Kellici
TIRANË- Anëtari i Kryesisë së PD-së, Belind Këlliçi për mes një postimi në llogarinë e tij në "Facebook" ka reaguar në lidhje me indeksin e cilësisë së jëtës. Këlliçi shkruan se Tirana renditet e fundit, e 74 në Europë për kryeqytetet, sipas indeksit të Cilësisë së Jetës përpiluar nga Numbeo, duke lënë pas në listën totale me 75 qytete në Europë vetëm qytetin rus Novosibirsk.
Ai më tej shkruan se kjo është arritja më e fundit e kreut të Grupit të Strukturuar Kriminal 5D është shpallja e Tiranës si kryeqyteti Evropian i ndotjes dhe cilësisë së ulët të jetesës. Këlliçi më tej shkruan se me siguri pronari faktik i inceneratorit Tiranë do organizojë një koncert me vlerë qindra mijra euro, për ta festuar këtë arritje madhore.
Reagimi:
Arritja më e fundit e kreut të Grupit të Strukturuar Kriminal 5D është shpallja e Tiranës si kryeqyteti Evropian i ndotjes dhe cilësisë së ulët të jetesës! Tirana renditet e fundit (74) në Europë për kryeqytetet, sipas indeksit të Cilësisë së Jetës përpiluar nga Numbeo, duke lënë pas në listën totale me 75 qytete në Europë vetëm qytetin rus Novosibirsk. Kryeqyteti shqiptar ka marrë një vlerësim total 98.5 pikë (sa më i ulët aq më keq), duke hyrë tek qytetet ku cilësia e jetës është e ulët. Elementi më negativ që penalizon kryeqytetin shqiptar është ndotja, që konsiderohet si shumë e lartë, në vendin e dytë, duke lënë pas vetëm qytetin rus të Novosibirsk.
Çmimet e larta të pronave, në raport me të ardhurat janë një tjetër element që ul kryeqytetin në renditje. Tirana vlerësohet si e 13-a më e shtrenjta nga 72 qytete, në raportin e çmimit ndaj të ardhurave. I matur sipas fuqisë blerëse, një apartament në kryeqytet kushton më shumë se në Munih, Romë, Athinë, Londër, Vjenë, Berlin.
Me siguri pronari faktik i inceneratorit Tiranë do organizojë një koncert me vlerë qindra mijra euro, për ta festuar këtë arritje madhore. Mediat e inceneratorëve do mbushin kronikat, faqet e para dhe emisionet e mbrëmjes me lajme madhështore nga kjo arritje e kryehajdutit të Tiranës!
tirana cilesia e jetes kellici
Artikuj te sugjeruar
r.ll
POLITIKE
29 Korrik11:49
"Berisha i burgosur politik", Argita Malltezi: Po mbahet në arrest me argumentin e rrezikut të ikjes, hetimi pasuror ndaj tij ka 4 vjet që nisur
argita malltezi
TIRANË- Argita Malltezi, vajza e liderit të opozitës, Sali Berishës ka organizuar një konferencë për me...
r.ll
POLITIKE
29 Korrik11:34
Kritika për deputetët dhe sqarimi i vendimeve të marra në Kongres, zbardhen detaje nga diskutimet në mbledhjen e kryesisë së PS
edi rama
TIRANË- Paraditen e sotme grupi parlamentar i Partisë Socialise ka zhvilluar një mbledhje të kryesisë. Mbledhja vjen nj&e...
r.ll
POLITIKE
29 Korrik10:53
"Rama po bën çmos të mos ketë surpriza zgjedhore", Kathimerini: Beleri nuk po lirohet që të mos bëjë fushatë në Himarë për Gjikurinë
fredi beleri
GREQI- Media greke "Kathimerini" ka shkruar një artikull për ish-kryebashkiakun e zgjedhur të Himarës, Fredi Belerin dhe ...
r.ll
POLITIKE
29 Korrik10:23
Kërkon lirimin me kusht/ Shtyhet seanca për Fredi Belerin, shkak mungesa e dokumentacionit
fredi beleri
FIER- Është shtyrë seanca në Gjykatën e Fierit për Fredi Belerin, i cili ka kërkuar lirimin me kusht nga q...
r.ll
POLITIKE
29 Korrik10:10
Kërkon lirimin me kusht, mbahet në gjykatën e Fierit seanca për Fredi Belerin
fredi beleri
FIER- Në Gjykatën e Fierit mbahet sot seanca për Fredi Belerin, i cili ka kërkuar lirim me kusht. Beleri ka mbërritu...
r.ll
POLITIKE
29 Korrik09:30
Ndryshimet në qeveri/ Shtyhet për nesër seanca e posaçme plenare për betimin e ministrave të rinj dhe kryetares së Kuvendit
kuvendi
TIRANË- Është shtyrë për nesër seanca e posaçme plenare për ndryshimet në qeveri. Deputetët so...
r.ll
POLITIKE
29 Korrik08:04
Largimet dhe emërimet e reja në qeveri, mbahet sot në Kuvendë seancë e jashtëzakonshme plenare
kuvendi
TIRANË- Pasditen e sotme në orën 18:00 do të mbahet seancë e jashtëzakonshme plenare. Kjo seancë plenare d...
n.f
POLITIKE
28 Korrik22:13
Berisha: Piro kokaina u emërua ministër Mbrojtje, sepse Sinaloa kërkon të sjellë në portet tona, nëndetëset e drogës
Berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka mbajtur edhe mbrëmjen e sotme fjalimin e tij para mbështetësve t&...
n.f
POLITIKE
28 Korrik21:32
Berisha: Linda e parlamentit dhe Ermonela u flakën vetëm për shkak të debateve të forta të opozitës kundër Edi Ramës dhe Olsi Ramës
Berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka mbajtur edhe mbrëmjen e sotme fjalimin e tij para mbështetësve t&...
n.f
POLITIKE
28 Korrik21:30
Berisha: Edi Rama volli vrer nda opozitës njëlloj sikur aty të ishte ulur Spiro Koleka, daja i tij biologjik apo Kristaqi që firmoste varjen e disidentëve
Berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka mbajtur edhe mbrëmjen e sotme fjalimin e tij para mbështetësve t&...