POLITIKE

Vota e diasporës/ Berisha: Rama po bën gjithçka që ta pengojë, nuk e ka dashur kurrë. Janë në një kaos të vërtetë

I.A Përditësimi i fundit 5 Dhjetor 2024, 15:19

Vota e diasporës/ Berisha: Rama po bën gjithçka që ta

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, zhvilloi një takim me drejtuesit politik të PD në qarqeve të PD dhe diasporë, ku fokusi kryesor i diskutimit ishte organizimi dhe lehtësimi i procesit të votimit për shqiptarët jashtë vendit. Berisha përgëzoi drejtuesit për angazhimin dhe punën e tyre për të siguruar një pjesëmarrje sa më të gjerë të emigrantëve shqiptarë në zgjedhjet e ardhshme. Kryedemokrati theksoi se mbi 1.5 milionë votues shqiptarë ndodhen jashtë vendit, duke e cilësuar këtë si një dimension thelbësor të procesit zgjedhor.

"E thirra këtë takim me ju, për të ju përgëzuar për punën që keni nisur dhe zhvilluar në mënyrë që të konkretizohet me sa më shumë sukses, vota e shqiptarëve jashtë vendit, si një dimension themelor i këtij procesi elektoral. Po të kemi parasysh faktin se, votues shqiptarë janë më shumë jashtë se sa brenda, atëherë është një mision i vërtetë, angazhimi ynë për të krijuar çdo lloj lehtësimi dhe mundësie, që këta mbi 1 milionë e gjysëm votues që ndodhen jashtë, qytetarë shqiptarë me të drejtë vote që ndodhen jashtë, të mund të shprehin vullnetin e tyre politik, për kandidatët, kandidatet, forcat politike që ata u besojnë.

Në këtë aspekt, roli juaj është shumë më i madh dhe i PD. Ndërkohë dua të ju njoftoj se përfaqësuesit tanë, në të gjitha proceset dhe takimet po bëjnë gjithçka për të garantuar një proces, jo përjashtues siç e do narkoqeveria, por një proces ku shqiptarët kudo që janë, me çdo dokument identiteti si shqiptar, të mund të shprehë vullnetin e tij. Ecuria në rrafshin zyrtar dhe burokratik, nuk është ajo që duhet të ishte, duhej të ishte më e shpejtë, por natyrisht Edi Rama përpiqet, një akt që nuk e ka dashur kurrë, bën gjithçka për ta sabotuar.
Ne qëndrojmë të hapur dhe të vendosur për çdo vendim që mundëson votën masive, pa diskrimimin të qytetarëve tanë shqiptarë, kudo që janë.

Këta, siç mund ta shifni janë në një kaos të vërtetë. Janë në panik të madh se ora e të vërtetës po afron, dhe ora e të vërtetës është dita e zgjedhjeve. Mirëpo vjedhjet e paimagjinueshme që kanë kryer, lidhjet me mijëra e mijëra fije me organizatat më agresive, kriminale, në Shqipëri, Europë dhe botë, e bën PS-në, që i ka ngelur vetëm emrin Socialiste se nuk ka absolutisht asgjë socialiste, pra këtë grup, ta quajmë të Edi Ramës, e bën një nga organizatat shtetërore më të rrezikshme, më kriminale në planet. Nuk kemi të bëjmë me një organizatë kriminale siç është ajo e Partisë Komuniste të Koresë së Veriut, por kemi të bëjmë me një organizatë mafioze që nuk gjindet në asnjë planet tjetër," tha Berisha.

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë