POLITIKE

Vendimi i Gjykatës së Romës për emigrantët e mbërritur në Shqipëri/ Pushteti në Itali: Gjyqësori i politizuar! Opozita: Shuplakë për qeverinë, kërkoni falje!

M.B. Përditësimi i fundit 18 Tetor 2024, 18:54

Vendimi i Gjykatës së Romës për emigrantët e

ITALIA- Gjyqtarët e seksionit të emigracionit në Gjykatën e Romës kanë vendosur sot që 12 emigrantët që mbërritë në Shqipëri pak ditë më parë me anijen Libra duhet të kthehen në Itali. Vendimi përcakton se ata duhet të kthehen të gjithë dhe menjëherë, pavarësisht se kërkesat e tyre për azil janë refuzuar nga komisionet territoriale. Vendimi bazohet në vendimin e Gjykatës së Drejtësisë së BE-së të 4 tetorit të kaluar. Partia në pushtet në Itali “Fratelli d’Italia” ka reaguar pas vendimit me anë të një postimi në platformën 'X' duke sulmuar hapur gjykatën.

“Absurd! Gjykata nuk e lejon ndalimin e emigrantëve në Shqipëri. E majta gjyqësore i vjen në ndihmë të majtës parlamentare. Disa magjistratë të politizuar kanë vendosur që nuk ka vende të sigurta origjine: është e pamundur të ndalohen ata që hyjnë ilegalisht, është i ndaluar riatdhesimi i emigrantëve të paligjshëm. Ata duan të heqin kufijtë e Italisë, ne nuk do ta lejojmë”, shkruhet në postim.

Nga ana tjetër aleatët e Melonit, partia "Lega Nord" deklaron se dekreti që nuk e legjitimon ndalimin e emigrantëve në Shqipëri është veçanërisht i papranueshëm.

“Pikërisht në ditën e seancës së gjyqit Open Arms kundër Matteo Salvinit, dekreti që nuk e legjitimon ndalimin e emigrantëve në Shqipëri është veçanërisht i papranueshëm dhe serioz. Gjyqtarët pro emigrantëve duhet të dalin në zgjedhje, por dijeni se ne nuk do të frikësohemi”, deklaron "Lega Nord".

Po ashtu Presidenti i Senatit italian, Ignazio La Russa, tha se ishte shumë i habitur nga vendimi dhe se habia ia kalon çdo komenti.

“Isha shumë, shumë i habitur. Por nuk dua të komentoj, sepse habia ia kalon çdo komenti”, deklaroi La Russa.

Për vendimin ka reaguar dhe ministri i Jashtëm italian, Antonio Tajani, i cili tha se gjyqësori duhet të zbatojë ligjet, jo t’i modifikojë ato. Ai ka shtuar se marrëveshja mes Italisë dhe Shqipërisë është një model për t’u ndjekur.

“Jam mësuar të respektoj vendimet e gjyqësorit por do të doja që të respektohen edhe vendimet e pushtetit ekzekutiv dhe legjislativ, sepse demokracia bazohet në ndarjen trepalëshe të pushteteve. Gjyqësori duhet të zbatojë ligjet, jo t’i modifikojë ato. Po pengoni ekzekutivin të bëjë punën. Marrëveshja mes Italisë dhe Shqipërisë është një model për t’u ndjekur”, komentoi ministri i Jashtëm Antonio Tajani.

Nga ana tjetër, në kampin tjetër të politikës italiane, "Lëvizja 5 yjet" ka deklaruar se Meloni duhet t’u kërkojë falje italianëve, duke filluar nga ata që e votuan, sepse i gënjeu. Ata shtojnë se Meloni donte t’i bënte italianët të besonin se kishte gjetur një mënyrë për t’i mbajtur larg emigrantët duke i dërguar jashtë shtetit, një mashtrim i organizuar aq keq sa u prish vetëm 48 orë pas zbatimit.

“Giorgia Meloni duhet t’u kërkojë falje italianëve, duke filluar nga ata që e votuan, sepse i gënjeu me një mashtrim. Sepse për këtë bëhet fjalë: një mashtrim qindra milionë euro me të cilin Meloni, pasi kuptoi se ajo duhej të mos arrinte të zbatonte bllokadën e çmendur detare të premtuar në fushatën elektorale, donte t’i bënte italianët të besonin se kishte gjetur një mënyrë për t’i mbajtur larg emigrantët duke i dërguar jashtë shtetit, një mashtrim i organizuar aq keq sa u prish vetëm 48 orë pas zbatimit të tij me urdhër të magjistraturës për të liruar dhe dërguar në Itali 12 emigrantët e parë të transferuar në Shqipëri, duke shpenzuar gati 300 mijë euro vetëm për naftë”, deklaruan deputetët e "Lëvizjes 5 Yjet".

Opozita italiane i ka vijuar deklarata me Nicola Fratoianni të 'Avs' i cili tha se qeveria Meloni duhet të rimbursojnë shtetin nga xhepat e tyre për paratë publike të shpërdoruara ditët e fundit për dëbimin e kotë të 16 personave në Shqipëri. 

“Ministri Piantedosi dhe gjithë qeveria Meloni duhet të rimbursojnë shtetin nga xhepat e tyre për paratë publike të shpërdoruara ditët e fundit për dëbimin e kotë të 16 personave në Shqipëri. Dhe më pas duhet t’u kërkojnë falje publike këtyre njerëzve”, shkruan Nicola Fratoianni i Avs.

Për vendimin ka reaguar dhe Angelo Bonelli, zëdhënës kombëtar për Green Europe dhe anëtar i Avs, i cili tha se vendimi i Gjykatës së Romës për të mos legjitimuar ndalimin e emigrantëve të deportuar në Shqipëri, mohon qartë veprimet e qeverisë Meloni. 

“Vendimi i Gjykatës së Romës për të mos legjitimuar ndalimin e emigrantëve të deportuar në Shqipëri, mohon qartë veprimet e qeverisë Meloni. Është një tjetër demonstrim i paskrupullt e kësaj qeverie, e cila shpenzoi gati një miliardë euro për një operacion të thjeshtë propagandistik, të kundërshtuar nga vetë ligjet italiane dhe evropiane, ndërkohë që ata shpenzojnë fondet për bashkëpunimin, në të cilin u deportuan 16 emigrantë në Shqipëri me një luftanije italiane, 80 anëtarë të ekuipazhit, me një kosto prej 18 mijë eurosh. A është kjo një shpërdorim i turpshëm i parave publike", tha Bonelli.

italia

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë