjera thekson se ekonomia shqiptare mbetet e ndjeshme ndaj krimit të organizuar, si dhe thekson se komuniteti i biznesit raporton praninë e madhe të të ardhurave të paligjshme nga trafiku i drogës që shtrembëron konkurencën në treg. Është e qartë se një konstatim i tillë nga Departamenti Amerikan i Shtetit nuk është as sajesë dhe as një deklarim rastësor.

Në datën 23 shtator 2025, gazetari italian Nello Trocchia, i njohur për investigimet lidhur me mafian, citon prokurorin e Antimafias Italiane, Nicola Gratteri, i cili shprehet se: “Nuk është ekzagjerim ta quash Shqipërinë një narkoshtet, përkundrazi. Shqipëria është shndërruar në një lloj Eldorado të rrjedhjes së parave cash, dhe mafia shqiptare një fuqi ekonomike dhe financiare.”.

Më tej, gazetari investigativ italian përshkruan rrugëtimin e grupeve kriminale shqiptare nga vitet 90’ deri më sot. “Një pakt me klanet italiane shënoi fillimin e karrierave kriminale të shqiptarëve: së pari, si kontrabandistë dhe trafikantë, pastaj si banditë dhe vrasës të paguar nga krimi i organizuar dhe së fundmi si trafikantë droge, që, sot, janë jashtëzakonisht të fuqishëm dhe kontrollojnë qendrat e shpërndarjes dhe portet në të gjithë botën. Ata ishin gjithashtu trafikantë njerëzish, duke transportuar emigrantë në Itali edhe pse qeveria italiane shpenzonte miliona për t’i mbajtur ata në qendrat që kishte ndërtuar në Shqipëri. Pas “Casamonica”, Nello Trocchia rikthehet me një investigim të madh për të treguar intrigat dhe trajektoren e një mafie që, nga Roma, u bë një fuqi ekonomike dhe financiare ndërkombëtare, duke ndjekur protagonistët e saj më të egër në një rritje që duket e pandalshme.”.

Veçanërisht me rëndësi është investigimi mbi një takim të fshtehtë të zhvilluar në periudhën 24–31 Janar 2019, në ishullin Aruba, në Karaibe, zyrtarisht territor i Mbretërisë së Hollandës. Sipas dokumenteve të siguruara nga Antimafia Italiane, në këtë takim kanë marrë pjesë biznesmenë, eksponentë të krimit të organizuar dhe përfaqësues të qeverisë shqiptare në detyrë, të afërt me kryeministrin Edi Rama. Sipas hetuesve, gjatë këtij takimi është diskutuar për ndërtimin e një kulle në Tiranë, në një truall që rezulton në pronësi të dy grupeve kriminale. Për realizimin e këtij investimi ishte e nevojshme mbështetja dhe miratimi nga nivelet e larta të qeverisë shqiptare, të cilat sipas përgjimeve ishin të pranishëm në Aruba dhe diskutonin për ndarjen e përfitimeve. Këto fakte janë konfirmuar jo vetëm nga përgjimet telefonike, por edhe nga burimet e Policisë gjermane.

Në qendër të këtij rrjeti që lidh krimin e organizuar me politikën qëndron shtetasi Artur Shehu, një personazh i njohur në qarqet kriminale dhe sipërmarrëse, me bazë në Miami, SHBA dhe Vlorë, Shqipëri. Ai përshkruhet nga hetuesit si kreu i një organizate të fuqishme kriminale shqiptare që ka ndërtuar një perandori ekonomike përmes trafikut ndërkombëtar të lëndëve narkotike dhe pastrimit të parave. Pikërisht, Artur Shehu, së bashku me një tjetër personazh të quajtur Genci Hamzai, dhe përfaqësues të qeverisë Rama, kanë marrë pjesë në takimin në Aruba, Antillet Hollandeze, ku u përcaktuan hapa konkretë për investimet e ardhshme. Hetuesit theksojnë gjithashtu se falë mungesës së hetimeve financiare në Shqipëri, Artur Shehu ka arritur të ndërtojë një perandori ndërtimi dhe investimesh në Vlorë, Shqipëri dhe Toskana, Itali, duke përdorur kredi që i shërbejnë për pastrimin e parave. Në këtë shkrim përmendet edhe Fabrizio Lisi, ish-gjenerali i Guardia di Finanza, i cili në vitin 2015, do të përfitonte tridhjetë mijë metra tokë në Vlorë pikërisht nga Artur Shehu.

Sjellim në vëmendje se në Prill 2024, emisioni “Report”, në Rai 3, publikoi një cikël emisionesh lidhur me lidhjet e politikës shqiptare me mafian. Në këto emisione përmendej shprehimisht edhe Artur Shehu, i cili i kishte dhuruar kreut të Interpolit Italian në Shqipëri në periudhën 2014 – 2015, Fabrizio Lisi, një pronë 30 mijë metra katrorë në Vlorë. Dhurimi ishte kryer për një fondacion, i cili në periudhën 2012-2013, kishte pasur si kurator të atëhershëm Ëngjëll Agaçin. Ky i fundit kishte qenë pikërisht personi që bëri prezantimin dhe ndërmjetësimin e gjeneralit Fabrizio Lisi me Artur Shehun.

Ëngjëll Agaçi, Sekretar i Përgjithshëm i Këshillit të Ministrave nga Shtatori 2013 e në vijim, përpara se të merrte këtë detyrë, kishte qenë gjithashtu avokat i grupeve kriminale të narkotrafikut në Itali, përfshirë edhe grupin kriminal të Artur Shehut. Sipas investigimeve të kryera nga media shqiptare, Artur Shehu rezulton si një nga përfituesit më të mëdhenj të sipërfaqeve të konsiderueshme të tokave në Zvërnec, Ujin e Ftohtë, Karaburun dhe Palasë nëpërmjet procedurave të dyshimta, për të cilat ka pasur kallëzime penale nga banorët dhe personat e dëmtuar, por akoma pa ndonjë rezultat konkret.

Për t’u rikthyer sërish te gazetari italian Nello Trocchia, në një intervistë të dhënë për median shqiptare tregon se: “Unë zbuloj për herë të parë që Drejtoria Hetimore Antimafia e shkruan e zeza mbi të bardhë, ashtu si edhe policitë e tjera ndërkombëtare, se në vitin 2019, u zhvillua një takim në Aruba të Antileve Hollandeze. Kjo shkruan Drejtoria Hetimore Antimafia, në praninë e njerëzve që DIA i identifikon si të lidhur me një grup kriminal, në praninë e Artur Shehu që tashmë është bërë bosi i bosëve të biznesit, dhe në praninë edhe, sipas policisë gjermane, të Genci Hamzai, që është i njohur si trafikant droge. Në praninë edhe të përfaqësueve të qeverisë aktuale shqiptare, asaj të Ramës, sepse në 2019 ishte qeveria Rama. Unë i shkruajta Edi Ramës, si përmes Ëhatsapp, ashtu edhe përmes sms, emailit zyrtar të zëdhënësit të tij për të kërkuar diçka të thjeshtë: A e keni takuar ndonjëherë Artur Shehun? A keni qenë ndonjëherë në Aruba? A ka të regjistruar udhëtime të ministrave të tij në 2019? A ekzistojnë takime me Artur Shehun, udhëtime në Aruba?”.

Më tej gazetari Trocchia shprehet se në dokumentet e analizuara përmenden: “…drejtuesit e lartë. Pra, ose ministrat ose zëvëndësministrat. Është e qartë që ata përmendin këtë lloj reference. Ka edhe biseda të përgjuara, ku flitet për njerëz të lartë të qeverisë së Edi Ramës, duke përmendur Edi Ramën si kreu i qeverisë. Kush ishte aty duhet të sqarohet; për këto pyetje Edi Rama nuk ka pranuar të përgjigjet.”.

Sjellim në vëmendje se gjithashtu emri i Edi Ramës dhe Erion Veliaj përmendej edhe në vitin 2021, në përgjimet e publikuara asokohe nga Antimafia Italiane e Katanzaros, në të cilat rezultonin shtetas shqiptarë, së bashku me eksponentë të organizatës mafioze të Ndragheta, që diskutonin për pastrimin e parave në kullat që ndërtohen në Tiranë, duke paguar një përqindje e caktuar te kryeministri dhe kryetari i Bashkisë.

Në këto kushte, pasur parasysh se: i) trafiku ndërkombëtar i lëndëve narkotike nga grupet kriminale shqiptare përbën një shqetësim në rritje dhe të vazhdueshëm për partnerët tanë, që së fundmi konfirmohet edhe nga Raporti i Departamentit Amerikan të Shtetit; ii) grupet kriminale përdorin ekonominë shqiptare dhe veçanërisht sektorin e ndërtimit për pastrimin e parave; iii) eksponentët e krimit të organizuar përfitojnë leje ndërtimi, licenca dhe tendera nga qeveria shqiptare; dhe iv) ekzistojnë fakte, të dhëna, prova dhe indicie të shumta për lidhjet e krimit të organizuar me nivelet më të larta të qeverisë shqiptare; lindin disa pyetje që kërkojnë shpjegime nga ana e Kryeministrit të Shqipërisë, që është njëherazi edhe Kryetari i Këshillit Kombëtar të Territorit, si më poshtë:

–         A ka dijeni Kryeministri Edi Rama për takimin e dokumentuar nga Antimafia Italiane të zhvilluar në periudhën 24–31 Janar 2019, në ishullin Aruba, në Karaibe, zyrtarisht territor i Mbretërisë së Hollandës?

–         Kush janë eksponentët e lartë të Qeverisë shqiptare, që kanë marrë pjesë në atë takim dhe a është informuar Kryeministri Edi Rama prej tyre apo shërbimeve të sigurisë kombëtare mbi përmbajtjen e takimit?

–         A ka përfituar shtetasi Artur Shehu, apo persona të lidhur me të, leje ndërtimi; licenca; punë publike; marrëveshje koncesioni apo partneriteti publik-privat; prokurime publike apo fonde publike, nga Qeveria Shqiptare apo institucionet nën varësinë e ekzekutivit?

–         A është takuar ndonjeherë Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama me shtetasin Artur Shtetit, apo ka zhvilluar ndonjëherë takime qeveritare apo elektorale në pronat e paluajtshme në pronësi të këtij shtetasi, që rezulton të jetë një person i skeduar nga disa agjenci ligjzbatuese si drejtues i një organizate ndërkombëtare kriminale të trafikut të drogës?

–         Cfarë masash ka marrë Kryeministri, si drejtues i Këshillit të Ministrave, për të parandaluar që krimi i organizuar të ketë ndikim të ndjeshëm në ekonominë shqiptare, apo të mos dëmtojë konkurencën e lirë në treg, sic citon edhe Raporti i Departamentit Amerikan të Shtetit?

Me qëllim dhënien e informacioneve dhe shpjegimeve lidhur me sa më lart, në cilësinë e deputetëve të Kuvendit të Shqipërisë, në mbështetje të nenit 80, pika 1, të Kushtetutës dhe nenit 97, pika 1, të Rregullores së Kuvendit, kërkojmë:

–         Zhvillimin e një interpelance urgjente me kryeministrin Edi Rama lidhur me cështjet e sipërcituara dhe me fokus ndikimin e krimit të organizuar në ekonomi dhe fuqizimin e tij përmes lejeve, licencave apo fondeve publike, që shërbejnë si mekanizëm për pastrimin e parave të pista.

Për sa më lart, në përputhje me Rregulloren e Kuvendit kërkojmë nga Kryetari i Kuvendit që kërkesën për interpelancë urgjente t’ia njoftojë Kryeministrit Edi Rama dhe ta përfshijë atë si pikë të parë të Rendit të Ditës në seancën më të parë plenare të javës në vijim.

aruba edi rama pd grupi parlamentar i pd

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë