POLITIKE

U raportua se u nda nga jeta, Artan Lame ndodhet në koma cerebrale dhe ende në jetë!

M.B. Përditësimi i fundit 22 Maj 2025, 21:48

U raportua se u nda nga jeta, Artan Lame ndodhet në koma cerebrale dhe ende

TIRANA- Ditën e sotme u dha lajmi se ish-kreu i Kadastrës Artan Lame ishte ndarë nga jeta, por në mbrëmje ky lajm është përgënjeshtruar nga gazetari Blendi Fevziu në nisje të emisionit të tij dhe nga avokati Genc Gjokutaj me anë të një postimi në rrjetet sociale. Fevziu deklaroi se Lame është ende në jetë dhe ndodhet në koma cerebrale. Gjithashtu ai u shpreh se ky lajm është një kërkesë e familjes së tij, që një gjë që nuk ka ndodhur të mos bëhet fakt i kryer ndërsa shtoi se Lame ndodhet në gjendje të vështirë shëndetësore.

“Kam një anonçim të shkurtër, që është padyshim një nga anonçimet më të vështirë që do të bëj ndoshta edhe në të gjithë jetën time. Një nga miqtë e mi personal, një nga njerëzit që jam i bindur e ka dashur Shqipërinë dhe historinë e saj më shumë se shumë të tjerë, Artan Lame ndodhet në momente shumë të rënda të jetës së tij. Sot paradite ka dalë lajmi që ai iku nga kjo jetë, në fakt ai ndodhet në koma cerebrale.

Ka hyrë në një operacion të rëndë në zemër, pas një problem disajavorë. Operacioni nuk ka arritur ta zgjojë më, pra ai është në koma cerebrale, por është ende në jetë. Mjekët thonë që mundësia që ai të jetojë është thuajse…, pra është e vështirë. Por gjithsesi ai është ende në jetë dhe unë kam një porosi nga familja e tij që ta bëjë këtë anonçim për të thënë që të mos bëhet fakt i kryer diçka që nuk ka ndodhur ende”, tha Fevziu.

Edhe avokati Genc Gjokutaj ka thënë me anë të rrjeteve sociale se lajmi i rremë i vdekjes se Artan Lames është një nga gjestet më antihumane dhe antietike të mediave të cilat e kanë shpërndarë sot gjithë ditë. Ndër të tjera ai i uron Lames rikuperim të shpejtë dhe të plotë.

"Lajmi i rremë i vdekjes se z. Artan Lame është nje nga gjestet më antihumane dhe antietike i mediave te cilat e kanë shpërndarë sot gjithe ditën! Pavarësisht se koma cerebrale e konfirmuar eshte nje gjendje shume e rëndë ajo kurrsesi nuk mund te barazohet me vdekjen! Vdekja si akt mund te konfirmohet vetem nga stafi mjekesor pergjegjes per pacientin qe ka ne ndjekje dhe kujdes!

Ky eshte nje akt i dënueshëm, i papërgjegjshëm, joprofesional dhe nje fyerje per vete z. Lame, familjarët dhe opinionin publik! Media e vertete do te thotë raport i drejte me te verteten! Zotit Artan Lame i urojme rekuperimin e shpejte dhe te plote shendetesor me ndihmen e mjekeve dhe Zotit", shkruan Gjokutaj.

Çfarë është koma cerebrale?

Koma cerebrale është një gjendje e rëndë e pavetëdijes, në të cilën personi nuk reagon ndaj stimujve të jashtëm si zëri, prekja apo dhimbja, dhe nuk është i aftë të zgjohet. Kjo gjendje ndodh si pasojë e një dëmtimi të rëndë të trurit, që ndikon në pjesët e tij përgjegjëse për vetëdijen, si korteksi cerebral ose trungu i trurit.

Shkaqet më të zakonshme të komës cerebrale përfshijnë:

• Goditjet në tru (hemorragji ose ishemi)
• Traumë e rëndë në kokë
• Tumore në tru
• Infeksione të trurit (si meningjiti ose encefaliti)
• Helmime (nga droga, alkooli, ose substanca toksike)
• Nivel i ulët ose i lartë i sheqerit në gjak
• Mungesë oksigjeni (p.sh. pas arresti kardiak)

• Pacienti ka sytë mbyllur dhe nuk përgjigjet ndaj urdhrave verbalë ose stimujve fizikë.
• Reflekset bazë të trurit mund të jenë të pranishme ose jo, në varësi të thellësisë së komës.
• Mund të zgjasë nga disa ditë në javë, ose në raste të rënda për një kohë më të gjatë.

artan lame

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë