
TIRANË- Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj ka dhënë shpjegime për dëshminë që ka dhënë në Prokurorinë e Posaçme ditën e sotme për 5 orë. Në fjalën e tij, Veliaj thirrjen nga prokurorët për tu marrë në pyetje e ka quajtur si viztë dhe bashkëpunim me SPAK.
Veliaj mes tensioneve në mbledhjen e Këshillit Bashkiak ka deklaruar se në SPAK është kallëzuar me letër anonime nga një person që nuk ekziston. Veliaj shumë shkurt tha se është i gatshëm për të bashkëpunuar me drejtësinë dhe se nuk ka asgjë për të fshehur.
"Ju detyrohem një shpjegim për bashkëpunimin me SPAK. Jam denoncuar në mënyrë anonime nga një qytetar që quhet Nesti Angoni, një person që nuk ekziston. Disa njerëz që nuk na mundin dot në zgjedhje janë kthyer në zanatin e letrave anonime. Të gjithë e dimë se cfarë përfaqëson ky emër. Duke qenë se kryetari i bashkisë ka në zotërim regjistrin e gjendjes civile dhe mund të verifikojë se është një kurth i sajuar. Unë hyj te ajo racë politikanësh ku nuk i thotë SPAK Skap kur nuk i intereson. As kam bërë letra anonime, këtu do jemi në maj do ju mundim”, tha Veliaj.
Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, është paraqitur mëngjesin e ditës së sotme në ambientet e Prokurorisë së Posaçme. Ditën e sotme u vu re se Veliaj ishte i shoqëruar nga drejtori juridik i bashkisë së Tiranës, Alban Dokushi, i cili nuk është as avokati i tij.
Mëngjesin e 6 dhjetorit me urdhër të Gjykatës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, oficerët e policisë gjyqësore ushtruan kontrolle në zyrat e kompanisë së bashkëshortes së kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj, ndërsa më parë i kishin sekuestruar dhe telefonin celular.
Kontrolle u ushtruan dhe në banesën e vëllait të Veliajt. Vetë Prokuroria e Posaçme nuk dha detaje, por u mjaftua të shpjegojë se ka kryer disa "veprime hetimore në kuadër të një procedimi penal". Ndaj Veliajt ka nisur një hetim pasuror, ndërsa po shihet dhe roli i tij në rastin e inceneratorit të Tiranës si dhe në çështjen e kompanisë "5D", që zotërohej nga ish-drejtorë të Bashkisë. Veliaj reagoi në mbrëmje e 6 dhjetorit duke deklaruar se mbështet në çdo hap veprimet e Prokurorisë.
Artikuj te sugjeruar
I.A
POLITIKE
26 Dhjetor19:12
Kryebashkiaku mbi 5 orë në SPAK, VOA: Erion Veliaj shmang gazetarët dhe mbyll gojën për hetimin e pasurisë
TIRANË- Në Shqipëri, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ishte sot në Prokurorinë e Posaçme, e cila ka...
I.A
POLITIKE
26 Dhjetor19:11
Pasi u bë drejtor/ PS i beson një tjetër detyrë Ardi Veliut, bëhet koordinator elektoral në Vlorë
VLORË- Ardi Veliu ka marrë një tjetër detyrë nga Partia Socialiste, këtë herë në Vlorë. Pasi ësht&...
r.ll
POLITIKE
26 Dhjetor17:17
Veliaj flet për paraqitjen e sotme në SPAK, tensione në mbledhjen e Këshillit Bashkiak të Tiranës
TIRANË- Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj ka folur në mbledhjen e Këshillit Bashkiak lidhur me paraqitjen e sotme të tij në ...
r.ll
POLITIKE
26 Dhjetor14:27
Pas 5 orësh, kryebashkiaku Erion Veliaj del nga Prokuroria e Posaçme
spak
TIRANË- Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj ka dalë pas 5 orësh nga ambientet e Prokurorisë së Posaçme. Ai nuk...
M.B.
POLITIKE
26 Dhjetor14:08
Drejtuesi politik i Qarkut Tiranë për PD-në, Belind Këlliçi paraqitet në SPAK
TIRANA- Drejtuesi politik i Qarkut Tiranë për PD-në, Belind Këlliçi është paraqitur ditën e sotme. Ai tha se do...
ZH.LL
POLITIKE
26 Dhjetor13:28
Dita e fundit për regjistrim të votuesve jashtë Kosovës, Kurti: Bëhuni pjesë vendimeve të përbashkëta!
Albin Kurti
KOSOVË- Sot është dita e fundit për regjistrimin e votuesve që jetojnë jashtë vendit për të m...
r.ll
POLITIKE
26 Dhjetor13:25
Vendimet e qeverisë, Koçiu: 275 mijë familje dhe individë do të marrin 150 euro shpërblim për fundvit! Ja kush përfiton
albana kociu
TIRANË- Ministrja e Shëndetësisë, Albana Koçiu ka mbajtur sot një deklaratë për mediat, ku ka njoftu...
ZH.LL
POLITIKE
26 Dhjetor12:55
"Qeverisja që zbrazi Shqipërinë nga shqiptarët!" Erisa Xhixho: Qeveria nuk po merr masa për të ulur TVSH, kostoja e jetesës është dyfishuar
Erisa Xhixho
TIRANË- Zv. Presidentja e Partisë së Lirisë, Erisa Xhixho deklaroi se qeveria nuk ka bërë asgjë pë...