POLITIKE

Vangjeli: Kryebashkiaku i Shijakut prish shtëpitë e banorëve për të ndërtuar supermarket, nuk dëmshpërblen të dëmtuarit nga tërmeti i 2019

n.f Përditësimi i fundit 13 Korrik 2024, 11:30

Vangjeli: Kryebashkiaku i Shijakut prish shtëpitë e banorëve

TIRANË- Zëdhënësja e antikorrupsionit në Partinë Demokratike, Genta Vangjeli ka mbajtur ditën e sotme një deklaratë për mediat. Gjatë fjalës së saj Vangjeli është shprehurse në zyrën e PD-së kanë denoncime nga banorë të Shijakut lidhur me shkeljet e kryetarit të kësaj bashkie Elton Arbana.

Sipas saj në Shijak është ndërtuar në tokë bujqësore, me leje ndërtimi në kundërshtim me ligjin për urbanistikën pasi kompetencat për lejet e ndërtimit e komplekseve rezidenciale i ka vetëm KKT. Vangjeli më tej shtoi se në këmbim të kësaj leje ndërtimi Kryetari i Bashkisë së bashku me 2-3 punonjës së bashkisë janë shpërblyer me nga 1 vilë secili.

Ajo gjithashtu gjatë fjalës së saj tha se Bashkia Shijak në kundërshtim me ligjin depoziton mbetjet në zonë kadastrale pyjore, me distancë rreth 100 m pranë lumit Erzen, ndërmjet fshatrave Cizmeli, Shetel dhe Eminas i Vogël, duke kryer krim mjedisor pasi vetë bashkia, këtë zonë, e ka të regjistruar në inventarin e saj si zonë pyjore.

Zëdhënësja e antikorrupsionit më tej u shpreh se banorë të cilët u prekën nga tërmeti 2019 u morën tokën për të ndërtuar një supermarket. Ajo gjithashtu gjatë deklaratës së saj publikoi edhe disa pamje dhe dokumente ku sipas saj faktojnë shkeljet.

Deklarata e zëdhënëses së antikorrupsionit në PD, Genta Vangjeli:

Në adresën e Antikorrupsionit të PD kanë mbërritur denoncime nga banorë të Shijakut lidhur me shkeljet e kryetarit të kësaj bashkie Elton Arbana.  1. Me anë të Vendimit nr.369, datë 03.08.2020 (nr.6095 prot) Elton Arbana në kundërshtim me ligjin ka miratuar leje ndërtimi për kompleksin e parë të vilave me adresë Lagjia Popullore Shijak.

Denoncuesit theksojnë se Kompleksi Rezidencial është ndërtuar në tokë bujqësore, (Kodër Shilore Shijak), me leje ndërtimi në kundërshtim me ligjin për urbanistikën pasi kompetencat për lejet e ndërtimit e komplekseve rezidenciale i ka vetëm KKT dhe se në këmbim të kësaj leje ndërtimi Kryetari i Bashkisë së bashku me 2-3 punonjës së bashkisë janë shpërblyer me nga 1 vilë secili. Ata na vendosën në dispozicion edhe pamjet që shihni pas meje.

2. Hedhje mbeturinash në pyll..

Bashkia Shijak në kundërshtim me ligjin edhe pse zyrtarisht prononcon të kundërtën me fjalë depoziton mbetjet në zonë kadastrale pyjore, me distancë rreth 100 m pranë lumit Erzen, ndërmjet fshatrave Cizmeli, Shetel dhe Eminas i Vogël (Gjepalaj Shijak), duke kryer krim mjedisor pasi vetë bashkia, këtë zonë, e ka të regjistruar në inventarin e saj si zonë pyjore.

Mbetjet groposen nën tokë në shtresa aluvionale, duke ndotur kështu ujin e puseve përreth. Denoncuesit cituan edhe se është falsifikuar procedura gjatë shqyrtimit dhe marrjes së vendimit të këshillit bashkiak për këtë qëllim pasi anëtarëve të tij nuk u është paraqitur gjendja reale dhe janë detyruar specialistët e bujqësisë pranë bahkisë që të japin konkluzione në favor të shkeljes së ligjit, nuk është marrë konfirmim nga prefektura, nuk është kryer studimi i zonës në fjalë dhe as i janë drejtuar strukturave shtetërore të tjera për dhënie mendimi para marrjes së këtij vendimi pasi sikurse shihet qartë nga pamja kjo është një zonë pyjore.

3. U dhanë shtëpi për banorë të cilët u prekën nga tërmeti 2019 dhe në këmbim ju morën tokën për të ndërtuar një supermarket… Kjo foto tregon vendndodhjen e tre shtëpive të prishura me qëllim përvetësimin e terrenit në mënyrë të paligjshme nga Kryetari i Bashkisë dhe dhënia po e kundraligjshme e 3 apartamenteve të ndërtuara pas fatkeqësisë natyrore (tërmeti 2019) në këmbim të terrenit 3 shtetasve me inicialet: D. RR., M. RR., dhe RR. RR.

4. Për një godinë të padëmtuar nga tërmeti janë marrë 8 mil lekë për dëmshpërblim. Bëhet fjalë për godinën ku aktualisht ka vendndodhjen e ushtrimit të aktivitetit OSHEE Shijak prej 12 viteve. Në katin e 2 të të cilës ushtron aktivitetin një biznes bar-restorant. Godina nuk mund të jetë e dëmtuar nga fatkeqësia natyrore tërmeti 2019 pasi gjatë gjithë kohës ka funksionuar ushtrimi i pandërprerë i aktivitetit të OSHEE Shijak.

5. Denoncuesit treguan se para tërmetit 2019 kanë qenë rreth 60 familje të pastreha dhe në përfundim janë kompensuar rreth 180 familje. Familje të ndryshme për të përfituar sa më shumë banesa pas tërmetit kanë kryer divorce fiktive si rasti i familjes me mbiemër me inicialin “F”. Përveç sa më sipër, sipas mediave, Elton Arbana mbahet mend si i përfshirë në përgjimet e BILD lidhur me dosjen 339 në të cilën zyrtarë socialistë i nënshtrohen grupeve kriminale.

pd genta vangjeli shijak

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë