POLITIKE

"Të flasësh kundër Dumanit është si të hapësh gropën për veten!" Gazetari: Erion Veliaj dhe sulmi ndaj prokurorit Ols Dado

M.B. Përditësimi i fundit 24 Shkurt 2025, 10:27

"Të flasësh kundër Dumanit është si të

TIRANA- Gazetari Flamur Vezaj ka bërë një postim në rrjetet sociale ku ka analizuar sulmin e kryebashkiakut Erion Veliaj ndaj prokurorit Ols Dado. Vezaj shkruan se në maj 2024 Veliaj dilte në skenë, para SPAK-ut dhe tregonte sa profesionistë, të ndershëm dhe të pavarur ishin hetuesit e prokurorët që e pyetën. 

Gazetari shtion se si me magji, sapo u arrestua, Veliaj pati një “moment reflektimi nga qelia” dhe papritmas prokurorët nuk qenkëshin më profesionistë e të ndershëm. Ai analizon pse Veliaj sulmon publikisht në deklaratat e tij prokurorin Ols Dado dhe jo kryeprokurorin e SPAK Altin Dumani.

"Po çfarë i ndodhi Erionit? A mos ndoshta e zuri dielli shumë gjatë duke promovuar vetveten?! Dhe, siç ndodh në çdo skenar të mirë menduar, Veliaj sulmon Ols Dadon! Jo Altin Dumanin, që është po aq pjesë e dosjes, por Dadon. Epo, kjo ka kuptim, apo jo? Dumani ka “njohjet e duhura” ose, akoma më keq për Veliajn, ai ka besimin e publikut. Dhe Veliaj e di shumë mirë që të sulmosh Dumanin është si të hapësh gropën për veten, gjë që ai zakonisht ia lë të tjerëve ta bëjnë për të", shkruan Vezaj. 

POSTIMI:

Erion Veliaj dhe sulmi ndaj prokurorit Ols Dado

Sulmet e përditshme ndaj prokurorit Ols Dado po bëhen për arsye “shumë të llogjikshme”! E mbani mend muajin Maj? Kur Erion Veliaj, kryetari i Bashkisë së Tiranës, dilte në skenë, para SPAK-ut e jo vetëm, e na tregonte sa profesionistë, të ndershëm dhe të pavarur ishin hetuesit e prokurorët që e pyetën? Madje, u bë koleg me ata dhe mbështetësi i madh i tyre:

“…Mos t’i përgojojmë, mos të bëjmë rolin e prokurorit e gjyqtarit, se është një institucion serioz dhe për së mbari, një investim i rëndësishëm për Shqipërinë”, – thoshte ai, duke nëkuptuar fjalorin e Metës dhe Berishës që “shanin” prokurorin Altin Dumani.

Por, si me magji, sapo u arrestua, Veliaj pati një “moment reflektimi nga qelia” dhe papritmas prokurorët nuk qenkëshin më profesionistë e të ndershëm! Kush do ta kishte menduar?! Nga një njeri që shante Metën dhe Berishën, u kthye në një kopje të vogël e të shëmtuar të tyre. Po çfarë i ndodhi Erionit? A mos ndoshta e zuri dielli shumë gjatë duke promovuar vetveten?!
Dhe, siç ndodh në çdo skenar të mirë menduar, Veliaj sulmon Ols Dadon! Jo Altin Dumanin, që është po aq pjesë e dosjes, por Dadon. Epo, kjo ka kuptim, apo jo? Dumani ka “njohjet e duhura” ose, akoma më keq për Veliajn, ai ka besimin e publikut. Dhe Veliaj e di shumë mirë që të sulmosh Dumanin është si të hapësh gropën për veten, gjë që ai zakonisht ia lë të tjerëve ta bëjnë për të.

Dhe me çfarë justifikimi po sulmon Dadon? Ah, sepse Dado kishte kërkuar një leje ndërtimi, të cilën Bashkia (pra, Veliaj vetë) ia kishte miratuar, sepse plotësonte kriteret. Por tani, ky qenka “faji i madh” i Dados! Me logjikën brilante të Veliajt, prokurorët duhet të ndjekin “rregullat e vjetra”: merr një leje ndërtimi, bëhu borxhli, dhe pastaj mos guxo të ngresh akuza kundër kryebashkiakut tënd të dashur! Se ndryshe, ja ku vjen hakmarrja politike me “rregullat e reja rilindase”!

Për ta bërë edhe më interesante, Veliaj ka nisur një fushatë për të bindur militantët e tij se ai nuk ka bërë asnjë shkelje ligjore dhe se sulmi i Dados ndaj tij, është thjesht “personal”. Po sigurisht! Pse të merremi me faktet, kur mund të bëjmë një spektakël propagandistik, duke sulmuar prokurorin dhe shpresuar që askush të mos shohë provat?!

Por ja pyetja e madhe: përse Veliaj nuk merret me Dumanin, që është po aq prokuror sa Dado? Ah, sepse e di që asnjëri prej tyre nuk ka vendosur masën e sigurimit, por Gjykata. Po ç’rëndësi ka kjo? Kur mund të shpikësh një fabul të bukur për të hutuar publikun!

Dhe sa qesharake është të sulmosh Dadon për faktin që dikur donte të bëhej violinist apo ka qenë noter?! Veliaj, po ti? Mos vallë ke harruar që dikur shisje fiq dhe bëje propagandë me G99? Apo ajo diploma e universitetit tënd ende ka mbetur mister për publikun?

Dhe, sa për kujtesë, në kohët e “zeza” të reformës së vjetër, prokurorët e përgjithshëm emëronin shokët e tyre, siç ndodhi me Ina Ramën dhe Ols Dadon. Por Veliaj, si një kampion i reformës së re, bëri të njëjtën gjë kur e bëri Naureda Llagamin anëtare të Këshillit të Lartë Gjyqësor e kryetare të këtij këshilli! E tani, do ta “zgjedh” edhe si anëtare të Gjykatës Kushtetuese! Ah, po, Veliajt i lejohet gjithçka, ndërsa të tjerët janë të korruptuar, apo jo?

Në fund të fundit, ndoshta më mirë do të ishte që Veliaj të mblidhte ndonjë provë për të provuar pafajësinë e tij (edhe pse e dimë që kjo është goxha e vështirë), në vend që të harxhonte frymën duke sulmuar vetëm një prokuror. Sepse, siç thuhet, faktet janë kokëforta dhe, më herët apo më vonë, edhe propaganda më e sofistikuar nuk do të mund t’i mbulojë më.

flamur vezaj

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë