POLITIKE

Taulant Muka: Në qoftë se ka njerëz që sot duhet të burgosen, janë ata që janë në pushtet

Piranjat Përditësimi i fundit 20 Tetor 2026, 13:08

Taulant Muka: Në qoftë se ka njerëz që sot duhet të

Sindikata e universiteteve ka shpallur bojkotin dhe grevën, duke i hapur rrugë çdo pedagogu dhe studenti t'i bashkohet protestave masive pa asnjë pengesë ligjore. 

Gjatë një prononcimi, akademiku dhe protestuesi Taulant Muka ka lëshuar deklarata të forta, duke lënë pas paralajmërimet e kreut të qeverisë. 

Sipas tij, kryeministri duhet të izolohet dhe të marrë kujdes të shtuar mjekësor, pasi nuk është më në kushtet e duhura për të drejtuar vendin. Në një apel të hapur ndaj organeve të drejtësisë, ai deklaroi se ata që duhet të burgosen janë zyrtarët aktualë në pushtet.

Akuza të drejtpërdrejta u lëshuan ndaj figurave të larta politike si Erion Veliaj, Ogerta Manastirliu, Evis Kushi, Taulant Balla dhe Ulsi Manja, të cilët u etiketuan nga protestuesi si "hajdutë intelektualë" që kanë shkatërruar dijen dhe kapacitetet e vendit.

Muka: Duket se ka shpresë në këtë vend. Ka edhe një lajm shumë pozitiv nga sindikata e universiteteve që ligjërisht, institucionalisht ka shpallur bojkotin, grevën, që thotë që çdo pedagog, çdo student tashmë është i lirë të vijë në protestë. Nuk ka asnjë pengesë ligjore, pavarësisht kërcënimeve të kryeministrit.

Dhe kryeministri i vendit, me një mesazh shumë të shkurtër, ka për detyrë të shkojë, të shtrohet, të izolohet, të marrë kujdes të shtuar mjekësor, se kjo rini ka nevojë për normalitet, kjo shoqëri ka nevojë për normalitet, dhe nuk ka nevojë më për njerëz që nuk janë më në kushtet e duhura për të drejtuar vendin.

Po çfarë do të ndodhë me skenarët që janë parë përgjatë kësaj jave që ka qenë më e dhunshme dhe me goditje, me gaz lotsjellës edhe me, nga ana e studentëve dhe të rinjve që kanë përdorur gurë për t'u kundërpërgjigjur. Nuk do të vijojë më ky skenar apo do të jetë thjesht një marshim paqësor siç është parë sot dhe nga sindikata?

Muka: Unë nuk jam organizator, unë jam një protestues, një akademik, një studiues që gjithmonë kur ka protesta të të rinjve unë bashkohem. Unë di që dhuna më e madhe është dhuna e shtetit. Dhuna më e madhe është kur shikon ato pamje që shteti i godet, policia i godet të rinjtë me shkop gome dhe i lë aty në mes të rrugëve, dhe jo të kujdeset dhe ta mbrojë atë të ri.

Dhunë është kur ti ulesh tek Parku Rinia dhe të vjen policia dhe të rrezikon jetën. Kjo është dhunë, nuk ka dhunë studentore. Ajo dhuna e studentëve nuk është asgjë me dhunën 36 vjeçare sistematike që i ka bërë ky shtet rinisë, që i ka bërë mësuesve, që i ka bërë pedagogëve, që i ka bërë arsimit, që i ka bërë shëndetësisë, që i ka bërë ligjit.

Në qoftë se ka njerëz që sot duhet të burgosen, janë ata që janë në pushtet. Le të shkojë policia te Erion Veliaj, le të shkojë te Ogerta Manastirliu, le të shkojë te Evis Kushi, te Taulant Balla, te Ulsi Manja. Të gjithë hajdutë intelektualë që kanë shkatërruar dijen dhe çdo kapacitet në këtë vend.

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë