POLITIKE

Vijon mosbindja civile, DW: Opozita shqiptare në protestë mbarëkombëtare! Protestuesit djegin goma dhe përplasen me policinë

n.f Përditësimi i fundit 29 Tetor 2024, 22:57
Vijon mosbindja civile, DW: Opozita shqiptare në protestë
Protesta

TIRANË- Opozita në Shqipëri protestoi këtë të martë (29.10) duke e shtrirë në gjashtë akse kryesore të vendit “aktin e revoltës së mosbindjes civile”, e dyta radhazi pas asaj të 7 tetorit. Protestuesit përsëritën kërkesat për formimin e një qeverie teknike deri në zgjedhjet parlamentare të vitit të ardhshëm, si dhe lirimin e liderëve të opozitës në Shqipëri. Protesta u shoqërua me djegie të gomave dhe disa përplasje mes protestuesve dhe policisë.

Opozita vijon "mosbindjen civile”

Deputetët e opozitës shqiptare ndaluan makinat e tyre në mbikalimin e Kamzës, në hyrje të Tiranës, duke njoftuar zyrtarisht nisjen e protestës, prej orës 17:00 të së martës. E njëjta skenë u përsërit edhe në pesë rrethrrotullime të tjera të vendit, në Shkozet, Bradashesh, Rrogozhinë, Levan dhe Milot, duke sjellë bllokimin e qarkullimit rrugor.

Vetëm autoambulancat u lejuan që të kalonin. Me qindra simpatizantë të djathtë iu bashkuan deputetëve në mosbindjen civile të nisur prej 7 tetorit, duke artikuluar për rreth tri orë kërkesën për krijimin e një kabineti teknik, që do ta udhëheqë vendin deri në zgjedhjet e pranverës së ardhshme. Po ashtu ata përsëriten thirrjet për lirimin e lidershipit të opozitës, kryetarin e Partisë Demokrate, Sali Berisha, dhe kryetarin e Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ky i fundit i arrestuar nga SPAK gjatë javës së kaluar.

Protestuesit djegin goma dhe përplasen me policinë

Protesta e opozitës e përqëndruar në akset kryesore të vendit, u shoqërua me diegie të gomave dhe me disa momente tensioni mes mbështetësve të opozitës dhe policisë së shtetit. Kjo e fundit kërkoi disa herë nga protestuesit që të zhbllokonin rrugët për të bërë të mundur kalimin e automjeteve, duke hasur në kundështimin e tyre."Kauza e opozitës është për votën e lirë dhe një Shqipëri demokratike” – u shpreh Sekretari i Përgjithshëm i PD, Flamur Noka.

Më tej ai paralajmëroi se opozita do ta vijojë mosbindjen civile përmes akteve të tjera "deri në rrëzimin e regjimit të Edi Ramës”. Protestës së opozitës iu bashkua në rrethrrotullimin e Kamzës, aty ku u arrestua gjatë javës së kaluar ish-presidenti Ilir Meta, edhe sekretari i përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi. Ai lëshoi akuza ndaj drejtësisë shqiptare, teksa bëri thirrje se kjo lëvizje e opozitës do të përshkallëzohet edhe më tej, në një përballje "dhëmb për dhëmb” me qeverinë.

Protesta e 29 tetorit u njoftua nga kryetari i partisë demokrate, Sali Berisha, gjatë një komunikimi me gazetarët, vetëm pak orë pas arrestimit të ish- presidentit, Ilir Meta, aleatit të tij në opozitë. Berisha e cilësoi arrestimin e Metës si politik, dhe drejtësinë të vendosur nën urdhërat e kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama. Opozita ka paralajmëruar se "mosbindja civile” - siç e cilësojnë ata këtë lëvizje, do të vijojë edhe më tej, por ende nuk kanë përcaktuar një datë të radhës./ DW

protesta e opozites 29 tetor 2024

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë