Detaje të reja nga plagosja me armë në Elbasan, objektiv dyshohet se ishin dy të rinj. Autori ende në kërkim
Detaje të reja kanë dalë në dritë nga ngjarja e rëndë e ndodhur mbrëmjen e së dielës në lagjen “V...
Detaje të reja kanë dalë në dritë nga ngjarja e rëndë e ndodhur mbrëmjen e së dielës në lagjen “V...
Lidhja e futbollistit spanjoll Lamine Yamal me influencuesen Ines Garcia vazhdon të jetë në qendër të vëmendjes së mediave ...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të huaj që arrijnë mbi 22 mijë shtetas deri në qershor 2026 nga 18...
Transporti detar, i konsideruar prej dekadash si mënyra më e sigurt dhe më ekonomike për lëvizjen e mallrave në botë, po p&...
Një ngjarje e rëndë është regjistruar mëngjesin e kësaj të marte në qytetin e Korçës, ku një 66-...
Burime mediatike se asnjë nga tre të plagosurit nuk ka qenë objektiv i atentatit mbrëmë në Elbasan, por një person tjet&e...
Brezi i vjetër në Kinë është rritur me kinematografinë shqiptare dhe shprehje si “Vdekje fashizmit, liri popullit!” ...
Festimet e Spanjës për fitimin e Kupës së Botës 2026 në Madrid nuk u shoqëruan vetëm me atmosferë festive, por ed...
Numri i viktimave nga tërmetet e fuqishme që goditën Venezuelën më 24 qershor ka arritur në 5,278, sipas bilancit më të...
Sot vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave ajrore relativisht të qëndrueshme dhe të nxehta. Moti parashikohet kryesish...

TIRANA- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha tha sot në mbledhjen e Kryesisë së PD-së se sot çdo shqiptar e sheh që ka një forcë politike, që të pamundshmet i bën të mundshme dhe kjo, sipas tij është forca që ai drejton. Berisha thotë se me ardhjen e PD-së në pushtet do të ulet në 70 lek çmimi i energjisë. Ai shtoi se sot çdo shqiptar e ka të qartë se, e 100 ditëve të para të PD-së në pushtet, është paketa e përmbysjes së madhe të shpërndarjes së të ardhurave të qytetarëve.
Pjesë nga fjala e Berishës:
E vërteta është që sot çdo shqiptar e sheh që ka një forcë politike, që të pamundshmet i bën të mundshme dhe kjo është Partia Demokratike. Sot çdo shqiptar e ka të qartë se, paketa ta quajmë e 100 ditëve të para, është paketa e përmbysjes së madhe të shpërndarjes së të ardhurave të qytetarëve shqiptarë. Të vendosjes së minimumit jetik 200 euro. Janë 57% e pensionistëve që marrin pension jo të plotë. Janë 100 mijë pensionistë në fshat që marrin 12 euro pension. Janë të gjithë invalidët dhe të tjerët që nuk përballojnë as gjysmën e shpenzimeve të tyre shëndetësore me pensionin. Pensioni mesatar 170 euro, që nuk mjafton as për kafshatën. Të gjithë këta tre muaj e parë të qeverisjes tonë, do të marrin fiks 200 euro. 200 euro do të marrë çdo shqiptarë që nuk merr asgjë deri sot. se ka me dhjetëra mijëra dhe më shumë, qytetare dhe qytetarë që nuk kanë asnjë lloj pensioni. 200 euro.
Pse 200. Është minimumi jetik. Duhet të jetojë, nuk mund ti thuash pse ske punuar, pse ke punuar, do ti japësh të jetojë dhe do të jetojë. Kanë shpërthyer në një mashtrim, në një cinizëm të paimagjinueshëm me qytetarët, tejkalojnë etërit e tyre. Rama dhe Lubia janë në garë me njëri-tjetrin që të përsërisin si papagaj nga mëngjesi deri në darkë, gënjeshtrat e veta. Ulet korenti për herë të parë në histori, ulet thotë Lubia, ulet thotë Rama. Si për herë të parë. Po a ishte korenti 77 lek gjer në vitin 2013. A ishte fashoja e parë 77 lek. A e more dhe e bëre 95 lek. Tallesh me shqiptarët ti. U more nga viti 2014 e gjer tani, ju ke marrë fiks 600 milionë euro nga xhepat e tyre, ua ke nxjerrë. Se vetë tha që, kjo ulje nga 95 në 85 është 30 milionë euro. Atëherë rritja nga 77 në 95 është 60 mln euro. Pra ju morën shqiptarëve 600 milionë euro dhe tani thotë, ulja e parë në histori, këta janë turpi i historisë.
Përveç kësaj, 100 mln euro kanë marrë në 2015 nga buxheti se u tërhoqën nga arbitrazhi dhe i paguan CEZ-it, i ndanë me ata, 100 mln euro. Në 2023 kanë marrë nga buxheti 200 mln euro dhe plus 80 mln garanci kredie dhe i kanë dhënë CEZ-it. Nga paratë e buxhetit, nga paratë e qytetarëve se po i lumturojnë, se po ja ulin për herë të parë në histori energjinë. Nuk ka sharlatan si këta bota, se këta nuk kanë asnjëlloj respekti minimal për njerëzit. Nga taksat e qytetarëve u kanë marrë 900 milionë dhe u rikthejnë për 1 vit, po ju japin 30 mln. Merr fund kjo punë. Modeli ynë, Enti Rregullator i Energjisë do të vendosë, do të rikthejë jo 77, por 70 lek 300 kilovatët e parë. 100 lek, jo 115 fashon e dytë. Kurse bizneset do të zbresin përsëri në 60 lek. Nuk është koha të hyjmë këtu, por vjedhjet e Lubi Ballukut me energjinë, ju them kanë kufi vetëm qiellin. Nuk ka përdorur kush kurrë kaskadën e Drinit në mënyrë më kriminale se ky person.
E cila është një mrekulli, një pasuri shumë e çmuar në kuptimin e asaj që është një rezervë energjetike e cila të jep shumë mundësira për të rregulluar furnizimin, por edhe çmimet dhe të gjitha. Kjo zbrazte kaskadën duke shitur tek ndërmjetësit e saj, me çmim 3 herë më të ulët se sa në bursë, se sa në treg, e faktuar. Ndërmjetësit e saj e blinim në kaskadë energjinë me çmim 3 herë më të ulët, e shisnin pastaj në bursë me çmim 3 herë më të lartë dhe e ndanin, se këta janë të pangopur. Keni parë ju, bursën e kanë formale, i detyruar ndërkobëtarët duke parë një vjedhje të paimagjinueshme i detyruan të hapin bursën. Bursa është kot, një stoli, bursa e energjisë nuk funksionin në tërësi. Dhe tani ju thotë, ju lumturova se ua ula 1 lek kilovatorin. Të gjitha këto, të cilët tani qytetarët e kanë kuptuar se këta janë hajdutë të pamëshirë.
Sali Berisha TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha është shprehur se mazhoranca nuk ka program përveçse mashtrime. Në nj&...
TIRANË- Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi ka reaguar në lidhje me çështjen "Xibraka". P&eu...
TIRANË-Deputeti Enkelejd Alibeaj ka reaguar pas deklaratës së kreut të PD-së Sali Berisha i cili deklaroi se anëtarja ...
Foto ilustruese TIRANË- Ish-deputeti, Ervin Salianji ka reaguar ditën e sotme për mes një letre të gjatë në lidhje me de...
sali berisha TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka reaguar lidhur me paralajmërimin e kryeministrit Edi Rama për padi...
hoxha, shalsi TIRANË- Drejtuesit politikë të Partisë Socialiste janë mbledhur ditën e sotme në selinë roz&eum...
Foto ilustruese TIRANË- Dy ditë më parë kanë nisur e regjistrimet e emigrantëve shqiptarë për zgjedhjet e 11 majit....
foto ilustruese TIRANË- Drejtuesit politikë të Partisë Socialiste janë mbledhur ditën e sotme në selinë rozë. ...
SHKUP- Në Maqedoninë e Veriut, një nga çështjet që vazhdon të shkaktojë debat është ajo e ligjit për ...
Dashnor Sula TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Dashnor Sula, është shprehur se Shqipëria është rasti më unik ...