POLITIKE

U largua nga grupi i Bashës pasi Apeli i dha vulën Berishës, Çollaku reagon sërish: Për ata që dje isha "tradhtari" sot jam "heroi" dhe për ata ...

r.ll Përditësimi i fundit 15 Qershor 2024, 11:51
U largua nga grupi i Bashës pasi Apeli i dha vulën Berishës,
kreshnik collaku

TIRANË- Pasi Gjykata e Apelit i dha vulën e partisë zyrtarisht kreut të PD-së, Sali Berishës, deputeti Kreshnik Çollaku ishte emri i dytë që u largua nga grupimi i Lulzim Bashës. 

Përmes një reagimi të dytë në Facebook, Çollaku shkruan: Për ata që dje isha "tradhtari" sot jam "heroi" dhe për ata qe dje isha "hero" sot jam "tradhtari”.

Më tej ai shprehet se kishte premtuar se do të njihte dhe respektonte vendimin e gjykatës, duke theksuar se do t’i qëndrojë fjalës së dhënë. Çollaku deklaroi se pavarësisht se Berisha mori vulën PD është sërish e përçarë, duke shtuar se bashkimi nuk mund të jetë nënshtrim.

Ai u bëri thirrje kolegëve të tij demokratë që nëse kanë ide e propozime “të hapim një dialog ose debat me cdo pale per kete çështje, qe e konsideroj jetike per te ardhmen e PD dhe te Opozitës ne Shqipëri.”

POSTIMI: 

Qe ne fillim te konfliktit brenda PD, pavarësisht shkalles dhe formës së përkeqësimit te tij, pavarësisht bindjes dhe mbështetjes time ndaj njërës pale apo tjetrës ..,ne çdo situate, ne çdo pozicion, ne çdo kohe ,kam kërkuar vetëm një gjë, Bashkim te demokrateve, kam bere thirrje për te shmangur përçarjen e me keq, ndarjen e PD.

Për këto qëndrime, ne kohe te ndryshme disa me quanin “hero, qendrestare, demokrate i vërtetë”..,disa te tjerë “peng, i shitur, tradhtar”.

Ne mënyrë tragjikomike, për disa qe mbajnë modelin enverist te ndarjes se botes, rolet u ndërruan.

Për ata qe dje isha “tradhtari” sot jam “heroi”, dhe për ata qe dje isha “hero” sot jam “tradhtari”.

Ne fakt unë nuk jam tradhtari por nuk jam as heroi, jam një 19 vjeçar i 1990 qe nuk dua te shoh te gjunjëzuar ne 2024, PD qe ne atë kohe themeluam me aq shprese.

Sot ka një realitet te ri e te ndryshëm ne PD.

Kontesti gjyqësor qe patëm dha nje verdikt. Ne te gjithë patëm premtuar se do ta njohim e respektojmë.

Unë jam nder ata qe dje, kam bere këtë premtim.

Sot jam një njeri qe po i qëndroj fjalës se dhëne.

Si cdo kohe dhe sot mendoj se PD per te qene fituese duhet te jete e Bashkuar.

Mendoj po ashtu se sot PD eshte e ndare.

Bashkimi nuk mund te jete Nenshtrim.

A mundet PD, te mbaje brenda vetes mendimin apo qendrimin ndryshe ?

A mundet PD te mbaje brenda te njëjtës sigel apo flamur, individe apo grupe qe mendojne ndryshe,qe bejne Disidence individuale apo te organizuar  ndaj lidershipit zyrtar ?

Une kam idene dhe propozimin tim, te cilin shpejt do ta bej publike.

Miqte e kolege te tjere nxis nese kane te bejne te tyret e te hapim një dialog ose debat me cdo pale per kete çështje, qe e konsideroj jetike per te ardhmen e PD dhe te Opozitës ne Shqipëri.

kreshnik collaku pd

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë