POLITIKE

"Tarifat e studentëve janë më të lartat në Europë"/ Berisha: Do të dyfishojmë rrogat e arsimtarëve dhe buxhetin për arsimin

E.D Përditësimi i fundit 29 Janar 2025, 18:24
"Tarifat e studentëve janë më të lartat në
Sali Berisha

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, gjatë prezantimit të programit të qeverisjes për arsimin dhe shkencën u shpreh se do të dyfishohen rrogat e arsimtarëve shqiptarë, si dhe do të dyfishohet buxheti për Arsimin. Sipas tij nëse bëhet një llogaritje mes tarifave dhe të ardhurave, në Shqipëri rezulton se studentët paguajnë tarifat më të larta në Europë. Më tej Lideri i opozitës u shpreh se Shqipërinë, absolutisht do ta shdnërrojnë në një model të vërtetë rajonal dhe më gjerë për sistemin e saj arsimor.

"U caktuan tarifat më të larta në Europë për universitetet, më të lartat. Sot, tarifën më të lartë e kanë universitetet britanike dhe holandeze, pas tyre. Po në qoftë se, proporcionojmë rrogat e qytetarëve të Britanisë së Madhe dhe të Mbretërisë së Holandës me rrogat e shqiptarëve, ju garantoj se tarifat e studentëve në Shqipëri dalin më të larta se të tyre. Dhe pa proporcionim, janë më të larta se të çdo vendi tjetër në Europë. Ky ishte një vrapim drejt injorancës, drejt së shkuarës, drejt korrupsionit. Ishte një arritje e madhe, e jashtëzakonshme pranimi mbi procedura totalisht transparente. Përmbysën çdo gjë, por ne nuk duhet të rrimë.

Tani, të rreshtojmë librin e zi të arsimit që do shkruhet për ta. Por, ne duhet të paraqesim programin konkret real, me të cilin do të tranformojmë arsimin shqiptar. Në kohën e transformimit digjital, levë e Arkimedit për transformimin e arsimit tonë do të jetë transformimi digjital, aplikimi i të gjitha teknologjive më të reja. Vetëm në këtë mënyrë, vetëm duke e vendosur këtë sistem në orbitën e transformimit teknologjik, ne do e transformojmë atë me shpejtësi. Dhe kjo, përbën një inkurajim të madh për ne.

Se, kur e sheh ku kemi rënë, me të drejtë i thua vetes: si do dalim ne? Si do ngjitemi ne? Si do kapim ne kohën? Asnjë rrugë tjetër dhe mundësi nuk ka, përveç transformimit digjital të sistemit tonë arsimor. Aplikimit, vendosjes së tij në shtyllat e teknologjisë së sotme më bashkëkohore. Reve, të dhënave të mëdha, inteligjenca artificiale, internetit. Ndaj dhe ne, jemi shumë të inkurajuar nga këto zhvillime. Shqipërinë, absolutisht do ta shdnërrojmë në një model të vërtetë rajonal dhe më gjerë për sistemin e saj arsimor.

Sigurisht, kjo kërkon investime. Por ne, jem itë vendosur të dyfishojmë buxhetin për arsimin. Ne, jemi të vendosur të dyfishojmë rrogat e arsimtarëve. Ne jemi të vendosur, pavarësisht nga çmimi, të aplikojmë dhe të zbatojmë teknologjitë më të fundit. Transformimi i arsimit tonë, do të bazohet në transformimin digjital të këtij sistemi," tha Berisha. 

sali berisha

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë