POLITIKE

VIDEO/ Në faqen e Ministrisë së Bujqësisë asnjë informacion, si gënjeu Ministrja Denaj: Mediat nuk hulumtojnë, janë 1 mln kokrra vezë të asgjësuara

M.B. Përditësimi i fundit 1 Prill 2025, 10:40

VIDEO/ Në faqen e Ministrisë së Bujqësisë asnjë

TIRANA- Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Anila Denaj ka komentuar situatën e përhapur në Shqipëri për shkak të gripit të shpendëve dhe salmonelës së gjetur në filetot e pulës së importuar nga Brazili. Mbrëmjen e djeshme gjatë një debati televiziv, Denaj ka deklaruar me përhapjen e gripit të shpendëve në disa ferma janë gati 1 milionë kokrra vezë të asgjësuara.

Sipas Ministres ky informacion që dha për herë të parë ditën e djeshme është bërë publikë nga institucioni që ajo drejton, kur në fakt deri më tani nuk ka asnjë shifer në zyrën e shtypit të Ministrisë së Bujqësisë. Denaj në debat e sipër ka vijuar edhe duke akuzuar mediat për mungesë informacioni, duke theksuar se duhet që të hulumtojnë në faqen e ëeb-it të ministrisë, ndërkohë që deri më tani nuk ka asnjë informacion të plotë.

"Ju shkruani pasi të pyesni institucionet, jo duke hamëndësuar në portale. Ju nuk hapni një herë faqen e webit të ministrisë. Sepse nëse e hapni, apo kërkoni një informim zyrtar për të gjithë këtë, në asnjë rast nuk ka munguar informaiconi dhe kemi qenë ne duke çuar informacion që ka rënë gripi i shpendëve. Gripi i shpendëve ra në një stabiliment, Reas, brenda 24 orëve është ndjekur ekzekutimi. Është sëmundje që nuk mund të evitohet, por ishim aty me të gjithë veterinerët. Ne ndjekim protokollet. Ne nuk mund të evitojmë 77 mijë raste salmonelë në Evropë.

Por si të evidetojmë dhe të reagojmë menjëherë. Ne nuk mund te themi pse ra gripi i shpendëve në Amerikë dhe u rrit çmimi i vezëve, por në Shqipëri nuk ka ndodhur. Janë gati 1 milionë kokrra vezë, 200-300 mijë zogj tek secili stabiliment që kanë mbyllur ciklin e riprodhimit. Ky është informacion zyrtar. Ju mos krijoni informacion për konsum politik publik për të thënë se nuk informojmë, Ne informojmë, flasim për rastin dhe kur protokolli nuk ndiqet, ne kërkojmë ndihmën e institucionit dhe çojmë për ndjekje penale. Këtë bën Ministria. Nëse një institucion varësie nuk e ka ndjekur protokollin, do të ketë të njëjtin ballafaqim me ligjin sikurse një biznes. Ky është rasti dhe duhet të konsumojmë më pak debat politik për sigurinë ushqimore.

Asnjë nuk ka dalë në treg, është bllokuar në të njëjtën ditë dhe analiza është brenda të njëjtës ditë. Gjurmueshmëria është në zinxhir të plotë. Para se të shkruash në portal, hap faqen web dhe kërko informacion. Nëse ne të bllokojmë informacionin atëherë thuaj nuk japin informacion. Është reagim i menjëhershëm. Gripi i shpendëve ka rënë kudo. Ne kemi çuar veterinerët që evidentonin zonën, kanë qenë në 21 ditë aty dhe janë persona që e kanë treguar me punën e tyre përkushtimin. Ku ka patur mungesa janë ballafaquar me ligjin," tha Denaj.

 

Për të riparë nëse në faqen e web-it të ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural ka ndryshuar situata dhe informacioni mund të jetë përditësuar sidomos pas kësaj deklaratë të ministres Denaj se 1 milionë kokrra vezë, 200-300 mijë zogj kanë mbyllur ciklin e riprodhimit, ne kryem një tjetër vëzhgim mbi informacionin zyrtar që afishon institucioni.

Nga vëzhgimi i bërë nga Dosja.al rezulton se Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural ka publikuar dy njoftime rreth situatës së gripit të shpendëve në muajin mars 2025 e që i referohen kryesisht zonave përreth Durrësit teksa informimi për gripin e shpendëve dhe situatën në mbarë vendin është bërë dhe në janar dhe shkrurt. Njoftimet mbajnë datat 3 mars 2025 dhe 9 mars 2025.

Nga ana tjetër duhet theksuar se në katgorinë "informacione për publikun" janë publikuar të paktën 5 të tilla në harkun kohor janar-mars 2025 dhe rezulton se në to bëhet thirrje për masa, parashtrohen protokolle, tregohet se ka disa grupe në terren, por nuk thuhet akund se çfarë saktësisht bënë ato. E mbi të gjitha nuk thuhet se 1 milionë kokrra vezë, 200-300 mijë zogj kanë mbyllur ciklin e riprodhimit.

Informacionet për publikun nga Ministria e  Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural:

VIDEO/ Në faqen e Ministrisë së Bujqësisë asnjë

VIDEO/ Në faqen e Ministrisë së Bujqësisë asnjë

VIDEO/ Në faqen e Ministrisë së Bujqësisë asnjë

VIDEO/ Në faqen e Ministrisë së Bujqësisë asnjë

Por le të shohim dy njoftimet, çfarë ka në përmbajtje secili prej tyre? A deklarohet ndokund se 1 milionë kokrra vezë, 200-300 mijë zogj kanë mbyllur ciklin e riprodhimit?

Në njoftimin e datës 3 mars ministria pohon se situata mbarëbotërore lidhur me praninë dhe përhapjen e sëmundjes virusale të Influencës aviare mbetet shqetësuese, pasi kjo sëmundje ka shkaktuar dëme masive në një numër të lartë shpendësh oborresh, për prodhim, si dhe atyre të egër.

Në njoftim vijohet me një informacion sipas Organizatave Botërore të Shëndetit të Kafshëve, asaj të Njeriut dhe deklarohet se strukturat qëndrore dhe rajonale kanë vendosur fermën në karantinë, ku janë marrë mostra zyrtare dhe janë dërguar brenda ditës, për analizim në Institutin e Sigurisë Ushqimore dhe Veterinarisë.

E në fund flitet vetëm për masa në fomrë këshille dhe për protokolle. Pra askund në njoftimin e parë nuk deklarohet se gati 1 milionë kokrra vezë, 200-300 mijë zogj kanë mbyllur ciklin e riprodhimit.

VIDEO/ Në faqen e Ministrisë së Bujqësisë asnjë

Vijojmë me një vëzhigim mbi njoftimin e dytë të ministrisë të dhënë më datë 9 mars 2025. Në këtë njoftim thuhet se strukturat qëndrore dhe rajonale kanë vendosur fermën në fshatin Kullë, Njësia Administrative Sukth, në karantinë, ku janë marrë mostra zyrtare dhe janë dërguar brenda ditës për analizim në Institutin e Sigurisë Ushqimore dhe Veterinarisë.

Gjithashtu në njoftim shtohet se  në MBZHR është thirrur takimi i Qendrës Kombëtare të Krizës dhe ka hyrë menjëherë në fuqi Urdhri i Ministrit Nr. 240, datë 9.3.2025 “Për marrjen e masave kufizuese për parandalimin dhe kontrollin e sëmundjes së influencës aviare në shpendë, në mjediset e hapura dhe në tregjet e kafshëve të gjalla”. 

Ministria thotë se Shërbimi Veterinerar Rajonal po mbikqyr dhe monitoron nëpërmjet gjurmimit dhe kampionimit edhe ferma të tjera të vogla familjare, prezent në zonën e mbrojtjes dhe të mbikqyrjes, për t’i dërguar ato pa vonesë në Laboratorin e Referencës – ISUV si dhe është njoftuar Instituti i Shëndetit Publik, për të kryer procedurat e nevojshme për kontrollin dhe vlerësimin e riskut.

E në fund Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural udhëzon fermerët dhe shpendërritësit në të gjithë vendin të rrisin vigjilencën. Pra edhe në këtë njoftim nuk u gjet dot informacioni që deklaron ministrja Denaj se janë gati 1 milionë kokrra vezë, 200-300 mijë zogj kanë mbyllur ciklin e riprodhimit.

VIDEO/ Në faqen e Ministrisë së Bujqësisë asnjë

/Dosja.al

anila denaj

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë