POLITIKE

“Vjedhje e hapur 5 mln euro”, Bardhi depoziton informacione të tjera për Ballukun në SPAK (dokumentet)

Piranjat Përditësimi i fundit 2 Shtator 2025, 14:23

“Vjedhje e hapur 5 mln euro”, Bardhi depoziton informacione të

Kryetari i Grupit Parlamentar i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka depozituar informacione shtesë në Prokurorinë e Posaçme (SPAK) për aferat e Belinda Ballukut, teksa shkresën e ka publikuar edhe në rrjetin e tij social.

Sipas Bardhit bëhet fjalë për aferën e parkut fotovoltaik të digës së Zadejës, ku KESH ka lidhur kontratë me vlerë 8.13 milionë euro, ose 97% e fondit limit të tenderit. Sipas Bardhit, është një vjedhje e hapur prej 5 milionë eurosh, dëm i shkaktuar ndaj buxhetit të shtetit, ku përgjegjësit kryesorë janë Belinda Balluku dhe Ergys Verdho.

Nga dokumentet, kuptohet se SPAK i ka konfirmuar Bardhit se kjo çështje është zyrtarisht në hetim, teksa deputeti demokrat kërkon të dijë dhe se në çfarë faze janë hetimet.

Sipas deputetit të PD-së kjo çështje nuk duhet të zvarritet apo të lihet në harresë.

“Lufta kundër korrupsionit qeveritar kërkon vetëm guxim dhe profesionalizëm nga prokurorët e posaçëm. Aferat e shumta të Belinda Ballukut, që janë kryer pa asnjë frikë për ligjin, nuk kanë nevojë për shumë kohë për tu zbuluar/hetuar.

Vetë SPAK ka provuar me veprime konkrete se si çmimet e procedurave të prokurimit fryhen për të vjedhur me dyfishin e kostos. Për këtë arsye, i jam drejtuar zyrtarisht SPAK jo vetëm për ta informuar që e ka lehtësisht të hetueshme aferën e parkut fotovoltaik të digës së Zadejës, por edhe për të na informuar se në çfarë faze janë hetimet mbi këtë çështje.

Vjedhja e hapur e 5 milion eurove nuk mund të zvarritet apo lihet në harresë. Përpara ligjit nuk duhet të ketë persona të paprekshëm.” – shkruan Bardhi.

INFORMACIONI SHTESË I DEPOZITUAR NË SPAK

“Me shkresën e datës 04.11.2024, marrë nga ana juaj në datën 06.11.2024, kemi përcjellë një informacion për fillimin e ndjekjes penale ndaj shtetases Belinda Balluku, me detyrë Zëvëndëskryeministër dhe Ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë. Konkretisht, informacioni i përcjellë kishte të bënte me procedurën e prokurimit publik “Ndërtimi i impiantit fotovoltaik në Digën e Zadejës”, për të cilën në datën 14.08.2023, Korporata Elektroenergjetike Shqiptare (“KESH” sh.a.), ka lidhur kontratën me vlerë 812.702.500 lekë 8.13 milionë euro ose 97% e fondit limit.

Kjo procedurë prokurimi ngrinte dyshime të forta për abuzim dhe paligjshmëri, pasi oferta e kontraktuar nga KESH sh.a., për 1 MËp në Digën e Zadejës është 98.509.000 lekë – 985.000 euro për MËp. Ndërsa, oferta ekonomike nga e njëjta kompani zbatuese dhe ofertuese për një projekt tjetër me kërkesa teknike edhe më të larta, e financuar me fonde jopublike, është 365.000 Euro për MËp ose 620.090 euro më pak se vlera e kontraktuar nga KESH sh.a. Pra, nëse projekti “Ndërtimi i impiantit fotovoltaik në Digën e Zadejës”. me kapacitet 8.25 MËp do të ndërtohej me të njëjtën çmim që e njëjta kompani ka kontraktuar në sektorin privat, ky projekt do të kapte vlerën 8.25 MËp x 365.000 euro = 3.011.250 euro ose 5.115.775 euro më pak se vlera e kontratës së lidhur nga KESH sh.a. Ndërkohë që oferta e dytë tregtare për një instalim me kapacitet 10 MËp i dhënë po nga ajo kompani rezulton me vlerën 375.000 Euro për MËp, që do të thotë se nëse do të aplikohej ky çmim për kontratën me KESH sh.a., atëherë vlera e kontratës do të ishte 3.093.750 euro ose 5.033.275 euro më pak se vlera e kontratës së lidhur nga KESH sh.a.

Kostot e fryra fiktivisht i kanë sjellë një dëm prej 5 (pesë) milionë euro Buxhetit të Shtetit, për të cilin dëm shtetasja Belinda Balluku, me detyrë Ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë, dhe shtetasi Ergys Verdho, me detyrë administrator i KESH sh.a., megjithëse kanë pasur dijeni të plotë për diferencën e madhe të çmimeve ndërmjet sektorit publik dhe privat për shkak se çdo projekt për ndërtimin e kapaciteteve të reja prodhuese paraqitet në MIE, me vetëdije të plotë dhe dashje kanë lejuar ardhjen e një dëmi të rëndë ekonomik në Buxhetin e Shtetit, duke sjellë përfitime të paligjshme për subjektet private që kanë lidhur kontratën me KESH sh.a.

Në fakt, fiktiviteti, paligjshmëria dhe abuzimi në këtë procedurë prokurimi publik provohen edhe nga një procedurë prokurimi që ka realizuar Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar për ndërtimin e një impianti fotovoltaik për nevojat e veta në tarracën e këtij institucioni me fuqi të instaluar 180 kËp, me vlerë fondi limit 80 mijë euro, ose 444.4 euro/kËp (bashkëlidhur njoftimi i kontratës, termat e referencës dhe specifikimet teknike). Ndërsa, në procedurën e prokurimit publik “Ndërtimi i impiantit fotovoltatik në Digën e Zadejës”, 1 kËp është kontraktuar për 985 euro (540.6 euro më shumë se çmimi i prokuruar nga SPAK), çka do të thotë se kapaciteti 180 kËp i ka kushtuar Buxhetit të Shtetit 177.300 euro. Pra, për të njëjtin kapacitet instalimi prej 180 kËp, ndërmjet prokurimit të realizuar nga SPAK dhe prokurimit të realizuar nga MIE ka një diferencë prej 97.300 (më shumë se dyfishi i vlerës). Nëse procedura e prokurimit publik “Ndërtimi i impiantit fotovoltaik në Digën e Zadejës”, do të ishte realizuar nga SPAK, atëherë kostoja totale do të ishte 8250 kËp x 444.4 euro = 3.666.300 euro ose 4.463.700 euro më pak se vlera e kontratës së lidhur nga KESH sh.a.

Kjo diferencë prej rreth 4.5 milionë euro përbën një dëm të qartë që i është shkaktuar Buxhetit të Shtetit nga veprimet dhe mosveprimet në kundërshtim me ligjin të shtetasve Belinda Balluku, me detyrë Ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë, dhe Ergys Verdho, administrator i kompanisë publike KESH sh.a.”

“Vjedhje e hapur 5 mln euro”, Bardhi depoziton informacione të

“Vjedhje e hapur 5 mln euro”, Bardhi depoziton informacione të

“Vjedhje e hapur 5 mln euro”, Bardhi depoziton informacione të

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë