Kalaja: Policët ose banditët që arrestojnë të rinj janë njëkohësisht edhe të banka edhe të medreseja
Avokatja Adriana Kalaja ka denoncuar gjatë emisionit 'Kafe shqeto' në Syri tv edhe nja shkelje flagrante të ligjit nga polici që ësht...
Avokatja Adriana Kalaja ka denoncuar gjatë emisionit 'Kafe shqeto' në Syri tv edhe nja shkelje flagrante të ligjit nga polici që ësht...
Ish-zëvendëskryeministrja Belinda Balluku është paraqitur këtë të martë në ambientet e Prokurorisë s...
I ftuar në emisionin ‘Kafe Shqeto’ në Syri TV, pedagogu Gjok Vuksani ka akuzuar kryeministrin Edi Rama për gjuhën fyese ndaj s...
Kryeministri Edi Rama po zhvillon një takim me drejtuesit e gjimnazeve, në një kohë kur protestat në Tiranë vijojnë prej di...
Sindikata e Punonjësve të Policisë së Shtetit ka ndërhyrë për të zgjidhur situatën e krijuar me efektivët e ...
Të rinjtë mbledhur fillimisht tek Ministria e Arsimit më pas u shpërndanë në rrugët kryesore që të çojn&eu...
Në Tiranë vijon protesta e studentëve në ditën e shtatë. Të rinjtë fillimisht u mblodhën përpara Ministris&e...
Kërcënimet ndaj protestuesve dhe akuzat për ndërhyrje të huaja nga Kryeministri ngrenë shqetësime për legjitimimin dhe...
Sindikata e Punonjësve të Universiteteve të Shqipërisë (SPUSH) i është bashkuar reagimeve ndaj dhunës policore ndaj st...
Protestat në Tiranë vijojnë me përplasje mes demonstruesve dhe policisë së rendit, shkruan BBC. Nxënësit e shkollave t...
SHBA - Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, do të vendosë 25 për qind tarifë ndaj importeve nga Kanadaja dhe Meksika, dhe 10 për qind tarifë ndaj mallrave nga Kina nga kjo e shtunë, njoftoi Shtëpia e Bardhë të premten.
Trumpi ka kohë që kërcënon me vendosjen e tarifave për të siguruar bashkëpunim më të madh nga këto vende për parandalimin e imigracionit të jashtëligjshëm dhe kontrabandës me kimikate të përdorura për fentanil.
Ai është zotuar gjithashtu se do t’i përdorë tarifat për ta rritur prodhimin vendës dhe për t’i shtuar të hyrat për qeverinë federale.
"Duke filluar nga nesër, këto tarifa do të hyjnë në fuqi", u tha gazetarëve të premten zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Karoline Leavitt.
"Këto janë premtime të bëra dhe të mbajtura nga presidenti", shtoi ajo.
Tarifat sjellin si rreziqe politike ashtu edhe ekonomike për Trumpin, i cili e mori mandatin e tij të dytë para vetëm dy javëve.
Shumë votues e mbështetën Trumpin pas premtimit të tij për ta ulur inflacionin, por tarifat mund të çojnë në rritje të çmimeve dhe t’i prishin sektorët e energjisë, automjeteve, drurit dhe bujqësisë, raporton Associated Press.
Trump kishte thënë se po shqyrtonte përjashtime për importet e naftës nga Kanadaja dhe Meksika, por Leavitt tha se nuk ka informacion për një vendim të mundshëm të presidentit mbi përjashtimet.
Sipas Administratës së Informacionit mbi Energjinë, SHBA-ja importoi gati 4.6 milionë fuçi nafte në ditë nga Kanadaja në tetor dhe 563.000 fuçi nga Meksika. Ndërkohë, prodhimi i brendshëm i SHBA-së gjatë atij muaji ishte mesatarisht 13.5 milionë fuçi në ditë.
Trump ka deklaruar më parë se një tarifë prej 10 për qind ndaj importeve kineze do të shtohej mbi taksat e tjera ekzistuese për produktet nga Kina.
Kanadaja dhe Meksika kanë paralajmëruar se janë të përgatitura të vendosin tarifa hakmarrëse nëse është e nevojshme, gjë që mund të shkaktojë konflikt më të gjerë tregtar dhe, sipas analizave ekonomike, mund të dëmtojë rritjen ekonomike dhe ta përshpejtojë inflacionin.
Kryeministri kanadez Justin Trudeau tha të premten se Kanadaja është gati të përgjigjet nëse Trump zbaton tarifat, por nuk dha hollësi.
"E kemi gati një përgjigje – një kundërpërgjigje të qëllimshme, të fuqishme, por të arsyeshme dhe të menjëhershme". tha ai. "Nuk është ajo që duam, por nëse ai vepron, edhe ne do të veprojmë".
Presidentja meksikane Claudia Sheinbaum tha të premten se Meksika ka mbajtur dialog me ekipin e Trump edhe para se ai të kthehej në Shtëpinë e Bardhë, por theksoi se vendi ka "Plan A, Plan B dhe Plan C" për të reaguar ndaj çdo vendimi të SHBA-së.
Një studim i këtij muaji nga Warwick McKibbin dhe Marcus Noland i Institutit Peterson për Ekonominë Ndërkombëtare arriti në përfundim se tarifa prej 25 për qind ndaj Kanadasë dhe Meksikës dhe ajo prej 10 për qind ndaj Kinës "do t’i dëmtojnë të gjitha ekonomitë e përfshira, përfshirë edhe atë të SHBA-së".
Për Meksikën, thotë studimi, "një tarifë prej 25 për qind do të ishte katastrofike"./REL
Ilir Meta TIRANË - Partia e Lirisë njofton se do të mbajë Konventën e saj në Tiranë, 100 ditë pas arrestimit të...
Ilirjan Celibashi TIRANË - Kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, ka ndarë disa udhëzime në l...
TIRANA- Ambasadori i Bashkimit Europian në Shqipëri, Silvio Gonzato, ka reaguar pasi Këshilli Drejtues i RTSH vendosi pezullimin...
KOSOVA- Miroslav Lajçak ka përfunduar zyrtarisht mandatin pas thuajse 5 vitesh si i dërguari i BE-së për dialogun Kosovë-...
Edi Rama TIRANË - Kryeministri Edi Rama, gjatë fjalës së tij në prezantimin e platformës "Plug and Play", është nda...
Belind Këlliçi TIRANË- Drejtuesi politik i PD për Tiranën, Belind Këlliçi, përveç protestës s&...
Edi Rama TIRANË - Kryeministri Edi Rama, ishte i pranishëm këtë të premte në eventin që po zhvillohet te Piramida, ku po...
TIRANA- Komisioneri Qendror i Zgjedhjeve në seancën e sotme shqyrtoi veprimtaritë publike të 13 institucioneve për periudhë...
TIRANA- Prokuroria e Posaçme ka reaguar pas akuzave të Partisë së Lirisë për ndalimin e eurodeputetit Fredi Beleri dhe kr...
Oerd Bylykbashi TIRANË - Nënkryetari i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi dhe Drejtuesi i Partisë për Korçën, Ivi Ka...