POLITIKE

Tre rezolutat/ Berisha: Mbështetja, detyrim madhor për ne, për të përmbushur misioni tonë, ndarjen e Shqipërisë nga kjo diktaturë

I.A Përditësimi i fundit 8 Dhjetor 2024, 20:31

Tre rezolutat/ Berisha: Mbështetja, detyrim madhor për ne, për

TIRANË- Lideri i opozitës, Sali Berisha u ndal edhe te tre rezolutat ndërkombëtare, CDI, PPE dhe IDU, ku Edi Rama cilësohet narkodiktator. Sipas Berishës në rezoluta thuhet se Rama përdor drejtësinë për të sulmuar drejtuesit e opozitës.

"Po pse u ndala në këto, përsëri. Nëqoftëse ju lexoni tre rezolutat e fundit që përfshijnë të gjitha forcat politike të qendrës së djathtë në botë, pa përjashtim, ato Shqipërinë e damkosin, narkoshtet, narkodiktaturë, narkoshteti i parë dhe i vetëm në Europë, i rendisin të gjitha tiparet e një diktature, kurse ju këtu, mediat e kontrolluara nga qeveria, nuk dëgjoni kurrë të flasin për diktaturë, nuk flasin për farsën elektorale, por flasin për procese që fiton Edi Rama. Nuk flasin për procese politike, por flasin për drejtësi të pavarur. Nuk flasin për dhunim të kushtetutës, nuk flasin për korrupsionin e Edi Ramës, por flasin për korrupsion të opozitës, sikur është ajo që ka administruar dhe administroi gjatë këtyre viteve 57 miliardë euro. Mund të rreshtojmë shumë gjëra, por gjithçka që u bë për të na mposhtur, dështoi.

Dua të them këtu se një meritë shumë të madhe keni ju të rinjtë, që u rreshtuat ndër të parët në krahun e duhur. Nuk ishte e lehtë ajo. Nuk ishte e lehtë ajo, ajo ishte shumë e vështirë, sepse të gjithë ne së bashku, jo pabaza, me shumë të drejtë e kemi konsideruar dhe e konsiderojmë Amerikën vendin e lirisë. Por e vërteta është se grushti i shtetit që iu bë demokracisë shqiptare, ju bë pikërisht nga vendi i madh i lirisë dhe kjo është një realitet i pamohueshëm, është një akt i turpshëm. Asnjë akt tjetër nuk ka bërë më shumë për lirinë e kombeve të tjera, saç kanë bërë SHBA-të, por duhet thënë se herë pas here kanë kryer dhe grushte shtetit, gjë të cila janë njolla të zeza në historinë e cilitdo që i kryen ato.

Respekti i vullnetit të qytetarëve të vendit është kusht themelore. Tani kërkonin me çdo kusht kësaj partie, që ishte matur me një diktaturë, që kishte përmbysur një diktaturë, ti caktonin kryetarin. Kërkonin me çdo kusht që këtë parti ta kthenin në një aleatë të PS-së, partisë së krimit dhe kjo vetëm e vetëm se e majta ekstreme amerikane kërkonte të shuante forcat konservatore, ose ti mposhte ato. Forca të cilat kudo që janë, qëndrojnë për familjen, patriotizmin, dinjitetin njerëzor, për liritë, që kanë një program shumë të thjeshtë. Duhet të zëvendësoheshin. Këta patën një guxim epik, dëshmuan një guxim në dhjetorin e vitit ’90, edhe ju keni dëshmuar një guxim epik në shtator të vitit 2021 dhe sot ne këtu bashkohemi së bashku më të bindur dhe më të vendosur se kurrë, për ta përcjellë këtë diktaturë.

Për ta përmbysur këtë diktaturë. Jam i vetëdijshëm se sa i vështirë ka qenë ky proces, por sot jemi absolutisht më afër se kurrë realizimit të qëllimit tonë. E patë si ja mbathi diktatori gjakatar sirian, s’dihej se ku ishte. Nuk ka asgjë që mund ti rezistojë mosbindjes civile. Por ne duhet ta vazhdojmë atë. Në një hark kohor një mujor ne kemi kthyer botën me vete. Kjo është e vërteta dhe është e jashtëzakonshme. Por ama ne duhet të kuptojmë, të ndërgjegjësohemi se kjo mbështetje është një detyrim madhor për ne, për të përmbushur misioni tonë; Ndarjen e Shqipërisë nga kjo diktaturë. Koha është shumë e ngjeshur, por në raste se ne shfrytëzojmë çdo orë çdo ditë në këtë betejë, ne do të jemi fitimtar siç ishin këta në vitin ’90. Do të jetë ky revolucioni i dytë demokratik i shqiptarëve, një nga faqet më të ndritura të përpjekjeve të tyre për liri, interes dhe dinjitet njerëzor dhe kombëtar," tha Berisha.

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë