POLITIKE

"Tani ne ecim të sigurt drejt fitores përfundimtare"/ Berisha: Kjo betejë ishte më e vështira që një opozitë ka bërë ndonjëherë

E.D Përditësimi i fundit 15 Tetor 2024, 14:04
"Tani ne ecim të sigurt drejt fitores përfundimtare"/
Sali Berisha

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha është shprehur ditën e sotme se beteja e fundit është beteja më e vështirë që ka bërë opozita shqiptare ndonjëherë. Gjithashtu Berisha tha se opozita tani po ecën e sigurtë drejt fitores përfundimtare në zgjedhjet e ardhshme. Më tej Berisha u shpreh se ata që ndërmorën grushtin e shtetit në një vend anëtar të NATO-s, do u mbetet turpi i historisë.

"Ndodhi ajo që asnjë nga ne nuk e imagjinonim. Qeveria shqiptare me mafien më të rrezikshme të Xhorxh Sorosit, u angazhuan në një aksion puçist, në një grusht të vërtetë shteti kundër demokracisë në Shqipëri. Them grusht shteti, normalisht grushtet e shtetit bëhen për të përmbysur qeveritë, por në Shqipëri dhe ndonjë vend tjetër ka ndodhur që janë bërë për të përmbysur opozitat. Për t’i shndërruar ato në kukulla. Për t’i kontrolluar ato për qëllime, për të ndihmuar qeverinë apo qëllime të tjera. Por një vend kurrë, siç e dimë ne që përjetuam diktaturën, sovranitet i brendshëm nuk ekziston pa opozitë të vërtetë.

Në këtë kontekst, ju miqtë e mi, mbështetësit e mi të dashur, në një akt heroik do të thosha, me një besim të palëkundur, u ngritët absolutisht që të gjithë pa përjashtim pro-amerikanë, por përsëri Amerika është e madhe, për ju dhe për mua, e vërteta është më e madhe. Kështu që nuk mund të pajtoheshit ju me individë të korruptuar të papërgjegjshëm që ju rikujtonin barin e Enver Hoxhës. Nuk mund të pajtoheshit ju me ata që bënin persekutorin publik në një vend tjetër. U ngritët në ora 2 të mëngjesit, siç e thotë miku im.

Reaguat, reaguam për të mbrojtur interesat më jetike të këtij vendi, për të mbrojtur pluralizmin politik, për të mbrojtur demokracinë. Kjo betejë ishte më e vështira që një opozitë ka bërë ndonjëherë në Europë, por edhe më e suksesshmja. Ne e fituam betejën tonë, ne ecim të sigurt drejt fitores përfundimtare. Kurse atyre që ndërmorën grushtin e shtetit në një vend anëtar të NATO-s, do u mbetet turpi i historisë. Shqipëria do ngrihet përsëri. Ju me mbështetjen tuaj u shndërruat në shtyllën kryesore energjie dhe frymëzimi për mbarë shqiptarët në rrugën e tyre drejt demokracisë, lirisë, prosperitetit, integrimit. Edhe njëherë, mirënjohja më e pakufishme ndaj jush. Ndjehem shumë krenar me mbështetjen e secilit prej jush," tha Berisha.

sali berisha

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë