Korçë, studentët vijojnë bojkotin e auditorëve, në mbështetje edhe pedagogë
Studentët e Universitetit “Fan S. Noli” në Korçë kanë bojkotuar edhe ditën e sotme auditorët, në vijim t...
Studentët e Universitetit “Fan S. Noli” në Korçë kanë bojkotuar edhe ditën e sotme auditorët, në vijim t...
Pedagogët janë ndaluar na forca policie për t’ju bashkuar protestës së studentëve para Kuvendit të republikës s&...
Gjykata e Posaçme ka vendosur që gjyqi Meta-Kryemadhi të zhvillohet pa avokat nga data 29 tetor. Procesi gjyqësor ndaj Ilir Metës ...
Bashkimi Evropian deklaroi se e ardhmja e Ballkanit Perëndimor është në bllokun evropian, duke iu përgjigjur paralajmërimeve t&eum...
Kongresmenja demokrate amerikane Alexandria Ocasio-Cortez ka reaguar lidhur me protestat në Shqipëri, duke i bërë thirrje qeverisë sh...
Një zë i rëndësishëm në Kongresin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, republikania Alexandria Ocasio Cortez ka rea...
Një raport i ri ndërkombëtar mbi shtetin e së drejtës, i publikuar nga World Justice Project (WJP), e rendit Shqipërinë n&e...
Belind Këlliçi në fjalën e tij në Kuvend u shpreh Grupi Parlamentar i PD mbështet protestën dhe dënon dhunën sh...
Kongresmeni amerikan, Ritchie Torres ka reaguar lidhur me revoltat studentore dhe dhunën që policia ka ushtruar ndaj të rinjve, duke k&eu...
Pak orë para protestës së paralajmëruar, Policia ka rrethuar me barriera metalike perimetrin pranë Parlamentit, nga Xhamia e Namazgja...

Pas shtyrjes së seancës së kaluar, deputetët do të mblidhen sot, në orën 10:00, në seancën plenare, në një klimë të tensionuar politike dhe sociale, pas revoltave studentore. Në fokus pritet të jetë situata e krijuar në vend, pasi në pikën e tretë të rendit të ditës është parashikuar një interpelancë urgjente me Ministrin e Punëve të Brendshme, Ervin Demo. Kjo interpelancë është kërkuar nga një grup deputetësh të Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike.
Interpelanca pritet të rikthejë në qendër të debatit parlamentar menaxhimin e protestave, veprimet e Policisë së Shtetit dhe përplasjet e ashpra gjatë ditëve të fundit. Përveç interpelancës me ministrin Demo, në rendin e ditës janë edhe dy interpelanca me Ministrin e Infrastrukturës dhe Energjisë, Enea Karakaçi, të kërkuara nga deputetët Ermal Pacaj dhe Tedi Blushi. Ky i fundit ka kërkuar gjithashtu interpelancë me ministrin e Financave, Petrit Malaj.
Në seancën e sotme do të shqyrtohen edhe disa projektligje, ndërsa në rendin e ditës është përfshirë edhe projektvendimi për ngritjen e Komisionit të Posaçëm Parlamentar për fazën e dytë të Reformës Administrativo-Territoriale. Kryeministri Edi Rama nuk pritet të jetë pjesë e seancës së sotme plenare, pasi ndodhet në Budva, Mal i Zi, për një takim zyrtar. Vëmendja pritet të përqendrohet te debati parlamentar dhe veçanërisht te interpelanca urgjente me ministrin e Brendshëm, në një kohë kur vendi ndodhet nën tensionin politik të krijuar pas protestave.
Rendi i ditës i seancës plenare:
1. Miratimi i procesverbalit të seancës plenare të datës 8.10.2026.
2. Njoftime.
3. Interpelancë urgjente me Ministrin e Punëve të Brendshme, z. Ervin Demo, kërkuar nga një grup deputetësh të Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike.
4. Interpelancë me Ministrin e Infrastrukturës dhe Energjisë, z. Enea Karakaçi, kërkuar nga deputeti Ermal Pacaj.
5. Interpelancë me Ministrin e Infrastrukturës dhe Energjisë, z. Enea Karakaçi, kërkuar nga deputeti Tedi Blushi.
6. Interpelancë me Ministrin e Financave, z. Petrit Malaj, kërkuar nga deputeti Tedi Blushi.
7. Projektligji "Për ratifikimin e konventës së Këshillit të Evropës për Mbrojtjen e Profesionit të Avokatit,
bërë në Luksemburg, më 13 maj 2025".
8. Projektligji “Për ratifikimin e marrëveshjes, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë
dhe qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, për ngritjen e pikave të përbashkëta të kalimit
kufitar ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe kryerjen
veprimtarive të përbashkëta të kontrollit kufitar".
9. Projektligji “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 55/2020, “Për shërbimet e pagesave»»
10. Projektligji "Për parandalimin e pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit".
e
11. Projektligji “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e
tjera të lidhura me to", të ndryshuar".
12. Projektligji "Për treguesit gjeografikë për produktet artizanale dhe industriale".
13. Projektvendim "Për ngritjen e Komisionit të Posaçëm Parlamentar për fazën e dytë të Reformës Administrativo-Territoriale në Republikën e Shqipërisë".
14. Diskutime për çështje jashtë rendit të ditës.
III. Ngarkohen shërbimet e Kuvendit për publikimin e rendit të ditës të seancës plenare, njoftimin e
anëtarëve të Kuvendit me anë të mjeteve të komunikimit elektronik, si dhe përgatitjen e dokumentacionit parlamentar që do të shqyrtohet.
Zanafilla e protestës studentore, e cila është shoqëruar me revolta të ashpra nuk ishte një shpërthim i rastësishëm. Ajo erdhi si rezultat i një pakënaqësie të akumuluar prej kohësh nga të rinjtë, që kanë protestuar prej kohësh, por zëri tyre me protesta paqësore nuk u dëgjua. Diskutimet për tarifat e studimit, cilësinë e mësimdhënies dhe kushtet nëpër konvikte kanë qenë prej kohësh në qendër të ankesave, por siç duket qeveria nuk mendonte se kjo do shpërthente në një lëvizje masive dhe këmbëngulëse. Dita e parë e protestës nisi me modesti, në dukje si një grumbullim i zakonshëm.
Një grup i vogël studentësh, të lodhur nga premtimet e pambajtura dhe nga "mbyllja e veshëve" nga institucionet, u mblodhën te Ministria e Arsimit. Me thirrje dhe pankarta të improvizuara, ata shprehën indinjatën e tyre. Por ajo që filloi si një zë i vetmuar, shumë shpejt gjeti jehonë. Lajmi u përhap shpejt në rrjetet sociale, duke frymëzuar qindra të tjerë të bashkoheshin. Brenda disa orësh, numri i protestuesve u rrit ndjeshëm, duke bllokuar qarkullimin në rrugën kryesore dhe duke "shpërthyer" në protesta me revolta të mëdha. Të revoltuar, studentët nisën t'i vinin flakën institucioneve shtetërore dhe bankave. Ndërkohë, që tubimet vijojnë ato nuk e kanë ndaluar në asnjë moment thirrjen "Rama jepe dorëheqjen".
Protestuesit kanë njoftuar se do të mblidhen sot në orën 9:00 para Parlamentit. Tubimit të studentëve u janë bashkuar edhe ...
Një pyetje e një studenti për besimin te qeveria e çoi Edi Ramën te Saimir Tahiri. Kryeministri, në një videomesazh t&eum...
Aktorja Rita Ndoci i është drejtuar kryeministrit Edi Rama me një letër të hapur ku i kërkon të largohet nga pushteti, d...
Ish-deputetja e Partisë Demokratike, Rudina Hajdari, ka komentuar protestat e studentëve kundër qeverisë, duke ngritur pyetjen nëse Shq...
Që prej 13 tetorit, Tirana, kryeqyteti i Shqipërisë, është bërë skenë e trazirave në rrugë, të cilat ka...
Erisa Xhixho, ka denoncuar publikisht një rast të rëndë të dhunës policore ndaj një 15-vjeçari, i cili sipas saj ë...
Studentja, Hana Spahiu ka folur lidhur me protestën studentore dhe kërkesën e kryeministrit Edi Rama për dialog. Duke e cilësuar ftes&e...
Pedagogia Elsa Skënderi, e ftuar në emisionin Prime News24 deklaroi se kryeministri Edi Rama sot në fjalimin e tij ishte krejtësisht në...
Juxhina Sotiri, përfaqësuese e Forumit të Dialogut Politik, ka kritikuar funksionimin e strukturës “Prania Besnike”, duke e cil&...
Analisti Poli Hoxha, duke folur në emisionin Prime tha se protesta është gjithëpopullore. Hoxha u shpreh se studentët po marrin &ldquo...