FOTO-LAJM/ “27 korrik”, vizatohet data e protestës së nesërme në bulevard. Piktura epike, mesazh për...
Teksa ka nisur marshimi protestuesit kanë lënë në bulevard një mesazh ku shkruajnë: 27 korrik dhe kanë pikturuar n&eum...
Teksa ka nisur marshimi protestuesit kanë lënë në bulevard një mesazh ku shkruajnë: 27 korrik dhe kanë pikturuar n&eum...
Banka e Shqipërisë ka intensifikuar ndërhyrjet në tregun valutor në përpjekje për të frenuar zhvlerësimin e euros...
6 janar 2021. Qetësia e një dite dimri në Pukë u thye nga një telefonatë në sallën operative. Një automjet buz&eu...
Kanë dalë pamjet nga momenti kur efektivët e RENEA-s, Policia e Shtetit dhe përfaqësues të Prokurorisë rrethojnë autom...
Real Madrid ka siguruar një tjetër goditje të madhe në merkato. Klubi spanjoll ka arritur marrëveshjen me RB Leipzig për transfe...
Vajza 20-vjeçare e aktorëve Tom Cruise dhe Katie Holmes do të luajë në një dramë ikonike të adaptuar nga William Sha...
Abdul Ballout, 21 vjeçari i cili dyshohet se kreu sulmin terrorist në Berlin, është vrarë këtë të diel, 26 korrik, g...
CNN, përmes rubrikës analitike ‘Fareed’s Global Briefing’, i ka kushtuar vëmendje protestave që po zhvillohen prej rreth...
Një zjarr shpërtheu pasditen e së dielës, 26 korrik në një zonë me bimësi të ulët në jug të Pylaia...
Përfundimi i Kupës së Botës shënoi edhe fundin e karrierës ndërkombëtare për disa nga emrat më të njohu...

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha nga Manza akuzoi Edi Ramën se bleu votat duke përdorur bandat kriminale, pasi në të vërtetë nuk ishte fitues i zgjedhjeve.
“Vota vdiq pa hyrë në kuti. Se në qoftë se i jep ti 130 milionë euro në zona me popullatë më të dendur, ti e blen votën masivisht aty, vetëkuptohet. Diku 10.000, diku 5.000, diku 3.000, diku 20.000 e me radhë e me radhë, i mbushi me kontot me lekë”, deklaroi Berisha
Pjesë nga fjala e Berishës:
"Të dashur miq, zgjedhjet e vitit 2001 përsëri ai vodhi votën. Nuk i fitoi. Nuk i fitoi. Ai në 2021-shin nuk arrestoi liderët e opozitës. Jo. Ai në 2021-shin nuk fali 2 miliardë gjoba dy ditë para dhe kamata dy ditë para votimit. Ai në 2021-shin nuk licencoi mbjelljen 28.000 hektarëve kanabis.
Nuk shpërndau 100 euro për pensionistë. E megjithatë, ai i grabiti zgjedhjet, sepse ai shpërndau, siç jeni ju dëshmitarë, 130 milionë euro në Tiranë, Durrës, Kurbin, Lezhë dhe Kavajë, dëmtime nga tërmeti, por në ligjin dhe rregullat e zgjedhjeve, një akt i tillë përbën blerje masive vote dhe s'mund ta bënte.
Por çfarë ndodhi? Prandaj kthehemi prapë tek, çfarë ndodhi? Ai që na drejtonte ne e thirra i thashë, shiko, bëra një shkrim të pasnesërmen e zgjedhjeve. Vota vdiq pa hyrë në kuti. Se në qoftë se i jep ti 130 milionë euro në zona me popullatë më të dendur, ti e blen votën masivisht aty, vetëkuptohet. Diku 10.000, diku 5.000, diku 3.000, diku 20.000 e me radhë e me radhë, i mbushi me kontot me lekë.
Tani i them, duhet të nisim betejën për mbrojtjen e votës. Dhe ajo ishte jetike për ne. Pse ishte jetike për ne? Beteja të padrejta nuk mund të bësh. Zgjedhjet janë sa kombëtare, aq dhe ndërkombëtare. Në kuptimin që, sa i vlerëson ti, i vlerësojnë dhe ata që vijnë nga mbarë bota në emër të ligjit ndërkombëtar, marrëveshjeve që ka firmosur Shqipëria për t'i vëzhguar ato.
