POLITIKE

Topalli, takime me shqiptarët në Venecia: Keni mundësinë të ndikoni drejtpërdrejt në ndryshimin e qeverisë dhe zhvillimin e Shqipërisë

M.B. Përditësimi i fundit 24 Dhjetor 2024, 10:52

Topalli, takime me shqiptarët në Venecia: Keni mundësinë

VENECIA- E deleguara politike e Partisë Demokratike për Diasporën Jozefina Topalli ka zhvilluar takime me shqiptarët në Venecia të Italisë. Topalli thotë se kur emigrantët përfshihen në procesin zgjedhor, politika fillon të marrë më shumë parasysh problematikat dhe mundësitë e diasporës, duke përfshirë kontributet ekonomike që ata sjellin.

Sipas saj, shumë prej tyre kanë eksperienca të vyera, ide dhe mjete për të kontribuar në zhvillimin ekonomik të Shqipërisë. Ajo shton se një votë e dhënë me zgjuarsi nga diaspora mund të mbështesë politika që krijojnë terrene të mira për investime dhe zhvillim ekonomik.

Topalli tha se Shqipëria ka nevojë për emigrantët, jo vetëm për remitancat e tyre, jo vetëm për kontributin kulturor, por për mendjen, shpirtin dhe përkushtimin e tyre.

POSTIMI:

Takim ne Mestre/ Venezia/ italy 

Faleminderit te gjithe bashkepatrioteve , qe u bashkuan ne takimin,qe zhvluam dje. “Votimi i diasporës nuk është thjesht një mundësi për të ndikuar në vendimet e mëdha; është një lidhje që e bën çdo shqiptar të ndjejë se zëri i tij ka fuqi, kudo që të jetë.” Fjalim për takimin me shqiptarët në Venecia Të dashur bashkatdhetarë, motra e vëllezër,

Është një ndjesi e veçantë të jem sot mes jush, në këtë qytet të bukur ku shumë prej jush keni ndërtuar jetën tuaj, larg Shqipërisë, por asnjëherë larg rrënjëve dhe dashurisë për atdheun. Kur ju shikoj këtu, nuk shoh vetëm bashkatdhetarë – shoh histori sakrificash, suksesi dhe një lidhje të pathyeshme me tokën tonë amtare. Kam dëgjuar shpesh nga njerëz të diasporës një fjali që tingëllon njësoj, qoftë në Venecia, New York, apo Londër: “Shqipëria është gjithmonë në zemrën tonë.”

Por a nuk është e vërtetë që kjo zemër nganjëherë ndien mall dhe dhimbje? Dhimbje për ato rrugë ku jemi rritur, për shtëpitë e dikurshme, për njerëzit që lamë pas. Ju jeni larguar për një jetë më të mirë, për t’i ofruar familjeve tuaja mundësi dhe siguri që, për fat të keq, nuk mund t’i gjeni në Shqipëri. Megjithatë, kudo që keni shkuar, ju keni qenë ambasadorët më të mirë të Shqipërisë. Sa herë që dëgjoj për shqiptarë si ju që kanë ndërtuar biznese, kanë ngritur karriera të shkëlqyera, apo kanë dërguar ndihma për familjet në vendlindje, më mbush zemra me krenari. Kengetare, instrumentist apo qindra shqiptarë të tjerë, që shërbejnë si mjekë, inxhinierë, artistë, janë dëshmi e asaj që mund të arrijmë kudo.

Por ndonjëherë, suksesi juaj përzihet me një lloj pasigurie, një pyetje që vazhdon të na ndjekë të gjithëve: A do të mundemi ndonjëherë të bëjmë Shqipërinë të tillë që askush të mos ndihet i detyruar të largohet? A do të vijë dita kur ju do të ndiheni njëlloj të sigurt, ekonomikisht dhe politikisht, në vendin tuaj? Diaspora shqiptare është një pjesë e pandashme e kombit, që ka dhënë kontribut të jashtëzakonshëm ekonomik, social dhe kulturor për vendin. Votimi i diasporës nuk është thjesht një mundësi për të ndikuar në vendimet e mëdha; është një lidhje që e bën çdo shqiptar të ndjejë se zëri i tij ka fuqi, kudo që të jete. Shqiptarët jashtë atdheut tani kane mundësinë të ndikojnë drejtpërdrejt në vendimet politike , me ndryshomon e qeverise dhe zhvillimin e Shqipërisë.

Kur emigrantët përfshihen në procesin zgjedhor, politika fillon të marrë më shumë parasysh problematikat dhe mundësitë e diasporës, duke përfshirë kontributet ekonomike që ata sjellin. Shumë prej tyre kanë eksperienca të vyera, ide dhe mjete për të kontribuar në zhvillimin ekonomik të Shqipërisë. Një votë e dhënë me zgjuarsi nga diaspora mund të mbështesë politika që krijojnë terrene të mira për investime dhe zhvillim ekonomik Më lejoni ta mbyll me këto fjalë: Shqipëria ka nevojë për ju – jo vetëm për remitancat tuaja, jo vetëm për kontributin tuaj kulturor, por për mendjen, shpirtin dhe përkushtimin tuaj. Bashkë mund ta bëjmë Shqipërinë një vend më të mirë, një atdhe që meriton krenarinë e secilit shqiptar, kudo që të ndodhet.

Ekonomikisht, vota e emigrantëve nuk është thjesht një e drejtë, por edhe një mundësi e artë për të ndihmuar në rimëkëmbjen dhe zhvillimin e Shqipërisë. Kjo e drejtë mund të sjellë jo vetëm ndikim politik, por edhe një angazhim të thelluar ekonomik që shkon përtej remitancave, duke përfshirë investime, dije dhe energji të reja për zhvillim të qëndrueshëm. Ju falënderoj nga zemra dhe jam e sigurt që së bashku mund ta realizojmë këtë ëndërr të madhe. Faleminderit! 

partia demokratike

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë