Studentët i kthejnë përgjigje Ramës: Dialogun shihe në ëndërr!
Studentët i kanë kthyer përgjigje Edi Ramës, i cili vendosi disa karrige përpara Kryeministrisë, me mbishkrimin “Dialog&rdqu...
Studentët i kanë kthyer përgjigje Edi Ramës, i cili vendosi disa karrige përpara Kryeministrisë, me mbishkrimin “Dialog&rdqu...
Rreth 1300 pedagogë janë mbledhur para Universitetit Politeknik të Tiranës, nga ku kanë nisur marshimin drejt bulevardit “D&eum...
Kryetarja e Bashkisë së Lushnjes, Eriselda Sefa e Lushnjes është paraqitur këtë të martë në SPAK.Sefa sapo ka dal...
Studentët i kanë kthyer përgjigje kryeministrit Edi Rama, i cili vendosi disa karrige përpara Kryeministrisë, mbi të cilat vendo...
Gjykata Penale e Tiranës pritet të marrë në shqyrtim gjatë ditës së sotme 28 masa që lidhen me protestën e zhvill...
Ish-zëvendëskryeministres Belinda Balluku iu komunikua sot shtyrja e hetimeve nga ana e SPAK deri më janar të vitit 2027. Siç shihe...
Kryeministria ka vendosur disa karrige në shkallët përpara godinës, ku është vendosur mbishkrimi “Dialog”, në n...
Avokatja Adriana Kalaja ka denoncuar gjatë emisionit 'Kafe shqeto' në Syri tv edhe nja shkelje flagrante të ligjit nga polici që ësht...
Ish-zëvendëskryeministrja Belinda Balluku është paraqitur këtë të martë në ambientet e Prokurorisë s...
I ftuar në emisionin ‘Kafe Shqeto’ në Syri TV, pedagogu Gjok Vuksani ka akuzuar kryeministrin Edi Rama për gjuhën fyese ndaj s...
TIRANA- Në Shqipëri, ish kryetari i zgjedhur i Bashkisë së Himarës Fredi Beleri, u nis sot drejt Strsburgut ku ai do të marrë pjesë në seancën e konstituimit të parlamentit europian, si eurodeputet i partisë Demokracia e Re, të kryeministrit grek Kyriakos Mitsosotakis. Zoti Beleri, është i dënuar me dy vjet burg, me vendim të formës së prerë nga Gjykata e Apelit, për korrupsion në zgjedhje. Udhëtimi i tij u mundësua falë një leje shpërblyese të lëshuar nga Drejtoria e Burgjeve, sipas së cilës ai do të duhet të kthehet brenda datës 20 korrik.
Mëngjesin e sotëm Fredi Beleri la mjediset e burgut të Fierit ku ai po vuan dënimin. Përveç familjarëve, për ta pritur kishin dalë dhe përfaqësuesë të ambasadës greke, ndërsa interesim të lartë kishte dhe nga media greke, për të cilat ai dha disa deklarata të shkurtra.
Për gazetarët shqiptarë, zgjodhi të fliste në aeroport, ku ai u shoqërua nga një makinë e ambasadës grekë. “Falenderoj Drejtorinë e Burgjeve. Ishte një vendim në kuadër të ligjit dhe logjikës. Natyrshëm lind pyetja, pse një gjë kaq e thjeshtë, nuk u bë për të marrë mandatin e Kryetarit të bashkisë”, u shpreh ai.
Në fakt, bëhet fjalë për dy statuse të ndryshme. Kur ai kërkoi të bënte betimin si kryetar i Bashkisë, ishte një i paraburgosur, duke gëzuar të drejta shumë më të kufizuara se tani, që është një i dënuar. Në atë kohë, kërkesa e tij u hodh poshtë nga gjykatat, ndërsa me statusin aktual, kompetenca për t’i dhënë leje ose jo, është e vetë Drejtorisë së Burgjeve. Siç ndodhi javën e shkuar dhe kur ai u lejua të merrte pjesë në mbledhjen e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.
Beleri u arrestua dy ditë përpara zgjedhjeve të 14 majit të vitit të shkuar, nën dyshimet se kishte ofruar para në këmbim të votës në favor të kandidaturës së tij. Ai ka hedhur poshtë akuzat e ngritura. Edhe sot përsërit se drejtësia sipas tij ka vepruar me dy standarte: "Do e ankimoj në të gjitha hallkat e drejtësisë shqiptare. Po nuk gjeta të drejtën, edhe në Strasburg”
Nga Tirana ai udhëtoi drejt Athinës, prej nga do të niset për në mbledhjen e parë të parlamentit europian. Në kryeytetin grek, ai u prit në pallatin qeveritar nga kryeministri Kyriakos Mitsotakis. Rasti i tij u përdor në fushatën për zgjedhjet parlamentare në Greqi, vitin e shkuar, ndërsa në qershor të këtij viti, ai fitoi një vend në parlamentin europian, si pjesë e listës së zotit Mitsotakis.
Arrestimi i tij, ka çuar në një çarje të fortë në marrëdhëniet mes dy vendeve, me Greqinë që bllokoi avancimin e Shqipërisë në bisedimet për anëtarësim. Në takimin e sotëm, sipas asaj që i referohen mediat greke, tonet duket të kenë qenë tejet të zbutura. Kryeministri grek citohet të ketë thënë se shpresonte që shumë shpejt Beleri “të dalë një herë e mirë nga burgu, e që ky kapitull i dhimbshëm të mbyllet për të gjithë ne, që të ecim përpara, të shohim përpara” duke shtuar se Greqia dëshiron “një Shqipëri e cila të afrohet më shumë me Evropën, por pa dështuar t'i përmbahet angazhimeve të saj evropiane”.
Me dënimin e tij nga Apeli, zoti Beleri humbi mandatin për drejtimin e HImarës. Ditën që komisioneri zgjedhor shpalli vendimin, ndonëse zoti Beleri ka të drejtën e ankimimit, qeveria nxitoi t’i kërkojë presidentit Bajram Begaj, të shpallte zgjedhjet e reja, të cilat do të duhet të mbahen më 4 gusht. Zoti Beleri ka kërkuar në Gjykatën Administrative pezullimin e dekretit të Kreut të Shtetit./ VOA
Naureda Llagami TIRANA- Kryetarja e Këshillit të Lartë Gjyqësor, Naureda Llagami ka raportuar sot në Kuvend lidhur me ecurinë...
Artur Metani TIRANA- Kreu i ILD-së, Artur Metani ka raportuar sot në Kuvend lidhur me ecurinë e punës së institucionit që...
Altin Dumani TIRANA- Kreu i SPAK, Altin Dumani, i është përgjigjur sot në seancë plenare në Kuvend pyetjeve të depu...
Altin Dumani TIRANA- Kreu i SPAK, Altin Dumani, i është përgjigjur sot në seancë plenare në Kuvend pyetjeve të depu...
Altin Dumani TIRANA- Kreu i SPAK, Altin Dumani, i është përgjigjur sot në seancë plenare në Kuvend pyetjeve të depu...
Altin Dumani dhe Flutura Açka TIRANA- Kreu i SPAK, Altin Dumani, i është përgjigjur sot në seancë plenare në Kuve...
Foto ilustruese BRUKSEL- Këshilli i Bashkimit Europian ka miratuar 13 mln euro ndihmë për Forcat e Armatosura të Shqipëris&eu...
Altin Dumani TIRANA- Kreu i SPAK, Altin Dumani, i është përgjigjur sot në seancë plenare në Kuvend pyetjeve të depu...
Edi Paloka TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Edi Paloka i ka drejtuar 4 pyetje kryesore rreth çështjes së incenerator...
Kuvendi TIRANË- Deputetja demokrate Elda Hoti është përplasur gjatë seancës së sotme me kryesuesen e seancës p...