
TIRANA- Kryeministri njëherësh me kryesocialisti Edi Rama ka këshilluar kandidatët e tij për deputetë që të mos i futen rrugës për të kërkuar filmime, rinumërime për votën preferenciale. Në media po qarkullon një mesazh që thuhet se Rama ua ka dërguar socialistëve lidhur me pakënaqësistë për votat individuale.
Në mesazh Rama shkruan se nuk mund të ndalojë askënd të veprojë me kokën e vet, por, duke qenë se këtu në këtë dritare jemi ende një skuadër, thotë ai dhe shprehet se dëshiron të mbeten të tillë, u këshillon të mos i hyhet asaj rruge.
Ai shton se humbja e një gare s’duhet të bëhet shkak për të humbur edhe fytyrën, kur, sipas tij, nuk ka asnjë shans që me gjithë ata sy mbi ekrane, të ketë devijime vote në përmasa që do ta mbushnin hendekun e kujtdoqoftë me ata që kanë dalë fitues.
Mesazhi:
Kam marrë njoftim me trishtim për disa iniciativa individuale, për të kërkuar filmime, rinumërime e ku di unë çfarë tjetër për votën preferenciale!
Natyrisht që s’mund të ndaloj askënd të veprojë me kokën e vet, por, duke qenë se këtu në këtë dritare jemi ende një skuadër – dhe unë dua që kështu të mbetemi – do të këshilloja që të mos i hyhet asaj rruge.
Sepse, së pari, humbja e një gare s’duhet të bëhet shkak për të humbur edhe fytyrën, kur në fakt nuk ka asnjë shans, zero, që me gjithë ata sy mbi ekrane, të ketë devijime vote në përmasa që do ta mbushnin hendekun e kujtdoqoftë me ata që kanë dalë fitues – jo me 10 a 20, por me shumë më tepër vota diferencë nga pasuesit në klasifikim.
Së dyti, kjo do të thotë të hidhet hije mbi njerëzit tanë, që kanë qëndruar pafundësisht nëpër tryeza numërimi, e që nuk e meritojnë kurrkund një hije të tillë dyshimi për kontributin e tyre të madh.
E së fundi, përfytyrojeni vetë se sa keq do të ndjehet kushdo që do t’i hyjë kësaj rruge, duke ushqyer qenerinë mediatike, kur në fund, mali i mbarsur mund të mos pjellë as një mi!
Kush kërkoi pamjet filmike të numërimit të votave nga socialistët?
Kandidatët Partisë Socialiste Blerina Gjylameti, Xhemal Qefalia, dhe Frrok Gjini mësohet se i janë drejtuar me një kërkesë KQZ-së pasi dyshojnë për manipulime të votave brenda listave të partive.
Kërkesa e kandidatëve për deputetë në liste të hapur vjen pasi ata pretendojnë se vota ndaj tyre sipas qarqeve nuk është lexuara drejtë.
Blerina Gjylameti renditet e 23 në listën e PS në Tiranë, ajo ka marrë 6053 vota nga votat preferenciale për deputetë. Nga ana tjetër, Qefalia renditet i 18 në listën e PS-së në Tiranë, ai ka marrë 9822 vota.
ps
Artikuj te sugjeruar
E.D
POLITIKE
19 Maj22:23
"Ne do të vazhdojmë të mbështesim Zelenskyyn..."/ Biseda Trump-Putin, Von der Leyen: Falënderoj presidentin e SHBA për përpjekjet për ta mbajtur të hapur dialogun për Ukrainën
BRUKSEL- Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ka reaguar pas bisedës telefonike Trump-Putin. Von der Leyen u shpreh se se pati nj&eum...
POLITIKE
19 Maj21:32
Rusia dhe SHBA-të bien dakord të vazhdojnë me shkëmbimin e të burgosurve
SHBA- Presidenti rus Vladimir Putin dhe presidenti i SHBA-së Donald Trump kanë rënë dakord të normalizojnë m...
E.D
POLITIKE
19 Maj21:19
"Zarfat nuk kanë ardhur me DHL, por me Postën e Ramës dhe thasët e Taulantit"/ Zhupa: Me zë dhe figurë ja si u shkatërrua vota e diasporës
TIRANË- Drejtuesja politike e Partisë Demokratike për Sarandën, Ina Zhupa, përmes një reagimi ngre alarmin për manipulimin ...
M.B.
POLITIKE
19 Maj21:02
Votat për kandidatë, përfundon numërimi për Lezhën, Diaspora ndryshon rezultatin e kandidatëve të PS-së
LEZHA- Ka përfunduar numërimi i votave të diasporës për kandidatët për qarkun e Lezhës nga ku mësohet k...
E.D
POLITIKE
19 Maj20:57
VIDEOLAJM/ Siguroi mandatin e deputetes, momenti kur Olta Xhaçka përqafon e puth Gjylametin
TIRANË- Ka përfunduar procesi i numërimit të votave të Diasporës, për votën preferenciale të qarkut të ...
M.B.
POLITIKE
19 Maj20:36
Mori mandatin e vetëm nga lista e hapur e PD-ASHM në qarkun Durrës/ Arian Ndoja-qytetarëve: Do të përpiqem të jem zëri juaj
DURRËS- Deputet i zgjedhur i koalicionit PD-ASHM Arian Ndoja ka marrë mandatin e vetëm të fituar nga kjo forcë në listë...
E.D
POLITIKE
19 Maj20:24
Përfundon numërimi i votave preferenciale në Tiranë/ Olta Xhaçka merr mandatin! Gjylameti, Majko, Kodheli e Felaj mbeten jashtë
TIRANË- Ka përfunduar numërimi për votën preferenciale në Qarkun e Tiranës. Olta Xhaçka ka mundur të marrë...
M.B.
POLITIKE
19 Maj19:53
"Në këtë situatë do të duhet ruajtur fytyrën!" Nuk mori asnjë mandat në zgjedhje, Alibeaj: Rezultati im ishte dështim!
TIRANA- Koalicioni "Djathtas për Zhvillim" i Enkelejd Alibeajt dhe Dashamir Shehit nuk moriasnjë mandat nga zgjedhjet e 11 majit. Lidhur m...