POLITIKE

"Veliaj u referohet gazetarëve si çirakë"/ Xama: Porositi lajme dhe sulme nga burgu, dolën edhe në media kombëtare!

Piranjat Përditësimi i fundit 13 Mars 2025, 21:53

"Veliaj u referohet gazetarëve si çirakë"/ Xama:

TIRANË- Gazetarja Ola Xama, ka folur për procesin ndaj Veliajt dhe përgjimet e tij në paraburgimin e Durrësit.  Xama e ftuar në emisionin "Të Paekspozuarit" në MCN TV, tha se e konsideron një skandal faktin që Veliaj u ka dhënë urdhër mediave, të sulmojnë prokurorët dhe gjyqtarët dhe se urdhrat e tij janë pasqyruar në media madje edhe në ato kombëtare. Xama tha se për herë të parë është e provuar me fakte që Veliaj urdhëron fushata dezinformimi ndaj çdo personi që e konsideron kundërshtar dhe shtoi se përgjimet tregojnë se gazetarët i trajtonte si çirakë të tij. 

Gazetarja foli edhe për kompaninë e vëllait të Erion Veliajt, Arbër Veliaj, që ka patur një rritje të jashtëzakonshme që kur Veliaj ka ardhur në krye të bashkisë, ndërkohë që klienti kryesor i kësaj kompanie është ONE. Gjithashtu gazetarja shturi edhe pyetjen se si ka mundësi që të gjithë familjarët e politikanëve, sa herë hapin kompani janë të suksesshëm?

"Se cilët janë urdhrat konkretisht që ka dhënë Veliaj, do të presim ta lexojmë në vendimin e arsyetuar të gjykatës. Por nga ajo që kemi lexuar në media, fushatat e dezinformimit ndaj prokurorëve dhe gjykatësit, por edhe familjarëve të tyre, kanë qenë të porositura për të intimiduar, mbase edhe shantazhuar njerëzit e drejtësisë.

Ajo që bën përshtypje është që Veliaj, edhe pse ka shkuar për një vendim të gjykatës që ka kundërshtuar si të padrejtë, ka vijuar të shkelë ligjin. Ka përdorur telefonin, që pas kontrollit ia kanë marrë. Ka treguar naivitet që ka vijuar të flasë në telefon. Ka vijuar të besojë se është i paprekshëm dhe askush nuk hyn dot në paraburgim dhe të më marrë telefonin. Është vendosur në përgjim telefoni i vëllait. Fushatat e dezinformimit konfirmojnë me fakte, që Veliaj porosit fushata dezinformimi për këdo që ai konsideron kundërshtar.

Ky zbatim me përpikmëri i të gjithë urdhrave dhe lajmeve të rreme, që porositen nga Veliaj, duke e ditur se po publikon shpifje me qëllim denigrimin e disa figura, tregon nivelin se ku ka rënë media shqiptare. Dikush nga burgu, kryetari i bashkisë, porosit lajme dhe ata i zbatojnë.

Pyetja, pse e bëjnë këto media? A janë media që ndajnë të njëjtin këndvështrim me zotin Veliaj, se besojnë që është politikan i punës? Nuk besoj se është kjo arsye. Po të dimë kontekstin e disa lajmeve dhe se si i referohet disa gazetarëve, janë thjesht çirakë të listës së borderosë së pagesave të Veliajt, nga kompania Gogel e Arbër Veliajt.  Në disa raste ata kanë dalë me figurën e tyre për ti thënë këto gjëra. Këtu janë bërë pjesë mediat kombëtare, janë frekuenca publike.

Një kompani me vlerë 50 mijë euro xhiro, Gogel e Arbën Veliajt, me xhiro modeste si fillim. Në vitin 2014 xhiro rritet, në 230 mijë euro. Për të arritur pastaj në 2023, me 8 milionë euro xhiro. Ka bërë 30 milionë euro xhiro dhe klientët kryesore janë kompania ONE, etj. Në ambjentet e kësaj kompanie SPAK ka ushtruar kontrolle disa javë më parë dhe po shihen se me çfarë çmimi janë paguar.

Një pyetje, si ka mundësi që të gjithë familjarët e politikanëve, sa herë hapin kompani janë të suksesshëm? Po të shohim, edhe kompania e Ajola Xoxës, po ashtu me xhiro të lartë. Klientët të gjithë të bashkisë së Tiranës. Edhe kompania e vjehrrës së Veliajt, me xhiro shumë të madhe.  Gjithë fisi dhe të afërmit e këtij zyrtari bëhen të pasur dhe gjejnë lumturinë në realitetin shqiptar. E ka gabim SPAK këtu?", tha ndër të tjera Xama.

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë