POLITIKE

Viti i ri akademik/ Vokshi: Kapja politike në institucione, plagjiatura masive dhe dhuna barbare në universitete rrezikojnë të ardhmen akademike të vendit

n.f Përditësimi i fundit 7 Tetor 2024, 14:19
Viti i ri akademik/ Vokshi: Kapja politike në institucione, plagjiatura
Vokshi

TIRANË- Deputetja e PD-së, Albana Vokshi ka mbajtur ditën e sotme një deklaratë para mediave ku ka folur në lidhje vitin e ri akademik. Gjatë fjalës së saj Vokshi tha se ky vit akademik fillon me drejtuesit e rinj të universiteteve që dolën nga zgjedhjet e qershor-korrikut ku treguan se partia e Rilindjes ka kapur dhe nivelin me te larte te shoqërisë, boten akademike dhe profesoratin.

Sipas saj në shumicën e rasteve drejtuesit e sotëm të botës universitare janë paracaktuar të paktën 2-3 vite më parë pa garë dhe me zero konkurrencë, pa transparencë për mediat. Vokshi shtoi se intelekti i gënjeshtërt dhe grykësia drejton sot universitetet e Shqipërisë, rrëmihësit e gropës së thellë thithëse të arsimit shqiptar.

DEKLARATË PËR MEDIA DEPUTETJA E PD, ALBANA VOKSHI:

Të dashur studentë dhe pedagogë: Viti akademik fillon sot dhe Partia Demokratike ju uron vit të mbarë dhe të suksesshëm, e mbi të gjitha kurajë në përballimin e vështirësive dhe sfidave të cilat shtohen ditë pas dite në universitetet tona. Ky vit akademik fillon me drejtuesit e rinj të universiteteve që dolën nga zgjedhjet e qershor-korrikut e na treguan se partia e Rilindjes ka kapur dhe nivelin me te larte te shoqërisë, boten akademike dhe profesoratin. Në shumicën e rasteve drejtuesit e sotëm të botës universitare janë paracaktuar të paktën 2-3 vite më parë pa garë dhe me zero konkurrencë, pa transparencë për mediat (kamerat nuk u lejuan). Mbi 90% e drejtuesve rektore, dekanë e përgjegjës departamentesh) drejtojnë sot institucionet e arsimit të lartë si të preferuarit e partisë.


Rasti i Shkodrës ku kryetari i bashkisë Benet Beci angazhohet në fushatë duke u kërkuar votën pedagogëve nuk është i vetëm. Studentet që kanë marrë pjesë në zgjedhje u shprehën se u janë premtuar nota të mira në këmbim të votimit të kandidatit të panjohur, por të preferuar politik. Në zgjedhjet në universitetin e mjekësisë në Tiranë, tek largohet ish rektori Z. Arben Gjata, bashkëshortja e tij, Margarita Gjata, e paracaktuar, u zgjodh pa garë për dekane, shembull i një dukurie tjetër, nepotizmit që është shtrire dhe ne universitet e tjera. Zgjedhjet e fundit në universitete s’ janë gjë tjetër vetëm se mbërthimi politik i tyre nga pushteti i Ramës.


Aq shumë drejtues pa integritet, me probleme me drejtësinë dhe pronësinë intelektuale ka Universiteti në krye sot, saqë zgjedhjet universitare u cilësuan si zgjedhjet e bandave të hajdutëve të pronës intelektuale me tituj akademikë. Intelekti i gënjeshtërt dhe grykësia drejton sot universitetet e Shqipërisë, rrëmihësit e gropës së thellë thithëse të arsimit shqiptar.
Studentët dhe të gjithë shqiptaret sot duhet të dinë se nuk ishte një garë për rektorë e dekanë, ishte një garë plagjiaturash! Presidenti Begaj, ministrja e arsimit, Ogerta Manastirliu nuk ndërhynë dhe nuk u prononcuan as kur u denoncuan për nivelin e lartë të hajdutërisë dhe hipokrizisë intelektuale me cilësimin “Plagjiatorë të Rilindjes” duke shënuar aktin me regresiv e më të dënueshëm ne drejtimin e institucioneve që quhet shpërdorim detyre.


Po cilët ishin ata që dekretuan rektoret e përfshirë në skandale plagjiature, si rasti i Artan Hoxhës?
Presidenti Bajram Begaj me punë 100% të kopjuar nga materialet e leksioneve të Shoqatës së Mjekësisë Obstetrike të Amerikës së Veriut – siç është denoncuar jo vetëm një herë nga eksperti Muka, pak ka që ka dekretuar rektorët e rinj, duke fundosur së pari nderin dhe prestigjin e universitetit me te madh e me përfaqësues ne vend, duke goditur vlerat mirëfilli akademike e qytetare, dhe demoralizuar përfundimisht studentët e të gjithë ata që ende besojnë në drejtësi, sakrificë, profesionalizëm, ndershmëri dhe përkushtim.


Si mund te “behet” Shqipëria me shtyllën e shembur te arsimit? Pseudointelektualët jo vetëm që kanë penguar zhvillimin e elitave shqiptare dhe avancimin e universiteteve, por vazhdojnë të mbajnë monopol dhënien e gradave dhe titujve për personelin akademik për të mbajtur në hendek vlerat reale intelektuale, prandaj Shqipëria, për turpin e drejtuesve të universiteteve dhe të mbarë sistemit arsimor gjendet e fundit në rajon dhe Evropë për nivelin e arsimit dhe shkencës, e çështë më e rëndë një nga 10 shtetet në nivelin më të lartë në botë për largimin masiv të trurit. Ndërkohë, asnjë nismë e rëndësishme për thithjen e trurit dhe rritjen e cilësisë në universitet! Askujt s’i behet vone!


Zgjedhjet universitare u përmbyllën me një turp të madh: një profesoreshë u godit fizikisht deri ne përgjakje e hematoma nga shefi i saj, por asnjë mase nuk u mor. Jo vetëm shkarkim qe nuk u krye, por dhunuesi vijon te jete shef për te kryer serish te njëjtin veprim ne te njëjtin departament e ky është drejtuesi i departamentit te dhunues. Kjo ndodhi ne zemër te UT në një nga fakultetet me më peshe, fakulteti i ekonomisë. Nje kërcënim i ri, i dhunshëm e i turpshëm, deri me tani i paimagjinueshem u rri mbi koka stafeve pedagogjike universitare.


Lidhur me të dy këto skandale, atë të plagjiaturave dhe atë të dhunës barbare të ushtruar në Universitetin e Tiranës në reagime publike, edhe nga përfaqësues së strukturave drejtuese të Partisë Demokratike dhe nga përfaqësues të shoqërisë civile Universiteti i Tiranës, u cilësua si çerdhe e hajdutërisë dhe delikuentëve që ofendojnë dhe grushtojnë pedagogët dhe akti si dhune shtazarake, i pandodhur më parë nga një epror kundrejt vartëses së tij që shndërron tempullin e dijes ne arene boksi.


Edhe pse nga Partia Demokratike është kërkuar marrja e masave të menjëhershme nga titullari i Universiteti i Tiranës, qe te tilla skandale te mos ndodhin kurrë me, ende nuk ka asnjë reagim institucional, prandaj shume te fuqishme do te jene ne vijim reagimet nga Partia Demokratike për plagjiaturën e Artan Hoxhës dhe Dorina Hoxhës dhe të tjerëve dekanë e rektorë që sot udhëheqin fakultetet e universitetet shqiptare. Është detyre e PD-se për te vepruar lidhur me këto skandale intelektuale me pasoja rrënuese për jetën e vendit. Partia Demokratike ju siguron se do të ndërmarrë nismë konkrete për këtë çështje!

vokshi plagjiatura universitete

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë