POLITIKE

Vendimi i Komisionit të Apelimit/ Berisha: SIAC nuk ka shqyrtuar mijëra faqe prova, por ka mbështetur vendimin bazuar në lajme të rreme të kundërshtarëve të mi politikë

I.A Përditësimi i fundit 18 Qershor 2024, 15:27
Vendimi i Komisionit të Apelimit/ Berisha: SIAC nuk ka shqyrtuar
Sali Berisha

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha ka komentuar sërish vendimin e Komisionit të Apelimit në lidhje me 'non gratat' në Britaninë e Madhe. Në një deklaratë për mediat, kryedemokrati Berisha thekson se SIAC nuk ka shqyrtuar mijëra faqe prova që avokatët e tij kanë depozituar.

Por ka theksuar se vendimi i SIAC është mbështetur dhe bazuar në lajme të rreme të mediave të sponsorizuara nga George Soros dhe të kundërshtarëve të tij politikë. Berisha deklaroi se gjatë procesit janë bërë manipulime dhe manovrime të ulëta për të fshehur të vërteta dhe dosje mijëra faqe para Komisionit të Apelimit të Ankesave.

Të dashur qytetarë dhe qytetare, jam sot para jush për të bërë disa sqarime dhe shpjegime, lidhur me vendimin e djeshëm të Komisionit të Posaçëm të Apelimit të Emigracionit të Britanisë së Madhe. Së pari, më lejoni të rikujtoj se qëndrimi im ndaj shpalljes ‘non grata’ ka qenë i bazuar dhe mbetet i bazuar në dy parime kryesore; asnjë lobim për heqjen e këtij vendimi, padi në gjykata për shpifje dhe trillime ndaj meje. Këto parime i zbatova plotësisht në rastin e shpalljes ‘non grata’ nga Departamenti i Shtetit, por nuk i zbatoja dot në rastin e vendimit të Home Office, sepse legjislacioni britanik nuk lejonte që unë të ju drejtohesha gjykatave pa ju drejtuar Komisionit të Posaçëm të Apelimit të Emigracionit të këtij vendi.

Ndaj dhe unë ndoqa rrugën e diktuar nga ligji. Ankimet në këtë Komision, kërkonin që edhe Home Office të rishqyrtonte vendimin e tij. Në këtë kuadër u vendos një bashkëpunim në përputhje me marrëveshjet e arritura midis departamentit të kësaj ministrie dhe avoketëve të mi, në të cilin në mënyrë të vazhdueshme ne paraqitëm mijëra faqe, dokumente që rrëzonin të gjitha shpifjet dhe trillimet e medieve të Xhorxh Sorosit, BIRN, Balkan Insight dhe të Carlo Bollinos, mbi të cilat ishte bazuar dhe marrja e vendimit, shpifjet e Edi Ramës, Erion Veliajt dhe Lulzim Bashës dhe hidhej dritë në të vërtetat e kësaj dosje. Por SIAC zbulon në vendimin e tij, dy elementë shumë të rëndësishëm.

Së pari deklaron se ai, nuk është marrë me vërtetësinë e provave dhe fakteve të paraqitura, por thjeshtë është marrë nëse Sekretarja e Shtetit, ka patur prova të mjaftueshme, ka bërë analizë të drejtë të provave për vendimin që ka marrë. Së dyti, SIAC na informon, se ai nuk ka marrë parasysh mijëra e mijëra faqe, të dorëzuara nga Sali Berisha, sipas tij me vonesë, në Home Office, mbasi këto faqe nuk janë shqyrtuar siç kërkon ligji nga sekretarja e Shtetit, sepse janë dorëzuar me vonesë. Kjo është absolutisht një e pavërtetë që nuk i bën nder asnjë njeriu. Avoketërit e mi, kanë dorëzuar në kohë, në përputhje me marrëveshjen të gjitha dokumentet e kërkuara nga Home Office, por këto dokumente nuk i janë paraqitur sekretares së Shtetit, me dy qëllime.

Së pari, që ajo të mos mësonte të vërtetën. Së dyti, që këto dokumente të mos mund të paraqiteshin në SIAC duke mos i shqyrtuar sekretarja  e Shtetit. Ne përfituam shumë nga ky proces. Ne mësuam së pari se, çfarë manipulimesh dhe manovrimesh të ulëta u bënë për të fshehur të vërteta, dosje mijëra faqe para Komisionit të Apelimit të Ankesave. Së dyti, mësuam se nuk ekziston asnjë provë, fakt, dokument që të faktojë korrupsionin, apo lidhjet me krimit të Sali Berishës. Imagjinoni, dëshmohet për lidhje me krimin ndaj Sali Berishës, duke përdorur goditjen me shkelm të një dere nga Fation Dauti, një qytetar që nuk e kam pranuar kurrë në jetën time dhe që vet e pranoi se, mund të mos jetë i lidhur me Berishën, në një kohë kur në zyrën e Edi Ramës, ulet këmbëkryq përfaqësuesi i kartelit më të rrezikshëm në botë, meksikan, Luftar Hysaj, madje dhe merr licencë për kazino.

Pëllumb Gjoka fiton statutin e investitorit strategjik. Shqipëria thërritet tani botërisht si një narkoshtet. A nuk janë këto akuza një përpjekje e korrupsionit transnacional për të mbrojtur, ndihmuar narkoshtetin shqiptar dhe korruptokratët shqiptarë, për të ndëshkuar Sali Berishën, që më shumë se çdo gjë tjetër në jetën e tij, pas përmbysjes së diktaturës ka bërë luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit. Beteja jonë vazhdon, edhe njëherë, jo për heqjen e përjashtimit, por për shpifjet, trillimet, për mbrojtjen tuaj, nga korrupsioni dhe lidhjet e krimit, të cilido qoftë, të Edi Ramës, qeveritarëve, politikanëve të korruptuar prej tij, ambasadorëve, diplomatëve, zyrtarëve të huaj, të korruptuar po nga Edi Rama.

Vendimi i Britanisë për të ndaluar Berishën nga vendi erdhi një vit pasi ai u shpall non grata nga Shtetet e Bashkuara për korrupsion të dyshuar dhe abuzim me pushtetin. Berisha përballet me akuza në Shqipëri se ka përdorur ndikimin e tij kur ishte kryeministër midis viteve 2005 dhe 2009 për të favorizuar bashkëshortin e vajzës së tij në privatizimin e një toke shtetërore, të cilat ai dhe vajza e tij e mohojnë. Ai u vendos në arrest shtëpiak në dhjetor edhe pse prokurorët nuk kanë ngritur asnjë kallëzim penal.

sali berisha siac sali berisha non grata ne britani

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë