POLITIKE

Vota qesharake në OKB/ Si e turpëroi lideri global, ambasadoren Janina

Piranjat Përditësimi i fundit 26 Shkurt 2025, 22:16
Vota qesharake në OKB/ Si e turpëroi lideri global, ambasadoren Janina
Suela Janina

SHBA - Ka ditë të rralla në jetë, që i bëjnë disa njerëz të ndihen me turp për vendin ku ndodhen dhe për atë që përfaqësojnë. Në një pozicion të tillë është vënë në harkun mes fundjavës së shkuar dhe së hënës, ambasadorja shqiptare në OKB, Suela Janina.

Burime diplomatike pranë saj kanë treguar për Lapsi.al se ajo ka marrë urdhra dhe mesazhe të çakorduar nga shefat e saj në Tiranë. Në pyetje ka qenë një temë e rëndësishme, rezoluta e asamblesë parlamentare e OKB, për përvjetorin e agresionit rus në Ukrainë.

Për herë të parë që pas fillimit të luftës SHBA-të dhe Evropa janë çarë keqas në qëndrimet e tyre. Ndërsa Brukseli vijon ti qëndrojë fajësimit të Rusisë dhe të mbrojë integritetin teritoral të Ukrainës, për Uashingtonin duket se është më i rëndësishëm normalizimi i marëdhënive me Moskën dhe mbyllja sa më shpejt e konfliktit. Mes këtyre dy zjarreve është gjendur diplomacia shqiptare e cila është kapluar nga makthi se kujt ti’a prishë dhe kujt ti’a ndreq.

Të premten ambasadorja shqiptare në New York ka marrë udhëzimin që ajo të bëhet sponsorizuese (pra në grupin e vendeve propozues) e një projekt rezolute me nismëtare Ukrainën dhe të mbështetur nga vendet kryesore të BE-së. Pra Shqipëria do duhej të mbante qëndimin e saj të përhershëm dhe të rreshtohej pro një rezolute që kërkonte përsëritjen pa ekuivok të kërkesave të mëparshme të Asamblesë: tërheqjen e menjëhershme të trupave ruse nga territori ukrainas dhe ndalimin e veprimeve luftarake të Rusisë. Kështu u bë dhe znj. Janina e shkroi emrin e saj mes sponsorizuesve të rezolutës. Deri këtu gjithçka dukej normale. Edi Rama ka qenë një nga mbështetësit e mëdhëj të Ukrainës dhe të Zelenskit. Ai mburrej me mënyrën se si i kishte treguar vendin ambasadorit Rus në Këshillin e Sigurimit. Madje Elisa Spiropali ekzaltohej se në Shqipëri po rritej numri i turistëve edhe prej qëndrimeve anti ruse të liderit global. Ky i fundit e kishte flakur tej kostumin e udhëheqësit të një vendi të vogël dhe kishte përdorur avionin e tij personal për të mbledhur liderët Ballakanikë në një vizitë në Kiev si dhe pati ftuar Zelenskin në takimin e Tiranës. Pra Edi Rama ishte bërë për tre vite shumë më pro ukraninas sesa shumë vendet të fuqishme perendimore.

Por me fitoren e Trump gjërat u përmbysën befasisht dhe tani për SHBA Kievi është fajtor për fillimin e luftës. Në këtë kuadër SHBA-të deklaruan se nuk e votojnë rezolutën e sponsorizuar edhe nga Shqipëria por do të paraqesin në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së një rezolutë të tyren. Kjo i vuri shumë liderë qesharakë republikash bananesh, që mungesën e legjitimitetit në vend reken ta kompensojnë me mbështetje nga jashtë në një pozicion të vështirë. Psh Mickovski i Maqedonisë vendosi të tërhiqej nga sponsorizimi i draftit Ukrainas kur mori vesh se SHBA-të ishin kundër. Aleksandar Vuçiçi, ndonëse e votoi dokumentin e përkrahur nga evropianët deklaroi një ditë më pas se kjo ishte një gabim. Edi Rama shkoi edhe më larg në karagjozllëk. Ai urdhëroi që shqipëria të sponsorizonte të dyja rezolutat edhe atë Të mbështetur nga BE edhe atë të mbështetur nga Amerika që ishin krejtësisht të kundërta. Pra për ta konkretizuar, është nësoj sikur një deputet apo një forcë politike të propozojë në parlament edhe një ligj pr abordit edhe një kundër tij. Ambasadorja Janina mori urdhër të bëjë një gjë të padëgjuar në koridoret e OKB-së: të bëhet gazi i botës mes kolegëve të saj dhe të bëjë një gjë të padëgjuar në koridoret e pallatit të xhamtë: ta rendisë emrin e Shqipërisë si sponsorizuese të të dy rezolutave.

Por historia qesharake nuk përfundon këtu. Të hënën në mëngjes, ditën e tre vjetorit të agresionit rus një rezolutë e parë e përgatitur nga Ukraina dhe aleatët e saj evropianë u miratua në Asamble me 93 vota pro, 18 kundër dhe 65 abstenime, nga 193 shtete anëtare. Këtë herë mungonte vota Pro e SHBA për tekstin që ambasadori rus e quajti si “një letër pa vlerë”. 

Uashingtoni vendosi të hidhte për votim një draft të vetin. Duke sfiduar Kievin dhe aleatët e tij evropianë, Shtetet e Bashkuara, nga ana e tyre, paraqitën në Asamble një rezolutë konkurruese që kërkonte përfundimin e shpejtë të konfliktit pa pasur asnjë referencë brenda saj për integritetin territorial të Ukrainës.

Teksti shumë i shkurtër që kërkonte “që të përfundohet konflikti në afatin më të shpejtë dhe apelonte për një paqe të qëndrueshme” nuk u dërgua për votim ashtu siç ishte. Ai u modifikua ndjeshëm me disa amendamente nga disa shtete evropiane që e kritikuan qartë Rusinë për këtë konflikt, duke deklaruar angazhimin për integritetin territorial të Ukrainës dhe kërkuar një “paqe të drejtë”. Kur e pa se ishte pakicë dhe se propozimi i saj i modifikuar nga evropianët, SHBA nuk e votoi rezolutën që propozoi vetë. në mënyrë qesharake edhe Shqipëria i shkoi nga pas duke votuar kundër një drafti që kishte pranuar ta sponsorizonte vetë. Ambasadorja Suela Janina u bë gazi i homologëve të saj duke zbatuar porositë e ardhura nga kryeministria në Tiranë.

Ajo jo vetëm ishte bërë qesharake duke thyer rekordin dhe duke mbështetur dy dokument propozime të ndryshme, atë evropian dhe atë amerikan, por nga dëshira për ti kënaqur të tërë, kur SHBA votoi kundër edhe ajo votoi kundër draftit që kishte sponsorizuar vetë. 

Në fakt siç pohuan burime nga New Yorku për Lapsi.al, znj. Janina ishte e ndërgjegjshme për pozicionin e vështirë që duhet të mbante, por ajo qe e bindur se kjo lajthitje kishte të bënte me amullinë që ka kapluar kryeministrin shqiptar pas ndryshimit të pushtetit në Uashington. Edi Rama nuk është më në gjendje të vendosë nëse është ende fitimprurëse të jesh pro Zelenskit duke dëshmuar se gjithë teatri i deri tanishëm ka qenë një farsë e rëndomtë.

Duke u nisur nga qëndrimi absurd i Shqipërisë ish ministri i jashtëm i socialistëve Ditmir Bushati komentoi në një mesazh anglisht në “X”. Shqipëria vendosi një precedent të keq gjatë votimit për Ukrainën sot duke bashkë-sponsorizuar në të njëjtën kohë dy rezoluta të ndryshme në përmbajtje dhe qëllim. Që nga agresioni i Rusisë ndaj Ukrainës, pozita jonë ka qenë e qartë, në mbështetje të Ukrainës dhe parimeve të përfshira në Kartën e OKB-së. Një pozicion i qëndrueshëm në rrethana gjeopolitike komplekse është i rëndësishëm për besueshmërinë në skenën ndërkombëtare. Ndërsa shtetet e vogla si Shqipëria mund të ndjehen nën presion për të balancuar interesa të kundërta, është kyçe të qëndrohet besnik ndaj vlerave tona thelbësore dhe të ndërtohet një reputacion për diplomaci me parime”./Lapsi.al

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë