POLITIKE

Trump: Kontrolli financiar nga Elon Musk do të zbulojë abuzime në Pentagon

M.B Përditësimi i fundit 9 Shkurt 2025, 20:29

Trump: Kontrolli financiar nga Elon Musk do të zbulojë abuzime në

SHBA- Presidenti i Shteteve të Bashkuara Donald Trump tha se pret që Elon Musk të gjejë shpenzime të panevojshme prej miliarda dollarësh dhe abuzime në Pentagon, në kuadër të një kontrolli financiar që do të drejtohet nga sipërmarrësi amerikan

"Do t'i them së shpejti, ndoshta pas 24 orësh, të shkojë të kontrollojë Departamentin e Arsimit. Më pas do kemi në vëmendje ushtrinë. Të shkojmë në ushtri, t’i bëjmë një kontroll financiar ushtrisë", tha zoti Trump në një intervistë me gazetarin Brett Baier të rrjetit Fox News, një pjesë e së cilës u transmetua të dielën në mëngjes.

"Ne do të gjejmë miliarda, qindra miliona dollarë shpenzime të panevojshme dhe abuzime", tha zoti Trump për departamentin më të madh federal.

Pentagoni ka një buxhet prej afro 1 trilion dollarësh në vit. Në dhjetor, presidenti i atëhershëm Joe Biden nënshkroi një projektligj që autorizonte 895 miliardë dollarë shpenzime për mbrojtjen për vitin fiskal që përfundon më 30 shtator.

Zoti Musk, për të cilin Shtëpia e Bardhë thotë se është një punonjës i posaçëm i qeverisë, është ngarkuar nga zoti Trump për të drejtuar një përpjekje për të tkurrur personelin federal të Shteteve të Bashkuara.

Si pjesë e kësaj nisme, ndihmësit e zotit Musk kanë kërkuar qasje në informacione konfidenciale në sistemet kompjuterike në agjenci të ndryshme qeveritare.

Kritikët thonë se përpjekjet ka të ngjarë të jenë në kundërshtim me ligjin, rrezikojnë ekspozimin e informacionit të klasifikuar dhe në praktikë po shpërbëjnë agjenci të tëra pa miratimin e Kongresit.

Këshilltari i Sigurisë Kombëtare, Mike Waltz, sugjeroi në një intervistë të dielën se proceset e ndërtimit të anijeve të Pentagonit mund të ishin me interes të veçantë për Departamentin e Efikasitetit të Qeverisë.

"Gjithçka atje duket se kushton shumë, merr shumë kohë dhe ka pak dërgesa tek ushtarët. Ne kemi nevojë që udhëheqësit e biznesit të hyjnë atje dhe të reformojnë procesin e blerjes në Pentagon", tha zoti Waltz në një intervistë për "Meet the Press" në rrjetin NBC.

"Ka shumë gjëra që duhen parë në procesin e ndërtimit të anijeve, është rrëmujë totale", shtoi zoti Waltz.

Udhëheqësit nga i gjithë spektri politik kanë kritikuar prej kohësh humbjet dhe jo-efikasitetin në Pentagon. Por demokratët dhe sindikatat e shërbimit civil thonë se Departamentit të Efikasitetit të Qeverisë, të drejtuar nga zoti Musk, i mungon ekspertiza për të ristrukturuar Pentagonin dhe përpjekjet e tyre rrezikojnë të ekspozojnë programe sekrete. Kompanitë e zoti Musk kanë gjithashtu kontrata të mëdha me Pentagonin, gjë që ka ngritur shqetësime të rëndësishme për konfliktin e interesit./ VOA

shba

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë