POLITIKE

"Të bëjmë të pamundurën që të fitojmë më 11 maj!" Berisha fton të përndjekurit: Hartoni programin tuaj dhe ne do e zbatojmë!

M.B. Përditësimi i fundit 18 Janar 2025, 11:55

"Të bëjmë të pamundurën që të

TIRANA- Kreu i Partisë Demokratike zhvilloi sot një takim me drejtuesit e Departamenteve të ish-të Përndjekurve Politikë pranë të PD-së. Berisha ftoi të përndjekurit që të hartonin programin e tyre duke premtuar se me të ardhur në pushtet, PD-do ta zbatojë atë. Ai shtoi se së bashku duhet të bëjnë të pamundurën që Partia Demokratike të fitojë më 11 maj.

"Problemi juaj, pa diskutim janë një seri masash që janë ndërmarrë, por dimensionet e plota, vetëm tani mund të jenë njohur plotësisht me dokumentacione, me histori dhe me çdo gjë. Ndaj dhe ju do përgatisni një program të ri, unë kam besim të plotë se ju do keni vlerësimet më objektive në parashtrimet tuaja dhe PD do ta ketë atë pjesë të programit qeverisës. Edhe njëherë, nuk mund të ketë paqe sociale, nuk mund të ketë shoqëri të drejtë, pa dëmshpërblyer të përndjekurit politikë dhe pronarët", tha Berisha.

Pjesë nga fjala e Berishës:

Problemi juaj, pa diskutim janë një seri masash që janë ndërmarrë, por dimensionet e plota, vetëm tani mund të jenë njohur plotësisht me dokumentacione, me histori dhe me çdo gjë. Ndaj dhe ju do përgatisni një program të ri, unë kam besim të plotë se ju do keni vlerësimet më objektive në parashtrimet tuaja dhe PD do ta ketë atë pjesë të programit qeverisës. Edhe njëherë, nuk mund të ketë paqe sociale, nuk mund të ketë shoqëri të drejtë, pa dëmshpërblyer të përndjekurit politikë dhe pronarët. E dyta, ju jeni një shtresë që vuajtët dhe rezistuat në një diktaturë, por vendi de facto ka rënë në një diktaturë tjetër sot, jo si ajo që përjetuat ju dhe përjetoi Shqipëria. Por sot ka një diktaturë, ku njëlloj si në të parën, të gjitha pushtetet janë në duart e një njeriu. Sot, ka një diktaturë në të cilën huazohen metoda të diktaturës tjetër, që kaluam. Sot, një deputet, djalë i ri, vetëm pse guxoi të përballet me dy klanet më të rrezikshme mafioze të vendit, klanin Rama dhe klanin Xhafaj, ai festoi ditëlindjen pardje në burgun e Fierit, Ervin Salianji.

Pse denoncoi në parlament trafiqet që bënte Gerond Xhafa. Dhe po të mos e denonconte, ai nuk do përfaqësonte qytetarët shqiptarë. I bëri detyrën dhe sot është në burg. Kryetari i një partie tjetër është në burg Ilir Meta. Pasi e zvarritën në mes të rrugës dhe e goditën si person nën hetim, pa akuzë. Kështu vepronte vetëm diktatura staliniste. Edhe ajo ndiqte disa rregulla, kurse ky nuk ndjek asnjë rregull. Po u rikujtoj këtu se një studiues i madh, historian që ka studiuar diktaturat, formën më të keqe midis të gjithë diktaturave quan këtë që kemi ne sot, diktaturën e bandës. Më e keqe se nazistja, më e keqe se komunistja, më e keqe se teokratikja. Se kjo nuk ka asnjë rregull. Këtu rregullin e bën banda. Shkon ti për të marrë leje sipas ligjit, kot e ke, drejtoresha e përgjithshme e lejeve është përfaqësuese e bandës më të rrezikshme, e merituar prej tyre me Edi Ramën.

U thashë, nuk ishte kështu. Këto forma nuk ekzistonin në diktaturën tjetër. Ajo kishte karakter ideologjik. Por për të marrë një leje për të ndërtuar shtëpinë tënde, e merrje ose në lokalitet, ose në komitet ekzekutiv, kurse sot po nuk e firmosi Edi Rama, leje nuk ka. Dhe po nuk kaloi tek kjo zonja e bandave, leje nuk ka. Dhe ai del e thotë se babai im, xhelat, qëndroi në anën e drejtë të historisë. Pra bën apoleogjinë e plotë të asaj diktaturë që gjoja e luftoi, për të justifikuar këtë diktaturë.
Kjo diktaturë, nëse keni lexuar rezolutat e fundit të partive të qendrës së djathtë, ata i kanë bërë përcaktimin më të vërtetë, një sipërmarrje e përbashkët krim dhe pushtet, ky është realiteti. Kjo diktaturë ka shndërruar zgjedhjet në fasadë, ndaj dhe kërkohet nga çdo qytetar liridashës, nga të gjithë ata që kanë sakrifikuar për liri, të angazhohen me të gjithë fuqinë e tyre kundër saj. Por një gjë, në rrafshin e identitetit kombëtar dhe të kombit në tërësi, këtë që i ka bërë regjimi i Edi Ramës kombit shqiptar në 10 vite, nuk ia ka bërë asnjë diktaturë, asnjë pushtim në asnjë kohë.

Që nga koha e Dushanit gjer sot. Vetëm në hapësirën e BE, në zonën e Shengenit, statistika e fundit e Eurostat thotë se janë larguar nga viti 2014 gjer sot 1 milion e 99 mijë shqiptarë. Nuk ka dramë më të madhe se sa të bëhemi dëshmitarë të shuarjes para syve tanë të kombit tonë. A e merrni me mend, me Edi Ramën në pushtet, këta 1 milionë që kanë ikur, do marrin brenda 7-8 viteve edhe 1 milion të tjerë për t’i nxjerrë nga kthetrat e saj. Pra, ky është një proces absolutisht për ekzistencën ose mosekzistencën e kombit, kjo betejë. Pra, ne jemi në fushatë elektorale, kërkohet që të bëjmë të pamundurën në mënyrë që me 11 maj të ndajmë Shqipërinë nga kjo e keqe e madhe që e ka ngërthyer. Ta nxjerrim Shqipërinë nga kthetrat e këtij regjimi që bazohet në drogë, në vjedhjen e shqiptarëve dhe krimin. Shqipëria është përgjysmuar. U garantoj se ato rezultate të censusit janë gënjeshtra. Në Shqipëri sot mund të ketë më pak shqiptarë se në Kosovë. Kjo është e vërteta. Vendi po tretet para syve tanë.

pd

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë