POLITIKE

“Tigra prej letre!” Ushtria dhe armët, Tabaku ironi ndaj Ministrisë së Mbrojtjes: 3 mln euro për kompaninë që do të prodhojë dhe shesë municione, 430 mln euro për inceneratorët

M.B. Përditësimi i fundit 24 Korrik 2024, 11:00
“Tigra prej letre!” Ushtria dhe armët, Tabaku ironi ndaj
Jorida Tabaku

TIRANA- Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, kritikoi sot Ministrinë e Mbrojtjes në lidhje me propozimin ligjor për krijimin e kompanisë së prodhimit të muncioneve. Tabaku e vlerësoi nismën për prodhimin e armëve që realisht është diçka që mund të ketë efekt pozitiv në ushtrinë shqiptare dhe buxhetin e shtetit. Por deputetja ngriti disa pikëpyetje në lidhje me sigurinë kombëtare dhe aksionet e kompanisë.

Tabaku u shpreh skeptike në lidhje me shifrën e 3 mln eurove që do jetë për të financuar këtë kompani. Ajo ironizoi vendimin e qeverisë që, sipas saj, jep kontrata 430 mln euro për inceneratorët, por kur vjen puna për një kompani që do sjellë përfitime monetare vlera e kompanisë është 3 mln euro. 

Fjala e plotë e Jorida Tabakut:

Ju e keni quajtur kompaninë KAYO dhe dihet që Shqipëria ka prodhuar municione në kohën e regjimit komunist por prej 30 vitesh është lënë në harresë. Kjo do të thotë që ushtria ka prona dhe asete fizike. Ne jetojmë në një realitet tjetër dhe Shqipëria ëhtë vend i anëtar i NATO që do të thotë ka disa detyrime për të përmbushur edhe në fushën e prodhimit dhe shitjes së armëve. Me sa kam lexuar dhe kam parë ne nuk jemi vendi i parë që prodhojmë armë në botë, ka shoqëri të tjera dhe histori me kompani që prodhojnë armë në botë. Duke qenë se prodhimi armëve futet dhe në realitetin e sigurisë kombëtare, shoh që nu kemi një bashkërendim të detyrimeve që kjo kompani do ketë ndaj shtetit dhe institucioneve të tjera. Projektligji fokusohet tek ngritja e një kompanie dhe jo modalitet e operimit ndonëse prodhimi municioneve lidhet me sigurinë kombëtare.

Po ashtu shoh që ka një mungesë të qartë të formës së pronësisë, pasi ne nuk e dimë se si do të përfshihen aksionerët privatë derisa kompania planifikohet të jetë sh.a? si do e siguroni ju mosprekjen e sigurisë kombëtare në blerjen e aksioneve të kësaj kompanie? Në relacionin e shkruar është diskutuar me disa toka që do të kalojnë në pronësi të shoqërisë mirëpo disa kohë më prë zëvendës ministri i mbrojtjes diskutoi për një plan që shpërndarja e aseteve të ushtrisë po diskutohet me NATO; a është i përfunduar ky plan i shpërndarjes së aseteve të ushtrisë? A kemi informacion për të gjitha pronat e ushtrisë si do të përdoren? Mos harrojmë që çështja e pronave të ushtrisë është një temë e nxehtë e debatueshme për sa i përket koncesionimit dhe dhënies në përdorim të tyre.

A mund të dimë nëse keni vendosur prona strategjike, ku janë këto asete? U përmendën disa vende si Gramshi, Poliçani dhe disa asete të tjera që u diskutuan por na duhet një përgjigje e qartë.

Ministria foli për një vlerë 3 mln euro për nisjen e rrugëtimit të kompanisë. Nga sa kam parë dhe me çfarë kam marë informacione, shifra prej 3 mln eurosh për të operuar në këtë sektor është shumë e vogël ose për të bërë asgjë. Ndërkohë që qeveria ka kontrata koncesionare me vlerë 430 mln euro, ndërkohë që shifra që ju vendosni është shumë e vogël për t’u marrë me këtë çështje. Prandaj kam disa pyetje shtesë edhe për këtë. A mund të kemi informacion se si është përcaktuar vlera 3 mln euro? Si do të përdoret kjo vlerë 3 mln euro për të mbuluar kostot e kompanisë?

Sa janë kostot që keni përllogaritur për financim që do shkojnë për përgatitjen e “terrenit” dmth infrastrukturës bazë për operimin e kompanisë? Sa është kosto për studime, përgatitje rregullative, vendosje të procedurave standarte të veprimit dhe krijimit të një baze operacionesh për personalein? Sa janë kostot për punësimin e stafit manaxherial dh mbështetës të kompanisë? Sa janë kostot e infrastrukturës bazë për nisjen e punës në atë sektor? Cili sektor i prodhimit të municioneve do të fokusohet kompnia shtetërore KAYO? A do jetë e fokusuar në prodhimin e armëve të lehta apo municioneve të rënda?

Sipas përllogaritjeve tuaja sa do jetë fitimi vjetor i kësaj kompanie? A ka ekonomi shkalle? A ka plan biznesi? Sa është kthimi nga investimi?

Në projektligj është përcaktuar që KAYO do jetë një kompani sh.a dhe me një buxhet 3 mln USD që nuk duket se del për të financuar sa çduhet gjithë sa kërkon. Por gjithsesi fakti që është sh.a dmth që dikush tjetër mund të kërkojë blerjen e aksioneve.

Në rastin e një blerësi potencial sa aksione maksimale do ketë shteti? Përse mungon përcaktimi 51% në ligj?
Në rastin se shteti do jetë krijuesi i shoqërisë me 100% aksione dhe me prona shtetërore në shërbim të KAYO si do futet një privat për të blerë aksione? Si do jetë formula e hyrjes? A nuk do ishte më mirë sikur qeveria shqiptare ta kishte tërësisht në pronësi shtetërore dhe jo sh.a? Ne nuk jemi këtu për të mbështetur tigra prej letre!

jorida tabaku

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë