POLITIKE

Teliti: Qeveria i ka paguar Beketit miliona euro nga taksat e qytetarëve

Piranjat Përditësimi i fundit 9 Dhjetor 2025, 10:27

Teliti: Qeveria i ka paguar Beketit miliona euro nga taksat e qytetarëve

Nënkryetari i Këshillit Bashkiak të Tiranës, Dorian Teliti, në një intervistë për emisionin “Kafe Shqeto” në Syri TV, foli për faturën e rëndë financiare që, sipas tij, qytetarët shqiptarë po paguajnë si pasojë e çështjes Beketi dhe menaxhimit të saj të gabuar nga qeveria.

Teliti theksoi se dështimi ishte i paralajmëruar që në ditën e parë të procedurës dhe se pasojat ekonomike tashmë kanë arritur përmasa të rënda, duke shkuar deri në 140 milionë euro. Ai solli shembuj konkretë për të ilustruar barrën mbi buxhetin e shtetit dhe familjet shqiptare, si dhe shpjegoi mekanizmin përmes të cilit Albcontrol është mbështetur katër herë me fonde publike për të mbuluar detyrimet e krijuara. Në vështrimin e Telitit, kjo situatë është produkt i një procesi të nisur gabim, të shoqëruar nga presione politike dhe vendimmarrje të papërgjegjshme, ndërsa në fund faturën e paguajnë qytetarët.

Dorian Teliti: Po i merr kokërr më kokërr, një më një. Ai i mori, po i merr dhe do t'i marri deri 1 arkën e fundit. Sepse ky nuk është një dështim, i cili ishte i papritur. Është dështim i paralajmëruar, që ditën e parë. Që ditën e parë, që kur u mor procedura. Atëherë kur u kundërvunë Beketit, u paralajmërua që koston në fund fare do t'i paguajë qeveria, se s'do t'i paguajë, po i paguajmë ne. Nga xhepat tanë. Dhe qeveria na i merr ne, s'do t'i ketë për shërbime, për shkolla, për kopshte, për paga, për pensione e kështu me radhë, 110 milionë euro. Në fund pastaj shtohen kamatë vonesat, shtohen shpenzimet e vendimeve gjyqësore e kështu me radhë dhe shkon deri 130, 140 milionë euro në fund fare. Që janë jo pak para për buxhetin e shtetit.

Në vit, 61.000 familje për ndihmë ekonomike, e di sa marrin? Më pak se 50 milionë euro. 48 milionë euro. Të gjithë familjet në ndihmë ekonomike. Për tre vite, po ta shumëzosh për tre vite bën këtë shumën që do ta marri Beketi. Pra 61.000 familje trajtohen në tre vite me shumën që merr Beketi për një dështim të paralajmëruar, të cilën që ditën e parë të procesit dhe njëherë e ngritëm kambanën e alarmit, nuk na dëgjuan. Dolën pastaj thanë, buxheti i shtetit nuk preket. Ndërkohë që deri më sot buxheti i shtetit është prekur me 100 milionë euro. Ta shpjegojmë në vijim se si është prekur me 100 milionë euro.

Tashi, Albcontroli është SHA. Po. Është shoqëri anonime. Nuk hyn në pjesë në buxhetin e shtetit. Albcontroli duke qenë se ka lidhje me transportin ajror... Janë bllokuar, janë bllokuar llogaritë nga ana e Beketit. Pasi është pronë e shtetit shqiptar në fund fare dhe ai e ka fituar gjyqin ndaj shtetit shqiptar. Pavarësisht se është qeveria apo ndonjë institucion tjetër. Dhe në momentin që u zbrazën arkat dhe llogaritë e Albcontrolit, Albcontroli kishte nevojë për para, për likuiditet.

Në dhjetor të 2021-shit, të 2022-shit, dhjetor 2023-shit, dhjetor 2024-ës dhe me aktin normativ të fundit të para një muaji, janë bërë katër transferta nga buxheti i shtetit drejt Albcontrolit. Që në totalin e tyre shkojnë 100 milionë euro.

Këtë vit ka qenë 30 milionë euro. Pra, ishte 70 milionë euro deri vitin e kaluar, në tre transhe. Ky transhi i fundit ka qenë prej 30 milionë eurosh, 3 miliardë lekë të reja, që i ka kaluar Beketit, që i ka kaluar Albcontrolit, për të plotësuar ato para që i mori Beketi. Nga i mori? Nga buxheti i shtetit u bë transferta. Kush e mbush arkën e buxhetit të shtetit? E mbushin qytetarët, sipërmarrësit, bizneset, ne me taksat, tarifat tona që paguajmë.

Ne humbim. Tashi, dy janë variantet. Ose që në fillim fare është nisur me këmbë të keqe, siç është rasti i Beketit dhe bëj çfarë të duash ti. Merr zyrën më të mirë juridike të botës. Ai rast nuk fitohet sepse janë kapur mesazhet. Siç u kapën mesazhet e Belindës tani? Janë kapur atëherë mesazhet, dolën mesazhet e Erionit, që bënte Lalis, që bënte presione e kështu me radhë, presioneve direkte e kështu me radhë.

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë