Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagoset kamarieri i një lokali, policia blindon zonën
Një konflikt mes disa adoleshentëve ka përfunduar me një të plagosur dhe dy të tjerë të lënduar në lagjen &ldq...
Një konflikt mes disa adoleshentëve ka përfunduar me një të plagosur dhe dy të tjerë të lënduar në lagjen &ldq...
Konflikti mes Shteteve të Bashkuara dhe Iranit po hyn në një fazë edhe më të rrezikshme, ndërsa Teherani ka kërcë...
Një aksident rrugor me pasoja është regjistruar mesditën e sotme, rreth orës 14:05, në afërsi të qytetit të Grams...
Lideri i PD-së, Sali Berisha akuzoi sot kryeministrin Edi Rama se po vepron në mënyrë të njëanshme për reformën territ...
Raportimi i institucioneve të pavarura ka sjellë në Kuvend debate mes kreut te Kuvendit Niko Peleshi dhe kreut të Grupit Parlamentar t&eum...
Eurodeputeti i grupit të Partisë Popullore Europiane (EPP), Tomáš Zdechovský, ka lëshuar akuza dhe paralajmërime të...
Përfaqësuesit e opozitës në Komisionin e Jashtëm kanë mbajtur një qëndrim të fortë kundër deklaratave t&e...
Teksa pritet që të nisë në orën 12:00 seanca plenare e Kuvendit, qytetarët janë mbledhur jashtë godinës, ndërs...
Një kryetare bashkie në Japoni ka hyrë në histori duke u bërë zyrtarja e parë vendore në detyrë në vend q&eu...
Në ditën e nisjes së gjyqit të themelit për dosjen “Partizani”, ish-kryeministri Sali Berisha ka mohuar akuzat e ngritura...
TIRANË- Në Shqipëri po hidhen aktualisht disa hapa konkrete për rigjallërimin e industrisë ushtarake. Disa komisione të Kuvendit shqyrtuan dhe miratuan sot krijimin e shoqërisë shtetërore për prodhimin dhe tregtimin e armëve, municioneve, pajisjeve dhe teknologjive ushtarake. Nisma më e re ligjore synon të afrojë Shqipërinë me standartet e NATO-s në prodhimin e armatimeve dhe t’i japë fund teknologjive të prapambetura, që trashëgoi nga regjimi komunist. Por deputetët e opozitës kërkuan më shumë transparencë mbi bazën ligjore dhe planet e biznesit të kësaj nisme të re.
Komisionet e Kuvendit për ekonominë dhe financat, për çështjet ligjore dhe për sigurinë kombëtare shqyrtuan dhe miratuan sot projektligjin e përgatitur nga ministria e Mbrojtjes mbi krijimin e shoqërisë shtetërore për prodhimin dhe tregtimin e armëve, municioneve, pajisjeve dhe teknologjive ushtarake.
Nisma cilësohet si hapi i parë për rijetësimin e industrisë ushtarake të Shqipërisë pas shumë vitesh tranzicion, kur i duhej të ndahej nga armatimet dhe teknologjitë e vjetra të para viteve 90.
Zyrtarët e mbrojtjes pohuan para deputetëve se me themelimin e shoqërisë shtetërore nis ngritja e një strukture të përshtatshme për të vepruar në një treg konkurrues.
Sipas tyre, shoqëria do të ketë të gjithë mekanizmat juridikë dhe financiarë, që të jetë aktive në treg, të tërheqë partnerë seriozë dhe të zhvillohë industrinë ushtarake në përputhje me synimet strategjike të vendit.
Zëvendës ministri Dorian Tola tha në komisionin e ekonomisë se miratimi i këtij projekt-ligji sërben si akt themelimi i kësaj shoqërie shtetërore, përbën një ndër hapat e parë dhe më thelbësorë për rijetësimin e industrisë ushtarake në Shqipëri.
“Mbi të gjitha ne në këtë treg ofrojmë cilësitë tona, jemi vend anëtar i NATO-s, jemi një vendet kryesore të Korridorit 8, jemi të sigurtë, prodhojmë afër BE-së, prodhojmë me standartet e NATO-s, vendosja gjeografike, si dhe kemi traditën tonë “Made in Albania”, tha zoti Tola.
Projekti krijon shoqërinë shtetëtore për projektimin, prodhimin, riparimin, demilitarizimin, tregtimin e ligjshëm brenda dhe jashtë vendit të gjithë llojeve të armëve ose pjesëve të tyre, përfshirë edhe armë ushtarake, municione, teknologji dhe pajisje ushtarake, si dhe çdo aktivitet tjetër në këtë fushë, në funksion të sigurisë kombëtare si dhe rritjes së kapaciteteve ushtarake të forcave tona të armatosura.
Ajo është një shoqëri aksionare, ku aksionar i vetëm është shteti dhe përfaqësues është ministria e mbrojtjes. Deputetët e opozitës pohuan se Shqipëria si vend anëtar i NATO-s duhet të jetë edhe përfituese edhe kontribuese në gjirin e Aleancës.
Por deputetja e Partisë Demokratike të opozitës Jorida Tabaku, kundërshtoi futjen e ligjit në program me procedurë të përshejtuar, kur meriton një diskutim të gjerë.
Ajo vërejti se projekti kishte disa paqartësi ligjore, ekonomike në lidhje me pronat e ushtrisë, që shoqëria do të marrë, veprimtarinë konkrete të saj në prodhim si shoqëri shtetërore dhe në raport me kompanitë private, si dhe për planet e saj të biznesit.
“Shoh që ligji nuk na sqaron qartësisht elementë me proceset që lidhen dhe kanë të bëjnë me detyrimet e kësaj kompanie ndaj shtetit dhe bashkërendimin me institucione të tjera. Projektligji fokusohet vetëm tek ngritja e një kompanie, por jo modalitetet e operimit të saj, duke patur parasysh që puna e saj lidhet edhe me sigurinë kombëtare”, thotë zonja Tabaku.
Ndërsa sipas deputetëve të shumicës socialiste, nisma synon të modernizojë industrinë ushtarake të Shqipërisë në përputhje me standartet e NATO-s, duke forcuar rëndësinë e saj strategjike në rajon, rolin e saj për sigurinë ndëkombëtare, si dhe zhvillimin ekonomik të vendit.
Deputetja e Partisë Socialiste, Antoneta Dhima, theksoi se nisma e këtij ligji synon të rritë kapacitetet operacionale të Shqipërisë, nivelin e rezervës në municione dhe armatime, për t’iu përgjigjur ndryshimeve të vazhdueshme të mjedisit të sigurisë.
“Ringritja dhe fuqizimi i industrisë ushtarake është një aktivitet fitimprurës për ekonominë e vendit, pasi do të prodhojë vende pune, si dhe do të rritë të ardhurat në ato vende, ku do të vendoset kjo industri. Kështu ka lindur nevoja dhe domosdoshmëria për rivitalizimin e industrisë ushtarake në vendin tonë përmes krijimit të kësaj shoqërie shtetërore”, tha zonja Dhima.
Projekt-ligji për shoqërinë e re të prodhimit të armëve po shqyrtohet në Kuvend njëkohsisht me Planin Afatgjatë të Zhvillimit të Forcave të Armatosura për 10 vitet e ardhshme 2024-2033, si dhe me Strategjisë Ushtarake të Republikës së Shqipërisë.
Mbi 3 milionë euro janë parashikuar për krijimin e shoqërisë së re, ndërsa mbi 3 milionë të tjera janë për likujdimin e detyrimeve të disa industrive, që kanë pezulluar veprimtarinë, si Uzina e lëndëve plasëse në Mjekës, Uzina mekanike e Gramshit, Kombinati mekanik Poliçan,
Aktualisht ato janë në proces mbyllje, ndërsa pasuritë e tyre i kalojnë shoqërisë së re tregtare. Pas vitit 90 këto industri u përqëndruan në proceset e demilitarizimit dhe shkatërrimit të armëve të vjetra, ndërsa gjendjen e tyre e rënduan më tej teknologjitë e vjetëruara, kostot e larta të prodhimit dhe mungesa e specialistëve./ VOA
Damian Gjiknuri TIRANA- Deputeti socialist, Damian Gjiknuri tha sot në Komisionin e Ligjeve se për shkak të vakumit që kishte ligj...
Foto ilustruese TIRANË- Mazhoranca dhe opozita kanë rënë dakord në lidhje me reformën zgjedhore, ndërsa për he...
Ilir Beqaj VLORA- SPAK ka urdhëruar kontrollin e banesës së ish-ministrit të Shëndetësisë Ilir Beqaj në Vlor&e...
Mediu dhe Lapaj TIRANË- Kreu i Partisë Republikane, Fatmir Mediu ka marrë pjesë ditën e sotme në Komisionin e Ligjeve ku...
Lapaj TIRANË- Kryetari i lëvizjes "Shqipëria bëhet", Adriatik Lapaj ka marrë pjesë ditën e sotme në Komisionin e Li...
Foto ilustruese TIRANA- Mazhoranca dhe opozita janë dakordësuar lidhur me reformën zgjedhore, ndërsa për herë t&eum...
Vlorë TIRANË- Kryeministri Edi Rama ditën e sotme e ka nisur me një postim në rrjetet e tij sociale ku nuk është kursyer...
Foto ilustruese TIRANA- Mazhoranca dhe opozita kanë rënë dakord në parim për një draft të dakordësuar për...
Elisa Spiropali TIRANA- Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali ka njoftuar sot se për të dytin ...
Drejtuesja e SASPAC dhe Ilir Beqaj TIRANA- Drejtuesja aktuale e SASPAC Jona Suli, u pyet nga deputetët në Komisionin për Integrimi...