Ish-kryetari, në vend se të merrej me grabitjen e votës që bëri kryeministri, u mor me mua, u mor me partinë. sepse ishte në marrëveshje me të. Ishte në marrëveshje me të. Harroi
çfarë bëri qeveria.
Pastaj filloi, s'dua të ndalem këtu, periudha kalvari në të cilën kaloi Partia Demokratike. Por Partia Demokratike me datën 11 maj nuk humbiste kurrë zgjedhjet. Kurrë! Në qoftë se Edi Rama s'do të, s'do të jepte dy, nuk do falte 2 miliardë euro gjoba dhe kamata dy ditë para zgjedhjeve. Nuk do organizonte 4533 veprimtari kombëtare dhe ndërkombëtare për të ndikuar tek zgjedhësit në kundërshtim me ligjin, të cilat kanë patur kosto qindra e qindra miliona. Vetëm ditën e zgjedhjeve, ‘Giro d'Italia’, ditën e zgjedhjeve, 7 milionë euro, organizatë private.
Partia Demokratike do fitonte zgjedhjet, në qoftë se Edi Rama nuk do shpërndante 100 euro për 760.000 votues. Në qoftë se Edi Rama s'do mobilizonte rrogëtarët e shtetit që janë shërbëtorët tuaj, nuk do mobilizonte për të grabitur votat tuaja, për të kërcënuar ju.
Partia Demokratike do fitonte zgjedhjet, në qoftë se bandat ndër më të rrezikshmet në Europë, ndër më të fuqishmet në Europë, kartelët e drogës, Troplinët, Suel Çela, Bajrët dhe me radhë nuk do nxirrnin hanxharët e krimit kundër zgjedhësve dhe të diktonin atyre votën.
Nuk do të përdornin paratë e krimit për të blerë votë.
Por miq, 21-shi s'mund të përsëritej më. Jo. Ai bëri këto dhe ne qëndruam me vendosmëri absolute. Ai bëri gjithçka të ndryshonte raportin e vëzhguesve ndërkombëtarë, raport i cili në një farë mënyre është gjykimi, është ligji ndërkombëtar për zgjedhjet e atij vendi ku zhvillohet. Dështoi, i kërcënoi ata, përdori të gjitha format, telefonata me kryeministra, me ministra e të tjera e të tjera me radhë, por ne gjithashtu bëmë gjithçka dhe ne s'kishim asgjë tjetër në dorë përveç fakteve të vërtetave që sillnit ju për zgjedhjet. Ato ne i paraqitëm kudo.
Ato ne i paraqitëm kudo dhe zgjedhjet u damkosën me të gjitha këto që unë ju thashë më parë. Kjo kishte një rëndësi të jashtëzakonshme për ne."
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha gjatë Foltores në Manëz deklaroi se opozita është mbështetësja e sovranit...
Nga takimi i radhës i “Foltores” në Manëz, në prani të liderit historik Sali Berisha, Deputetja e PD për qarkun e Du...
Gjatë një takim të mbajtur në Manëz të qarkut Durrës në prani të liderit historik Sali Berisha, kreu lokal i &nbs...
Zv.kryeministrja, njëherësh ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku është shfaqur në publik dhe ka postu...
Gazetari Arlis Alikaj ka treguar përvojën e tij të vështirë dhe diskriminuese gjatë një udhëtimi ajror të anuluar...
Skandalet që kanë tronditur qeverinë shqiptare vitet e fundit, nga ai i Saimir Tahirit te Belinda Balluku e së fundmi Ergys Agasi, nuk jan...
Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, ka reaguar sot ndaj propozimit të fundit të qeverisë për të ashtuquajturin shqyr...
Mes kodrave të gjelbëruara të Mulletit, rreth 13 kilometra larg qendrës së Tiranës, “Equos Resort” reklamon shë...
Pesë anëtarë të Partisë Demokratike të Këshillit të Mandateve iu drejtuan me shkresë kryetarit të Kuve...
Në dosjen e Ergys Agasit, e bërë publike së fundmi janë zbardhur të plota mënyrat e funksionimit të një "regjimi kr...