POLITIKE

VOA: Abuzimet me fondet për bujqësinë në Shqipëri, zhbllokimi i IPARD III pa një afat

M.B. Përditësimi i fundit 18 Korrik 2024, 22:14

VOA: Abuzimet me fondet për bujqësinë në Shqipëri,

TIRANA- Në Shqipëri, çlirimi i fondeve evropiane të programit IPARD III në mbështetje të bujqësisë shqiptare, duket se do të duhet të kërkojë një kohë të gjatë. Autoritetet ende nuk thonë dot se kur ato do të mund të rihapen, pasi u lanë në pritje, në momentin që zyra evropiane kundër mashtrimit, Olaf, gjeti keqpërdorime serioze me fondet e programit te mëparshëm IPARD II.

Gjatë një interpelance në parlament, të kërkuar nga deputeti në opozitë, Agron Shehaj, ministrja e Bujqësisë Anila Denaj, deklaroi të enjten, se një plan veprimi i hartuar nga pala shqiptare, është ende në proces aprovimi në strukturat e BE-së. Plani i veprimit, sipas ministres, iu kërkua autoriteteve shqiptare, pasi në dhjetor të vitit të shkuar ato i kthyen përgjigje Komisionit europian, mbi raportin e Olaf-it, që i ishte dorëzuar qeverisë shqiptare në tetor të po atij viti. Procesi parashikon që materiali i dërguar në Bruksel nga autoritetet shqiptare, të vlerësohet dhe më pas palët të hyjnë në një proces ”negocimi”, në përfundim të të cilit përcaktohet dhe shuma që shteti shqiptar do të mund të duhet t’ia rikthejë Brukselit.

Nuk dihet cila ka qenë përgjigja e palës shqiptare ndaj pretendimeve të Olaf-it, i cili në raportin për vitin 2023 bënte të ditur se i kishte rekomanduar Komisionit Evropian "të konsiderojë si të papërshtatshme, një pjesë të financimit të Thirrjes së Parë dhe të Dytë për aplikime të programit IPARD II, për një vlerë prej 33 milionë eurosh".

Ministrja Denaj tha sot se raporti i përmbledhur dorëzuar qeverisë shqiptare “evidenton raste parregullsie me një vlerë totale shumëfish më të ulët se vlera që theksohet në raport dhe terminologjia nuk është e njëjtë me atë që përdoret. Kjo pasi strukturat audituese të Olaf-it, aplikojnë disa kritere sikundër është ekstrapolimi dhe vlerësimi i përgjithshëm i gjetjeve”.

Zonja Denaj njoftoi dhe angazhimin e “një auditi të jashtëm për të kryer një auditim të plotë, duke siguruar pavarësinë nga strukturat dhe autoritetet ekzistuese, bazuar në standardet e pranuara ndërkombëtare. Vetëm në përfundim të auditit dhe gjenerimit të këtij raporti nga ky audit i jashtëm ne do të flasim për shifra. Tani çdo gjë është e parakohshme dhe politike”.

Po ashtu në raportin vjetor, Olaf-i, rekomandoi më tej që “BE-ja të parandalojë 112 milionë euro të financimit të ardhshëm (IPARD III) për Shqipërinë nga shpenzimet e panevojshme, derisa të vendosen masa korrigjuese për të mbrojtur interesat financiare të BE-së nga çdo aktivitet i paligjshëm”. Në nëntor të vitit të kaluar, Delegacioni i Bashkimit europian në Tiranë, i tha Zërit të Amerikës se “Komisioni Evropian ka vënë në pritje miratimin për të gjitha masat IPARD III”.

Gjatë interpelancës së sotme në parlament ministrja Denaj, e trajtoi çështjen e programit IPARD III, sikur të ishte në procedurë e sipër, dhe jo të ishte lënë pezull, derisa Shqipëria të japë prova serioze se mund të marrë sërish përsipër, trajtimin e fondeve evropiane. Autoritetet shqiptare, përpara ndërhyrjes së Komisionit, bazuar në hetimet e OLAF-it, kishin kaluar të gjitha hallkat kryesore të procesit dhe prisnin vetëm riakreditimin e madje shpreheshin të sigurta se drita jeshile për fondet e IPARD III do të jepej që janarin e vitit 2023. “IPARD III, ka 9 masa nga 4 masa. Eshtë një proces i cili kërkon institucione më të forta dhe kërkon plotësimin e më shumë dokumentacioneve dhe institucioneve të forta. Jemi duke bërë pikërisht këtë, nëpërmjet strukturave dhe përpjekjes për të ndryshuar edhe aspekte të kontrollit parandalues”, deklaroi sot anga ana e saj zonja Denaj.

Në raportin për vitin 2023, OLAF-i, thotë se zbuloi “disa parregullsi serioze gjatë fazës së dhënies së granteve dhe zbatimit të disa projekteve”. Këto parregullsi përfshinin faktin se “aplikantëve u kërkohej t'i paguajnë një pjesë të konsiderueshme të grantit të tyre një kompanie konsulence lokale. Kontrata që jepen pa konkurrencë, ose përmes një konkursi të manipuluar (me oferta false që dorëzohen), dhe çmime të fryra dhe shkelje të rregullave kontraktuale”.

Por ndërsa për kompaninë e konsulencës, Olaf-i lë të kuptohet qartë se aplikantët ishin të detyruar t’i drejtoheshin asaj, ministrja Denaj u shpreh se “është në proces evidentimi të plotë “roli i konsulentit”, i cili më duhet të theksoj këtu, se marrëdhënia mes Konsulentit dhe Aplikuesit/Përfituesit është një marrëdhënie e lirë mes palëve”. Megjithatë ajo shtoi se “është e rëndësishme që konsulenti i përzgjedhur nga përfituesi dhe është evidentuar për sjellje joetike, në kundërshtim me ligjin, të jetë një informacion publik dhe në dije të plotë për këdo, kur bën zgjedhjen e tij”.

Ministrja e Bujqësisë deklaroi se ndërkohë “janë marrë veprime të shpejta korrigjuese për projekte që janë pjesë e raportit të OLAF-it, për rekuperimin e fondeve” me të cilat është abuzuar, apo se dhe “është miratuar struktura e re organizative për Agjencinë përgjegjëse”. Ajo bëri të ditur dhe se “aty ku ka patur nevojë për masa administrative është ndërhyrë”, por pa shpjeguar se deri ku kanë shkuar këto ndërhyrje. Çështja megjithatë është tani në duart e Prokurorisë së Posaçme e cila ka nisur një hetim./ VOA

anila denaj

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë