POLITIKE

"Të përbashkohemi rreth një aleance", Berisha: Mesazhi më i rëndësishëm që duhet dhënë është bashkimi!

n.f Përditësimi i fundit 11 Qershor 2024, 21:22
"Të përbashkohemi rreth një aleance", Berisha: Mesazhi
Berisha

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka mbajtur fjalën e tij si çdo mbrëmje para mbështetësve. Gjatë fjalës së tij Berisha ka shprehur entuziazimin për vendimin e marrë sot nga Gjykata e Apelit për vulën e PD-së.

Berisha u bëri thirrje demokratëve që të jenë të bashkuar pasi sipas tij kontributi i secilit është i vyer. Ai më tej shtoi se mesazhi më i rëndësishëm që duhet dhënë është bashkimi.

"Por miqtë e mi, të mos kemi keqkuptime. Beteja vazhdon. Narkoshteti nuk donte që ne të merrnim këtë flamur sot. Edi Rama sonte flet me vete, nuk fle.Prandaj betejat më të nxehta, ne i kemi para. Dhe sot mesazhi më i rëndësishëm që duhet dhënë dhe që duhet të japim çdo ditë është vetëm një: bashkim, bashkim, bashkim!

Demokrate e demokratë, sot nuk ka më parti me vulë, parti pa vulë. Sot nuk ka më PD të vërtetë, PD të pavërtetë. Sot ka vetëm një Parti Demokratike, e bashkuar rreth flamurit të saj, flamurit të lirisë, flamurit të fitores. Sot ka vetëm një opozitë të bashkuar. Një parti uragan i pamposhtur opozitar që do sjellë rotacionin dhe do ta shkatërrojë narkoshtetin e Edi Ramës, ashtu siç Edi Rama tentoi të shkatërrojë flamurin tonë!

I bëj thirrje pra edhe njëherë, atyre atyre demokratëve që ende nuk na janë bashkuar. Kontributi i secilit është i vyer. Investimi i tyre kurrë nuk mohohet. Në protestën madhështore të 20 shkurtit, ne e vërtetuam se të bashkuar në diversitet, është formula ynë fituese. Ndaj mos hezitoni të na bashkoheni sa më shpejt. Ju mirëpresim!

I bëj thirrje çdo opozitari që nuk është pjesë e Partisë Demokratike. Opozitarëve të vjetër dhe atyre të rinjve. Partive të mëdha dhe atyre të vogla. Nëse jeni kundër Edi Ramës. Nëse jeni kundër narkoshtetit. Nëse jeni kundër inceneratorëve. Kundër vjedhjeve 100%. Kundër krimit. Dhe mbi të gjitha kundër shpopullimit. Atëherë t’i bashkojmë forcat. Mund të mos jeni me Partinë Demokratike, por pa Partinë Demokratike nuk e rrëzoni dot Ramën. Prandaj dyert tona janë të hapura për çdo opozitar të vërtetë," tha ai.

Berisha u bëri thirrje demokratëve të përbashkohen rreth këtij flamuri dhe në një aleancë historike shqiptare ndërsa shtoi se së bashkë do shpëtojnë Shqipërinë.

"Dhe i bëj thirrje çdo shqiptari. Partia Demokratike qëndroi për të vërtetën. Ajo po rikthehet. Nëse jeni pro familjes. Nëse jeni për paga të dyfishuara. Nëse jeni për dinjitetin e shqiptarëve.
Nëse jeni për interesin kombëtar. Nëse jeni për demokracinë. Atëherë ky është flamuri juaj. Ky është flamuri i fitores që do ta shembë narkoshtetin.

Prandaj ju ftoj të përbashkohemi rreth tij dhe në një aleancë historike shqiptare, bashkë të shpëtojmë Shqipërinë.Për ta mbyllur, edhe njëherë një falenderim dhe mirënjohje e pakufishme për gjithë demokratët që nisën lëvizjen me Kuvendin e 11 dhjetorit. Nje falenderim për foltoret.
Një falenderim për qëndresën tuaj në Rrugën e Shpresës, qëndrestare dhe qëndrestarë të pamposhtur.

Një falenderim që Rithemelimin e kthyet në një histori suksesi. Një falenderim për këtë faqe të re që shkruajtët në historinë e demokracisë së Shqipërisë. Rrofshi ju! Rroftë Partia Demokratike! Rroftë flamuri blu! Rroftë Shqipëria!" tha Berisha.

berisha pd

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë