POLITIKE

U la 2 vite në burg për blerje votash, ekspertët për DW: Beleri s’mund të ushtrojë siç duhet mandatin e eurodeputetit, situata e tij e ndërlikon ushtrimin e funksionit

n.f Përditësimi i fundit 3 Korrik 2024, 08:26
U la 2 vite në burg për blerje votash, ekspertët për DW:
Fredi Beleri

TIRANË- Gjykata e Posaçme e Apelit la në fuqi dënimin me dy vite burg ndaj kryetarit të zgjedhur të bashkisë Himarë, Fredi Beleri. Ekspertët: Situata e Belerit e ndërlikon ushtrimin e funksioneve të tij si eurodeputet.

Në javën e parë të qershorit, kryebashkiaku i zgjedhur i Himarës, Fredi Beleri, u zgjodh deputet i Parlamentit Europian me rreth 237 mijë vota, duke u renditur i katërti në listën me 7 fitues që garuan nën siglën e partisë në pushtet në Greqi, "Demokracia e Re”. Në një situatë të zakonshme, ai do të kishte festuar fitoren politike të radhës. Por arresti e më pas dënimi me dy vite burg për blerje votash në fushatën e zgjedhjeve lokale të një viti më parë në Shqipëri, nuk ia mundësuan këtë. Që nga çasti i prangosjes e në vijimësi, Beleri ka kundërshtuar akuzat që prokuroria ka ngritur ndaj tij, duke e konsideruar këtë një proces politik dhe ka apeluar vendimin. Por edhe Gjykata e Posaçme e Apelit ka vendosur ta lërë në qeli.

Procesi gjyqësor, pengesë për PE

Nisur nga situata gjyqësore në Shqipëri, duket se çështja ndërlikohet kur vjen puna tek ushtrimi i funksioneve të tij si eurodeputet. Për Mechtild Roos, lektore në Universitetin e Augsburgut në Gjermani, eksperte e Studimeve Europiane dhe veçanërisht Parlamentit Europian, Beleri do ta ketë thuajse të pamundur ushtrimin e detyrës si euro-parlamentar.   

"Z.Beleri nuk mund ta ushtrojë siç duhet mandatin e tij, për aq kohë sa është në burg. Ai nuk mund të mbajë fjalime ose të votojë në seancat plenare, në takimet me partinë që përfaqëson apo komisionet. Gjithashtu do ta ketë të vështirë të votohet për ndonjë rol domethënës siç është zëvendëskryetari, raportuesi etj, dhe as nuk mund të marrë ndonjë vend në komitet, çka mund t'i interesojë më së shumti, thjesht sepse nuk është i pranishëm në momentin kur këto rolet shpërndahen brenda anëtarëve të grupit të tij” – thotë Dr.Roos për Deutsche Welle.

Sipas saj, partia që e futi Belerin në listën e kandidatëve, "Demokracia e Re”, është anëtare e Partisë Popullore Europiane në Parlamentin Europian, grupimit më të madh politik në PE, mes të cilëve ka shumë pretendentë për role dhe poste të rëndësishme. "Një eurodeputet në mungesë dhe i dënuar nuk ka thuajse asnjë shans që t'i jepet ndonjë rol apo post domethënës deri në lirimin e tij. Prandaj, në rastin më të mirë ai do të informohet në mënyrë joformale për zhvillimet brenda Parlamentit Europian dhe vetëm pasi të ketë përfunduar dënimin do të mund të ushtrojë siç duhet mandatin e tij – në pikën kur Parlamenti do të jetë në agjendën normale të funksionimit…” – argumenton ekspertja Roos.    


Pse "Demokracia e Re” përzgjodhi një kandidat si Beleri për t'u përfaqësuar në Parlamentin Europian, duke ditur këto ngërçe institucionale të Unionit? 

Për Nikolaos Tzifakis, profesor i Marrëdhënieve Ndërkombëtare në Universitetin e Peloponezit në Greqi, ekspert i BE-së dhe politikës bashkëkohore të Ballkanit Perëndimor, kandidimi i Belerit u bë për disa arsye: "Kandidimi nënkuptonte një lloj fitoreje simbolike në atë çka dukej të ishte një betejë e humbur. Teksa Greqia nuk mund të ndikonte në procedurat gjyqësore në Shqipëri, populli grek ishte në gjendje të jepte mbështetjen e tij morale për Belerin dhe kauzën e tij. Megjithatë, mbetet për t'u parë nëse vendimi i ‘Demokracisë së Re' do t'u shërbejë interesave të banorëve të Himarës, të cilët kanë votëbesuar Belerin si kryebashkiakun e tyre” – thotë Tzifakis për DW. 

Vendimi i formës së prerë dhënë nga Gjykata e Posaçme shqiptare e Apelit "vulosi” qëndrimin në qeli të Belerit deri në tetor, çka nënkupton se ai nuk do të mund të marrë pjesë në seancën e parë plenare të mbajtur në Strazburg në muajin korrik, qytet ku ai s'mund të betohet si eurodeputet por ku ka paditur Shqipërinë në Gjykatën Europiane të të Drejtave të Njeriut, lajm të cilin e ka njoftuar mënjehërë pas vendimit të Apelit.

Beleri nuk ishte i vetmi kandidat për eurodeputet në Parlamentin Europian, që i priste rezultatet pas hekurave. Sipas ekspertes Roos, një rast tjetër dhe – ngjashëm i politizuar – ishte edhe ai i italianes Ilaria Salis, kandidate e "Aleancës së të Gjelbërve dhe të Majtëve”, e burgosur në Hungari për rreth një vit, nën akuzën se kishte sulmuar dy ekstremistë neo-Nazistë. Por në rastin e Salis u apikua lirimi nga qelia pasi Hungaria është shtet anëtar i BE-së dhe në bazë të ligjeve europiane, të zgjedhurit eurodeputet i jep dikujt imunitet ndaj procedimeve ligjore në vendet e tjera të Unionit. 

"Në njëfarë mase, edhe rasti i Eva Kailitështë gjithashtu për t'u marrë në konsideratë kur flasim për pasojat që burgosja e z.Beleri do të ketë në mandatin e tij si eurodeputet: edhe pse Kaili u burgos gjatë kohës që ushtronte mandatin e saj si eurodeputete dhe veprimeve të jashtëligjshme gjatë ushtrimit të këtij mandati, ajo pati shumë pasoja në ushtrimin e mëtejshëm të detyrës, duke iu hequr posti i Zëvendës-Presidentes së Parlamentit Europian dhe mundësia për të marrë pjesë në aktivitetet e përditshme të politikëbërjes në PE” – argumenton Roos. 

Çfarë ndodh më pas mes Shqipërisë dhe Greqisë?

"Nga Beleri pritet që të ndjekë ngushtësisht zhvillimet me Shqipërinë” – thotë eksperti Tzifakis. Sipas tij, nuk ka asgjë të re apo të pazakontë në këtë mes. "Shumë eurodeputetë të tjerë grekë, si për shembull Manolis Kefalogiannis, e kanë ushtruar më parë këtë rol. Pa dyshim që eurodeputetët grekë do të jenë mes mbështetësve të mëdhenj të anëtarësimit të Shqipërisë në BE, nëse Tirana u përmbahet reformave të kërkuara nga BE-ka” – thekson ai. 

Por nëse në lidhje me qasjen e Greqisë ndaj anëtarësimit të Shqipërisë, Tzifakis është optimist, krejt ndryshe është analiza e tij kur flitet mbi marrëdhëniet mes dy vendeve, duke risjellë në vëmendje çështjen e kufirit detar. "Niveli i besimit mes dy vendeve është shumë i ulët. Athina nuk është vetëm e bindur se gjyqet ndaj Belerit ishin të padrejta për shkak të një sërë mospërputhjesh procedurale. Por Greqia është mërzitur gjithashtu nga mungesa e përparimit në referimin e mosmarrëveshjes për demarkacionin e kufijve detarë në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë. Athina dyshon seriozisht në angazhimin e Edi Ramës për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve bilaterale dhe përmirësimin e marrëdhënieve fqinje” – përmbyll analizën e tij Tzifakis./ DW 

fredi beleri eurodeputet

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë