POLITIKE

Teliti: Buxheti 2026, 600 milionë euro më shumë nga xhepat tanë, zero përmirësim për qytetarët

Piranjat Përditësimi i fundit 20 Nëntor 2025, 17:47

Teliti: Buxheti 2026, 600 milionë euro më shumë nga xhepat

Në një intervistë me moderatorin Edvin Parruca në SYRI TV, nënkryetari i Këshillit Bashkiak të Tiranës dhe eksperti i ekonomisë, Dorian Teliti, kritikoi ashpër Bashkinë e Tiranës dhe qeverinë për mënyrën se si po menaxhohen financat publike dhe buxheti i vitit 2026.

Teliti tha se ndryshimet e miratuara një ditë më parë në Këshillin Bashkiak nuk përmbanin asnjë përmirësim për qytetarët, por ishin “thjesht rregullime të brendshme”. Ai theksoi se Bashkia e Tiranës ka rritur në mënyrë të pashpjegueshme administratën, duke e fryrë 2.5 herë në 10 vite, ndërsa sot shpenzon më shumë për paga sesa për investime. Sipas tij, kjo ndodh ndërsa Tirana renditet e fundit në raportin e Numbeo-s për cilësinë e jetesës në 37 kryeqytete europiane.

Teliti: Do e kërkojmë prapë se detyra jonë kjo është. Të flasim dhe të prezantojmë platformën tonë, amendamentet normalisht, kjo gjë do të ndodhi në dhjetor kur të prezantohet paketa buxhetore. Përsa i përket ditës së nesërme ishin thjesht adjustime për nevojat e brendshme të funksionimit të tyre, por atje velo e dështimit dhe tabela e madhe, Bashkia Tiranë, poshtë të jetë një bashki një tjetër që është Bashkia e dështimit, Bashkia e Klientelizmit, Bashkia e korrupsionit, pasi paguhet inceneratori kokërr më kokërr, ndërsa investimet e tjera katër herë më pak.

Diçka skandaloze. Paguhen kokërr më kokërr shpenzimet shpenzimet për paga, investimet jo. Absurditeti më i madh, Bashkia e kryeqytetit ka harxhuar në nëntë muaj më shumë para për paga sesa për investimet për qytetarët.

Absolutisht. Më shumë taksa. Absolutisht. Do paguash më shumë dhe do marrësh më pak.
Shiko, buxhetin, buxheti i 2026-ës, ai që kaloi dje në parim, nuk ka një sektor të vetëm që të adresojë dhe të zgjidhë problematikën. Nuk është një buxhet i cili thotë, unë do zgjidh vitin e ardhshëm problematikat që ka arsimi në Shqipëri. Unë do zgjidh problematikat që ka shëndetësia në Shqipëri, bujqësia, zgjidh një sektor. Ore do zgjidh problematikat që kanë pensionistët. Asnjëra prej tyre.

Arsimi, 2.5% është financuar 2025-ën, të GDP-së, 2.5% do marri dhe vitin 2026. Shëndetësia, 2.9% financohet 2025-ën, 2.9% do të jetë në 2026, identike. Pensionistët, që bëhet kjo zhurmë e madhe që do ketë rritje, s'ka rritje. Nuk ka rritje. Fondi për indeksimin e pensioneve ishte këtë vit 69 milionë euro, vitin e ardhshëm është 70 milionë. Pse është ky ndryshimi 1 milion euro? Se rritet me 28.000 numri i pensionistëve.

Bonusi i pensionistëve që jepet në fund të vitit, që jepet në dhjetor, është 97 milionë euro në vitin 2025, që do ta marrin tash në dhjetor, do ndahet, ai 10.000 lekëshi, 15.000 lekëshi. Vitin tjetër është 3 milionë euro më shumë, 100 milionë euro. Sepse rritet numri i pensionistëve. Po çfarë do bëjë vitin e ardhshëm? S'do ja japi bonusin në fund të vitit 150.000 lekëshin, do do do ta pjesëtojë dhe do bëhet me fasha të ndryshme. Një absurditet total. Pra do paguajmë, do kemi një buxhet vitin e ardhshëm 9.1 miliardë, miliardë euro.

Do shpenzojë qeveria 9.1 miliardë euro buxhet vitin e ardhshëm, që janë paratë tona, taksat tona, do paguajmë, për të pasur të njëjtën gjë që kemi këtë vit. Do paguajmë, do paguajmë vitin e ardhshëm, do marri qeveria 600 milionë euro më shumë nga xhepat tanë, për të na dhënë të njëjtin shërbim që na jep këtë vit. Është skandaloz ky shërbim që kemi këtë vit, skandaloz është.

Është braktisës, braktisës. Por tashmë të braktisur do jemi po ashtu dhe vitin tjetër, por me 600 milionë euro më pak në xhepat tanë se do i marri qeveria me anë të taksave dhe tarifave të ndryshme. Dhe nga ana tjetër çfarë bën? Mirë që na braktis të gjithëve ne. Po shkon bën amnisti për të pandershmit. Shkon t'i thotë dhe atyre që ka bashkëpunuar, atyre që u ka dhënë kontrata. Thotë, keni si biznese, të të cilat keni bërë evazion e gjëra? Po. Të jap të drejtën thotë, rishiko bilancin.

Të fal thotë, të ardhurat, të fal thotë gjobat që ke marrë 10 vite, 10 vite apo apo më herët. Totalisht gjobat. Të fal gjysmat e gjobave thotë, të heq kamatëvonesat e këto, patjetër që po, por dhe gjysmën e gjobës ta fal thotë në qoftë se ti e paguan thotë gjysmën tjetër tashti. Po kush i ka vendosur këto gjoba? Po u thotë atyre të tjerëve që thotë, të tjerëve, në qoftë se ju jeni në procese gjyqësore apo ankimeve, tërhiquni i thotë, nëse doni të përfitoni nga amnistia.

Po një njeri që ka shkuar në proces ankimimi dhe është ka shkuar në gjykatë për ta ndjekur, është sepse është i bindur në drejtësinë e vet. Dhe i është bërë padrejtësi sipas këndvështrimit të vet, nga ana e administratës tatimore apo doganore. Ai i thotë, do të përfitosh thotë? Po. Tërhiqu i thotë. Se ndryshe dalim keq ne që vendosim gjoba. Pra nga ana tjetër nuk i jep asgjë as arsimit, as shëndetësisë, as për shtresat në nevojë. As për, nuk nuk adreson problematikën e madhe të emigrimit. Nuk adreson problematikën e madhe që çdo familje shqiptare nuk po lindin.

Këto para shkojnë, 152 milionë euro Porti i Durrësit, ai port që e kishim.

101 milionë euro këtë vit, paguhen tash, këtë vit 101 milionë euro, edhe 152 vitin e ardhshëm.

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

Me buzëqeshje e revoltë: Gen Z po e dridh pushtetin e Ramës!

Pa numër identifikimi e me shpërblim në xhep: Policët fshihen nga kamera e Piranjave!

Krah për krah për humanizëm: Aktivistët shpëtojnë jetë e mjekojnë uniformat blu!

Studentët kanë të drejtë!

Arroganca e pushtetit përballë krizës: Studentët i thonë "JO" Edi Ramës!

Pedagogët braktisin auditoret e bashkohen me studentët: Ultimatumi për grevë urie!

Trupi i fëmijës është i shenjtë.

Shoqërime masive e presion në shesh: Ish-policët denoncojnë skandalin e uniformave blu!

"Po t'i thyhej këmba fëmijës tuaj?": Piranjat "gozhdojnë" deputetët!

20-vjeçari rrëfen tmerrin që ndodh pas atyre dyerve.

Hiqe atë gur nga dora!

Si parashikoi Rama 13 vite më parë atë që po bën sot?

Gen Z/ Zëri i revoltës që po dridh pushtetin.

Ju lutem kujdes me veprimet, mos e provokoni policinë! ????

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?