POLITIKE

‘TALIS, jo PISA për mësuesit’: Si Mashtroi Rama dhe Kumbaro duke kthyer një anketë në propagandë qeveritare

Piranjat Përditësimi i fundit 20 Tetor 2025, 15:52

‘TALIS, jo PISA për mësuesit’: Si Mashtroi Rama dhe

Në Tiranë, më 10 tetor 2025, gjatë prezantimit zyrtar të rezultateve të Anketës Ndërkombëtare të Mësimdhënies dhe të Nxënit (TALIS) nga OECD, në një aktivitet të Ministrisë së Arsimit me pjesëmarrjen e Kryeministrit, ministres, mësuesve dhe drejtuesve të shkollave, u prezantuan gjetjet kryesore për Shqipërinë. Gjatë kësaj ceremonie, Kryeministri dhe Ministrja e Arsimit, kanë bërë disa deklarata që Faktoje.al i ka ballafaquar me të dhënat kryesore të raportit të TALIS

Kryeministri Edi Rama e paraqiti TALIS-in si “PISA për mësuesit”, duke e quajtur “një anketim prestigjioz ndërkombëtar” ku “mësuesit tanë kanë dalë mirë” dhe ku “mesatarja e mësuesve tanë që kanë lidhje me përdorimin e teknologjisë është më e lartë” se mesatarja e sistemeve të tjera.

Ai shtoi se “85% e mësuesve e kanë zgjedhur mësimdhënien si vokacion, edhe profesion”, se “mësuesit tanë rezultojnë të kënaqur me profesionin e tyre”. Krahasimi i kryeministrit se TALIS është “PISA për mësuesit” është i gabuar për natyrën e instrumentit. TALIS nuk është test performance; është një anketë me vetë-raportim të mësuesve dhe drejtorëve, që mat perceptime dhe përvoja, jo njohuri apo performancë.

Teknologjia dhe AI

Lidhur me deklaratën e dytë të Ramës se, “mesatarja e mësuesve tanë që kanë lidhje me përdorimin e teknologjisë është më e lartë” se mesatarja e sistemeve të tjera, raporti TALIS citon se, 52% e mësuesve shqiptarë raportojnë përdorim të inteligjencës artificiale në punë, mbi mesataren e OECD që është 36%. Por, ndër ata që nuk përdorin AI, 69% thonë se shkolla e tyre nuk ka infrastrukturën e nevojshme, krahasuar me 37% të OECD-së.

Pretendimi për “përdorim mbi mesatare” është i vërtetë, por në fjalimet politike mungoi aspekti i dytë: pengesa e infrastrukturës që kufizon përdorimin më të gjerë.

Motivimi

Shifra 85%, që Rama e përdor për të gjithë mësuesit, raporti i TALIS  e referon vetëm për mësuesit rishtarë (novice), ata me më pak vite përvojë, që kanë deklaruar se mësimdhënia ka qenë zgjedhja e tyre e parë në karrierë (krahasuar me 58% të OECD-së). Përdorimi i saj nga ana e kryeministrit për të përshkruar gjithë trupën mësimore është një përgjithësim i pallogaritur nga anketa.

Fjalimi i Kumbaros

Në fjalimin e saj, Ministrja e Arsimit, Mirela Kumbaro, u mbështet tek treguesit pozitivë që TALIS raporton për Shqipërinë. Ministrja theksoi se “98% e mësuesve deklarojnë se mësuesia ka qenë zgjedhja e tyre e parë në karrierë”, se “85% e mësuesve të rinj e kanë zgjedhur mësimdhënien si profesion të parë”, se “96% e mësuesve deklarojnë që trajnimet kanë pasur ndikim real në përmirësimin e mësimdhënies”, dhe se “95% e mësuesve marrin pjesë aktive në vendimmarrjen e stafit”.

Trajnimet

Ministrja theksoi se mësuesit e vlerësojnë në masën 96% efektin e trajnimeve në përmirësimin e mësimdhënies.

Por në fjalim nuk u përmend pengesa kryesore që vetë mësuesit artikulojnë sipas TALIS: 43% e konsiderojnë koston e trajnimeve “shumë të shtrenjtë”. Ndërsa ndikimi perceptohet i lartë, aksesueshmëria ekonomike mbetet problem.

98% dhe 95%

Shifra “98%” u përdor si të ishte provë se mësuesia ka qenë zgjedhja e parë e karrierës për të gjithë mësuesit. Në fakt, TALIS njeh 98% si kënaqësi e përgjithshme me profesionin, ndërsa treguesi për “zgjedhjen e parë” është 85% dhe vlen vetëm për nën-popullatën e mësuesve të rinj (novice). Po kështu, pohimi se 95% e mësuesve marrin pjesë aktive në vendimmarrjet e stafit nuk gjen mbështetje si përqindje e veçuar në raport. Sipas raportit TALIS, nivelet e autonomisë dhe vendimmarrjes së mësuesve në Shqipëri janë pranë mesatares së OECD. Raporti nuk paraqet asnjë tregues të vetëm 95% për “pjesëmarrje aktive në vendimmarrje”.

Renditja mes 55 sistemeve

Ministrja e përdori pjesëmarrjen e Shqipërisë në TALIS dhe rezultatet e mira në disa indikatorë për të folur për një “renditje dinjitoze” mes 55 sistemeve arsimore. Por TALIS, si anketë vetë-raportimesh, nuk prodhon klasifikime të tipit “top-listë” ; ai paraqet shpërndarje dhe dallime statistikisht domethënëse për indikatorë të veçantë. Shqipëria është një nga 55 sistemet pjesëmarrëse, jo “ndër vendet e para” sipas një renditjeje zyrtare të OECD-së.

Pagat

Në fjalimin e saj, Ministrja u ndal te paga duke theksuar se ky studim është realizuar përpara rritjes së pagave të mësuesve. Megjithatë, ajo nuk përmendi një të dhënë themelore të TALIS: vetëm 36% e mësuesve në Shqipëri shprehen të kënaqur me pagën e tyre, çka e pozicionon vendin nën mesataren e OECD. Fjalimi i ministres, njësoj si ai i Kryeministrit, anashkalon tri sfida që vetë mësuesit i identifikojnë në raportin TALIS: vetëm 36% janë të kënaqur me pagën; 43% e konsiderojnë shumë të shtrenjtë koston e trajnimeve; dhe ndër ata që nuk përdorin AI, 69% thonë se pengesa është mungesa e infrastrukturës në shkollë.

Si Rama ashtu edhe Kumbaro  propaganduan shifrat më optimiste të raportit edhe ato të nxjerra jashtë kontekstit./faktoje

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë