POLITIKE

VOA: Gjykata Kushtetuese konfirmon një nga masat e sigurisë ndaj Berishës dhe shfuqizon ndalimin e daljes nga vendi

M.B. Përditësimi i fundit 21 Nëntor 2024, 22:48

VOA: Gjykata Kushtetuese konfirmon një nga masat e sigurisë ndaj

TIRANA- Gjykata Kushtetuese konfirmoi si proporcionale masën e sigurisë “detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore” ndaj ish kryeministrit Sali Berisha, i akuzuar nga SPAK-u për korrupsion pasiv në çështjen e kompleksit Partizani, ndërsa shfuqizoi si joproporcionale vendimet gjyqësore në pjesën që kanë caktuar ndaj tij masën “ndalim i daljes jashtë shtetit”.

Gjykata theksoi se kjo masë e dytë sigurie cënon parimin e proporcionalitetit, përderisa qëllimet e saj përmbushen nga masa tjetër e dhënë ndaj kërkuesit “detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore”.  Berisha kishte kërkuar shfuqizimin si të papajtueshme me Kushtetutën të dyja masat nga vendimet e Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, vendimet e Gjykatës së Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar si dhe nga vendimi i Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë.

Këtë vendim Gjykata e mori sot pas një mbledhje afro shtatë orë mbi kërkesën e zotit Berisha, sipas të cilit, “prokuroria duhej të kishte marrë autorizim nga Kuvendi përpara se të kërkonte nga gjykatat caktimin e këtyre masave të sigurimit personal”.

Por Gjykata Kushtetuese vendosi se nuk nevojitet kërkimi i autorizimit të Kuvendit nga prokuroria, sepse saj, masa detyrim paraqitje në policinë gjyqësore “nuk kufizon liritë e tij personale”, ndërsa për masën ndalim i daljes jashtë vendit theksoi se “kërkuesi në cilësinë e deputetit nuk gëzon mbrojtje të veçantë në këtë aspekt”.

Gjykata shpalli si të pabazuar edhe pretendimin e zotit Berisha për procesin e rregullt në drejtim të mbrojtjes efektive, teksa vlerësoi se ish kryeministrit i është dhënë mundësia e mbrojtjes në përputhje me garancitë proceduriale të parashikuara nga ligji.

Kryetarja e Gjykatës, Holta Zaçaj pohoi në një konferencë me gazetarët se vendimi i sotëm ka të bëjë vetëm me dy masat e para të sigurisë, ndërsa kërkesa tjetër e zotit Berisha mbi masën e arrestit shtëpiak, e cila ka mbërritur para pak ditësh, do të jetë pjesë e një procesi tjetër gjyqësor.

Ish kryeministri Sali Berisha bëri të ditur se do t’i drejtohej Gjykatës së Strasburgut për të Ddrejtat e Njeriut, duke e cilësuar vendimin e Gjykatës Kushtetuese “si të turpshëm dhe shkallën më të ulët të gjykimit dhe përgjegjësisë”.

Prokuroria e Posaçme mori tetorin e kaluar masat e detyrimit për paraqitje dhe ndalim të udhëtimeve jashtë vendit ndaj ish kryeministrit Sali Berisha në kuadër të hetimeve ndaj procedurave për privatizimin e ish Kompleksit sportiv Partizani. Ai nuk e zbatoi masën e paraqitjes në policinë gjyqësore një herë në dy javë, ndaj SPAK-u vendosi për “arrest shtëpie” ndaj tij, për mosbindje ndaj urdhërit të Gjykatës.

Një muaj më parë Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar mbylli hetimet dhe çoi në Gjykatën e Posaçme çështjen ndaj ish kryeministrit Sali Berisha, dhëndrit të tij Jamarbër Malltezi, duke i akuzuar për korrupsion në bashkëpunim në procesin e privatizimit të kompleksit sportiv Partizani./ VOA

sali berisha

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë