POLITIKE

Vizita e Ramës në Athinë, Mitsotakis largohet drejt Ankarasë/ Zbardhen detaje nga takimi

b.z Përditësimi i fundit 9 Maj 2024, 20:35

Vizita e Ramës në Athinë, Mitsotakis largohet drejt

ATHINË - Kryeministri Edi Rama pritet të niset pasditen e së shtunës drejt Greqisë për vizitën që do të mbajë më 12 Maj me emigrantët shqiptarë në Athinë. Vizita e tij shkaktoi reagime të shumta nga palët greke por jo vetëm, teksa është cilësuar si një provokim nisur nga fakti se data e vizitës përkon me arrestimin e kryebashkiakut të zgjedhur të Himarës, Fredi Beleri, i cili është dënuar nga GJKKO me dy vite burg nën akuzën për shit-blerje votash.

Mësohet se Rama do të niset drejt Athinës me charter privat mbrëmjen e së shtunës për tu takuar më pas me emigrantët të dielën në orën 11. Mësohet se takimi do të hapet me një koncert ku do të jenë të ftuar këngëtarë shqiptarë. Sakaq një ditë më parë homologu i Ramës, Mitsotakis e ka cilësuar vizitën e tij si të panevojshme, ndërsa u shpreh se Rama nuk është një i ftuar i qeverisë por gjithsesi ata nuk e ndalojnë dot vizitën e tij. Duket se vizita e Ramës nuk është fort e rëndësishme për homologun e tij, thënë kjo nga fakti se Mitsotakis nuk do të jetë në Athinë në datë 12 Maj.

Sias mediave turke ai do të udhëtojë të dielën drejt Ankarasë ku pritet të zhvillojë një takim me presidentin turk Erdogan, më 13 Maj.

“Presidenti Recep Tayyip Erdoğan konfirmoi të hënën se kryeministri Kyriakos Mitsotakis i Greqisë fqinje do të vizitojë Turqinë më 13 maj. Vizita u njoftua tashmë nga Mitsotakis dhe pason një vizitë në Athinë nga Erdogan në dhjetor. Megjithëse ndajnë një histori dhe trashëgimi kulturore, të dy vendet në anët e kundërta të detit Egje kanë qenë armiqësore ndaj njëri-tjetrit në të kaluarën lidhur me një numër çështjesh, kryesisht ndarjen e ujrave territoriale dhe politikat lidhur me ishullin, çështje që pritet të diskutohet mes Mitsotakis dhe Erdogan”,- thuhet në artikull.

Nuk dihet nëse takimi i Mitsotakis është rastësor në të njëjtën datë me vizitën e Ramës drejt Athinës, por kjo koecidencë nuk ka kaluar pa u komentuar nga palët greke.

mitsotakis edi rama athine takim

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë