POLITIKE

Udhëhoqi protestat kundër Veliajt, Këlliçi: Tani aksioni politik do të çojë Ramën dhe ministrat drejt burgu si kryebashkiaku i Tiranës

Piranjat Përditësimi i fundit 17 Nëntor 2025, 19:08
Udhëhoqi protestat kundër Veliajt, Këlliçi: Tani aksioni

Deputeti Belind Këlliçi tha para protestuese se ky aksion politik do të çojë në përgjegjësi ligjore kryeministrin Edi Rama dhe ministra të kabinetit të tij, duke parashikuar një fat të ngjashëm me atë të kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj.

Këlliçi paralajmëroi se ajo që ai e quajti “media e regjimit” do të tentojë të helmojë opinionin publik mbi organizimin dhe mesazhet e protestës. Megjithatë, ai shprehu bindjen se kjo nismë do t'ia dalë, duke sjellë në vëmendje dy raste të mëparshme.

Belind Këlliçi: Të nderuar qytetarë, mirëmbrëma! Të rinj, të reja, qytetarë, demokratë, qëndrestarë që keni ardhur sot në këtë foltore të parë parlamentaro-qytetare, e cila për një minutë do të duhet të marrë një shpjegim për të gjithë ata që na ndjekin, që janë këtu, por ata që sonte në mbrëmje, duke filluar nga orët e vona të natës, do të helmohen në mënyrë permanente nga mediat e regjimit për organizimin, për pjesëmarrjen, për njerëzit, për mesazhet e shumë e shumë çështje të tjera. Arsyeja pse kjo foltore do t'ia dalë është se kemi dy precedentë.

Mos harroni, foltoren e parë në shtator të vitit 2021, kur Shqipëria kërcënohej të lihej pa opozitë. Ishte një foltore e parë e drejtuar nga doktor Berisha që riktheu shpresën në Partinë Demokratike dhe ia doli të shpëtojë opozitën vetëm brenda tre muajsh. Ishte një foltore që nisi me 1/100 e njerëzve që janë sot prezent këtu dhe përfundoi në Kuvendin Kombëtar të rithemelimit të Partisë Demokratike në stadiumin kombëtar Air Albania, të mbushur si kurrë më parë.

Dhe ia doli t'i rikthejë shpresën qytetarëve dhe të mbajë në këmbë Partinë Demokratike. Ka një precedent të dytë, të dashur miq. Në 14 maj të vitit 2023, u organizuan zgjedhjet më të pabarabarta që janë mbajtur ndonjëherë në Shqipëri, ku kandidatët e Partisë Demokratike garuan pa fonde, pa mbështetje, pa komisionerë, pa gjysmën e numëruesve, pa minutazh mediatik, pa emrin e kryetarit të tyre në fletën e votimit, dhe morën 500.000 vota. Dhe pak muaj më pas nisi seria e denoncimeve të asaj që ishte kthyer Bashkia e Tiranës të 5D-së. I nisën protestat para Bashkisë Tiranë në prill të vitit 2024.

Për 44 javë, në shi, në diell, më pak se 1/10 e atyre që jemi sonte këtu, kemi protestuar, jemi anatemuar, jemi përbaltur, jemi goditur, na kanë quajtur të shitur, nuk kanë lënë gjë pa shpikur dhe janë të njëjtat media që sulmuan PD-në dhe herën e parë në 2021-shin, e sulmuan prapë në 2023-shin dhe protesta jonë ia doli që për 11 muaj Erjon Veliajn, kreun e 5D-së dhe pronarin faktik të inceneratorit të Tiranës, ta përcillte në burgun e Durrësit.

Ndaj kujdo që ka sot një pikëpyetje, kujdo që mendon se kjo foltore nuk do t'ia arrijë qëllimit, i bëj me dije se përfundimi i këtij aksioni politik do të jetë po njëlloj. Belinda Balluku dhe Edi Rama do të shkojnë te miku i tyre Erjon Veliaj. Sepse ne këtë protestë nuk do ta ndalim, sepse në këtë foltore do të dalin të gjitha ato të vërteta të cilat në dy muaj me radhë në parlament na janë mohuar.

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

Me buzëqeshje e revoltë: Gen Z po e dridh pushtetin e Ramës!

Pa numër identifikimi e me shpërblim në xhep: Policët fshihen nga kamera e Piranjave!

Krah për krah për humanizëm: Aktivistët shpëtojnë jetë e mjekojnë uniformat blu!

Studentët kanë të drejtë!

Arroganca e pushtetit përballë krizës: Studentët i thonë "JO" Edi Ramës!

Pedagogët braktisin auditoret e bashkohen me studentët: Ultimatumi për grevë urie!

Trupi i fëmijës është i shenjtë.

Shoqërime masive e presion në shesh: Ish-policët denoncojnë skandalin e uniformave blu!

"Po t'i thyhej këmba fëmijës tuaj?": Piranjat "gozhdojnë" deputetët!

20-vjeçari rrëfen tmerrin që ndodh pas atyre dyerve.

Hiqe atë gur nga dora!

Si parashikoi Rama 13 vite më parë atë që po bën sot?

Gen Z/ Zëri i revoltës që po dridh pushtetin.

Ju lutem kujdes me veprimet, mos e provokoni policinë! ????

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?