POLITIKE

Titujt nuk i kontrollon vetëm lali Eri

Piranjat Përditësimi i fundit 6 Qershor 2023, 10:31

Titujt nuk i kontrollon vetëm lali Eri

Nga Emiljano Kaziaj

Në një takim me kryetarët e (ri)zgjedhur të Bashkive për Tiranën, si pjesë e turit të falenderimeve, Kyeministri u shpreh se ‘…boll e kemi përkëdhelur lali Erin, në kuptimin e mirë të fjalës se mos na del ndonjë titull kështu padashje, megjithëse lali Eri i kontrollon titujt dhe s'ka problem…' (deklarata mund të shihet këtu, duke filluar nga min 4:28). Kjo dekalaratë ngërthen në vete disa kuptime që ia vlen të zbërthehen për të treguar marrëdhënien e kryeministrit (qeverisë) me median në Shqipëri. Duke përdorur teknikën e thjeshtë të analizës së diskursit- që rreket të analizojë kuptime të mundshme të një teksti, duke marrë parasysh kontekstin ku është bërë deklarata- do të mundohem të paraqes një reflektim mbi marrëdhënien e kryeministrit dhe medias në Shqipëri, siç del nga kjo deklaratë.

Çfarë përbën lajm? Me anë të frazës ‘…se mos na del ndonjë titull…' kryeministri supozon se çfarë mund të raportojnë mediat nga ty takim. Sipas tij mediat mund të fokusohen në artikuj për marrëdhënien e tij me kryetarin e Bashkisë së Tiranës, siç edhe ndodhi në disa raste. Ky është një supozim i informuar i kryeministrit duke marrë parasysh logjikën e të bërit lajm në Shqipëri, ku mediat i japin përparësi gjithnjë e më shumë një lloj raportimi spektakli i cili fokusohet tek raportimi për individë të politikës si personazhe të botës së argëtimit. Ky lloj raportimi është në interes të qeverisë pasi duke u fokusuar tek spektakli, lehtësisht mund të hiqet vëmendja nga përgjegjësia e llogaridhënies.

Nga ana tjetër, kryeministri nuk është se thjesht po supozon se si mediat do të raportojë, por ai edhe po u sugjeron mediave se çfarë të raportojnë. Edhe kjo sjellje është një formë kontrolli e tërthortë. Kjo e reflekton dëshirën e kryeministrit për të pasur një raportim spektakli dhe pa kërkesë llogaridhënie.

Kryeministri e di që lajmet kontrollohen. Duke pohuar qartësisht se lali Eri i kontrollon lajmet, kryeministri po pranon se ky është tashmë një fenomen i njohur për të dhe gjithë të tjerët. Mjafton kjo deklaratë për të treguar se censura ndaj medias në Shqipëri është një fenomen që nuk e shqetëson kryeministrin. Nga ana tjetër, duke e vënë përgjegjësinë e kësaj sjelljeje vetëm mbi lali Erin, kryeministri po mundohet të heqë përgjegjësinë nga vetja apo qeveria. Por, mjafton vetëm fakti që Kryeministri pohon në një takim publik që lajmet kontrollohen dhe e sjell këtë si arritje dhe jo si kritikë, për të kuptuar se kjo është diçka e pranueshme në qeverisje, në të gjitha nivelet.

Kryeministri inkurajon kontrollin e lajmeve. Ky është një takim me kryetarët e zgjedhur të Bashkive për zonën e Tiranës. Duke komplimentuar publikisht lali Erin për faktin se i kontrollon titujt dhe nuk ka problem, kryeministri në një farë forme po u jep mesazh gjithë të tjerëve se kjo është një qasje e dëshiruar për të dhe qeverinë e tij. Ai po këshillon të sapozgjedhurit mbi recetën e suksesit të tyre për marrëdhënien me mediat. Ai gjithashtu po u jep një mesazh edhe mediave edhe qytetarëve të pranishëm në takim, duke u munduar të normalizojë fenomenin e censurës ndaj medias dhe të përforcojë idenë se kontrolli ndaj lajmeve jo vetëm që nuk është problem, por është çelës në suksesin e qeverisjes.

Përpara dy ditësh (3.6.2023), në një nga hapësirat online të raportimeve[1], lexova një artikull që sillte një perspektivë interesante të mënyrës se si funksionon komunikimi në politikën e jashtme dhe të brendshme në Shqipëri. Ditën tjetër, vura re se artikulli ishte zhdukur nga faqja dhe nuk gjendej më në hapësirën online. Duke qenë se artikulli u referohej disa komunikimeve që u bënë publike nga një grup hackerash dhe për të cilat prokuroria i ka ndaluar mediat që të raportojnë, kjo mund të jetë arsyeja e zhdukjes së artikullit, edhe pse artikulli në fjalë nuk publikonte të dhëna të nxjerra nga hackerat dhe nuk i referohej asnjë burimi online ku këto të dhëna mund të gjendeshin. Kjo për të treguar se censura në media mund të marrë shumë forma, nga ato informale tek ato të ligjëruara.

Kur kryeministri i një vendi nuk dënon censurën ndaj medias, por e inkurajon atë si qasje të preferueshme dhe komplimenton publikisht këdo që e zbaton në mënyrë të suksesshme, atëherë është shumë e lehtë për çdo lloj censure të normalizohet dhe ligjërohet.

[1] Artikulli me autor Arjan Shahinin publikar tek

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë