POLITIKE

"Tipari i tyre kryesor ishte shfarosja"/ Berisha: Enver Hoxha riprodhoi në Shqipëri kampet naziste të përqendrimit

b.z Përditësimi i fundit 15 Janar 2025, 20:34
"Tipari i tyre kryesor ishte shfarosja"/ Berisha: Enver Hoxha
Sali Berisha

TIRANË -Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka marrë pjesë këtë pasdite në promovimin e Librit "Kampeve të Internimit nën hijen e Tomorrit". Gjatë fjalës së tij për të pranishmit Berisha ka përmendur kalvarin e vuatjeve të shqiptarëve ndër breza, që nga koha e Enver Hoxhës, ndërsa ka përgëzuar autorin e librit që sipas tij është një kontribut i madh në njohjen e së kaluarës.

Berisha shton se kjo letërsi që promovohet sot është letërsia që u mëson shqiptarëve për kalvarin që ata përjetuan si asnjë komb tjetër në Europë pas lufte.

Pjesë nga fjala e Berishës:

I dashur Simon, të dashur miq!
Para së gjithash dua të falënderoj me shumë respekt, nderim dhe mirënjohje Simon Mirakën për këtë vepër kushtuar njërës prej periudhave më dramatike të historisë sonë kombëtare, kushtuar kalvarit më të egër që shqiptarët njohën pas Luftës së Dytë Botërore, kushtuar qëndresës dhe shpirtit të pamposhtur të elitës tonë kombëtare. Simon Miraka, familja Miraka janë një familje ndër më të njohurat, më atdhetaret në veriun e Shqipërisë.


Vendosja e pushtimit komunist më 28 nëntor të vitit 1944, e vërteta, zëvendësimi i një pushtimi të huaj me një pushtim barbar të brendshëm, u shoqërua me dekapitimin e elitës kombëtare shqiptare, përfshi dhe një numër të konsiderueshëm të tyre, që kishin luftuar me armë në dorë pushtuesin e huaj. Enver Hoxha riprodhoi në Shqipëri kampet naziste të përqendrimit. Kampet e përqendrimit kishin një tipar kryesor, shfarosjen. Ato kampe duhet të shfarosnin personat që ndryheshin në to.

Nuk e fshehu Enver Hoxha këtë. Në të vetmen që ka qenë i sinqertë, i ka quajtur kamp përqendrimi dhe OKB, me angazhimin direkt të Sekretarit të Shtetit britanik ka rezoluta për kampet e përqendrimit në Shqipëri.
Kampe, në të cilat varroseshin të gjallë njerëz. Kampe, në të cilat për të përmbysur misionin e tyre, shfarosjen, nuk kursenin asnjë gjë. Këto kampe u ngritën nga Kamza, Lezha dhe gjer në jug. Por Vloçishti dhe Tepelena ishin dy më mizoret.
Aq sa çnjerëzore është barbaria në këto kampe, aq e madhërishme është qëndresa e të internuarve në këto kampe, e atyre burrave dhe grave, të cilët bënë gjithçka për të ruajtur dinjitetin e tyre. Për të ruajtur dinjitetin e familjes së tyre.

Ky libër i Simon Mirakës, i serisë ‘Rrno për me tregue’, është një kontribut i madh në njohjen e këtij kaluari. Rreshtohet tashmë krahas kryeveprave të tjera siç është trilogjia e Fatbardha Saraçit, një apoteozë e vërtetë kushtuar gruas shqiptare.
Nuk gjendet kund në letërsi një vepër e dytë si ajo, në të cilën të hymnizohet qëndresa e nënës dhe gruas shqiptare në këto kampe. Simoni e ka përshkruar më vërtetësi të mëdha këtë kalvar.

Ky kalvar është i përshkruar në vepra të tjera nga një seri personalitetesh që vuajtën. Por kjo letërsi mbushi gjithashtu, ose ngriti një monument, i cili nuk ekzistonte në letërsinë tonë. Letrat shqipe në shtatin e Prokustit, e fshehën, e injoruan tërësisht këtë dimension. Ndaj dhe ne të gjithë duhet të jemi mirënjohës të pakufishëm Simonit, Pjetër Arbonit, Maks Velos, Kasoruhos, Fatos Lubonjës, Fatbardha Saraçit dhe shumë të tjerë, të cilët ngritën këtë monument.
Një monument i të vërtetave shqiptare. Në qoftë se letërsia socialiste ishte monument i mashtrimit, i falsifikimit, i glorifikimit të të keqes, kjo letërsi është letërsia që u mëson shqiptarëve për kaluarin që ata përjetuan si asnjë komb tjetër në Europë pas lufte.

sali berisha

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë